Njëri prej rrëmbyesve të Parisit është takuar në vitin 2009 me presidentin e atëhershëm të Francës, Nicolas Sarkozy.
32 vjeçari me prejardhje afrikane, ishte portretizuar në një gazetë në vitin 2009, ku që atëherë ishte hedhur dritë mbi personalitetin, me sa duket të errët të tij.
Në artikujt e asaj kohe shkruhej se ai ishte rritur në një lagje geto të quajtur Grigny, ndërsa kishte punuar në 2009-n si punëtor I një fabrike të pijeve freskuese.
Amedy Coulibaly ishte takuar me presidentin e atëhershëm francez, Nikolas Sarkozi, së bashku me nëntë punëtorë të tjerë të rinj të fabrikës.
“Mezi po pres”, u kishte thënë Coulibaly gazetarëve para takimit me Sarkozin.
Ai kishte dashur të pyeste presidentin nëse do të mund t’i ofronte ndonjë punë në mënyrë që të fitonte më shumë. Siç kishte shkruar gazetari, Coulibaly kishte nëntë vëllezër dhe motra, raporton Telegrafi.

Po sa shtohen rrjepacaket !
Ju shtoheni si puna e minjve dhe pastaj kerkoni nga Sarkozi rritje rroge. hhaha