“Kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli”/ Meta tregon arsyen pse kërkon 2 marsin

Ornela

Presidenti Ilir Meta mëngjesin e sotëm ka vijuar me radhitjen e arsyeve që sipas tij shqiptarët duhet të ngrihen në protestë në datë 2 mars kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Statusi i plotë

Kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli

Përse Presidenti i drejtohet popullit?

Sepse sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar. Të gjithë ne të tjerët, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, jemi vetëm ushtrues të përkohshëm të këtij sovraniteti dhe asgjë më shumë.

Sa shkresa zyrtare i ka drejtuar Presidenti i Republikës, Kuvendit dhe Kryetarit të tij, ku i ka kërkuar bashkëpunim për të parandaluar situatën e rëndë që po krijohej për shkak të bllokimeve të qëllimshme të funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe zbrazjes së Gjykatës Kushtetuese? Nuk numërohen.

Po përgjigje nga Kuvendi? Zero në mënyrë zyrtare. Po publikisht? E kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët: Jemi më mirë pa Gjykatë Kushtetuese. Pse? Se bëjmë çfarë të duam e s’na kontrollon njeri.

Sa shkresa zyrtare i ka dërguar Presidenti, Kuvendit vetëm këtë vit për tejkalimin e situatës së rëndë në Gjykatën Kushtetuese? Nuk numërohen. Të gjitha me etikë dhe frymë pozitive për bashkëpunim në respekt vetëm të Kushtetutës dhe ligjit për Gjykatën Kushtetuese. A mori ndonjë përgjigje bashkëpunuese? Zero.

Sa herë e ka paralajmëruar Presidenti, Kryetarin e KED i cili ka zero kompetencë në Kushtetutë që të respektojë radhën kushtetuese dhe ligjin e Gjykatës Kushtetuese për të evituar përplasjet e mundshme midis institucioneve të Presidentit dhe Kuvendit? Nuk numërohen. Po reagimi i tij? Shkeli me të dyja këmbët edhe vendimin e vetë KED-së, e cila respektoi radhën e vakancave në mënyrë korrekte President, Kuvend, President, Kuvend.

Po ky Dvorani që s’ka asnjë kompetencë tjetër veç të qenit korrier i vendimeve kolegjiale të KED, përse nuk i nisi të katër vendimet njëherazi edhe Presidentit edhe Kuvendit në një ditë siç vendosi KED? Kush i tha këtij t’ia niste Presidentit të dy vakancat njëherazi dhe Kuvendit t’ia çonte me kokën e tij 6 ditë më vonë?

Nëse sipas këtij, radha s’qenka e rëndësishme, edhe pse është detyrim kushtetues, lind pyetja e pafajshme e çdo fëmije: Përse xhaxhi Dvorani nuk ia nisi në fillim dy vakancat Kuvendit e pas 6 ditësh t’ia çonte Presidentit? Se ke degjuar ti xhaxhi Dvorani, xhaxhi Gramozin dhe xhaxhi Ulsiun që thonë çdo ditë që Parlamenti është i pari se jemi Republikë Parlamentare, e jo Presidenciale?

Mjafton çdo fëmijë në këtë vend të lexojë vetëm letrën e fundit zyrtare të Presidentit të Republikës drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të KED, Avokatit të Popullit (për dijeni të gjitha ambasadave të vendeve të BE dhe SHBA) dhe po kështu të lexojë letrat që xhaxhi Gramozi me xhaxhi Dvoranin shkëmbejnë në 8 nëntor që të verë duart në kokë për vendin ku po rritet dhe të ardhmen që e pret ketu.

A nuk ndoqi Presidenti rrugën institucionale duke shkuar vetë në Prokurori përpara 100 ditësh për kallëzimin penal ndaj Dvoranit i cili çdo ditë që rri në atë detyrë përbën një rrezik shtetëror dhe shoqëror? Cili ka qenë reagimi nga “Drejtësia e Re”? Heshtje. Ndërkohë që Prokuroria duhet të niste vetë hetimin prej muajsh edhe ndaj celulës mafioze dhe falsifikatore në krye të Ministrisë së Drejtësisë që kishte botuar në mënyrë të paligjshme një vendim të KED për qëllime mashtrimi të opinionit publik e ndërkombetar me objektiv të vetëm rrëmbimin e shumicës në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Përse duhet shtyrë pafund një hetim kaq i thjeshtë (për shkak të flagrancës skandaloze të shumë veprave penale) që ka të bëjë me vetë Gjykatën Kushtetuese? Sepse mafia thonë nuk e heton veten. Ndaj vendosi të ngutet në panik të miratojë në mënyrë të pabesë ligjin anti-kushtetues “Të betimit buzë Lanës” një ditë para mbërritjes së Komisionit të Venecias duke shkelur çdo kod të sjelljes demokratike e institucionale dhe duke iu lutur përfaqësuesve të Komisionit të Venecias që të mos iu përgjigjen pyetjeve që Kuvendi u kishte drejtuar prej tre muajsh, me argumentin se “ne e votuam mbrëmë atë ligj. Po pse ju duhet me patjetër ky ligji anti-kushtetues këtyre? Që Dvoranin, jo vetëm të mos e ndëshkojë drejtësia për shkeljet e rënda penale që ka bërë, por ta dekorojnë duke e futur përmes këtij ligji anti-kushtetues nga oxhaku në Gjykatën Kushtetuese.

Po kështu edhe atë ngelësen e provimit të Magjistraturës, që Dvorani e nxori të parën në të katër vakancat, si mund ta lenë në baltë, kur ajo për hir të Partisë u betua në Lanë. Dhe kuptohet që kur Gjykata Kushtetuese të mbushet me këta, mos kini asnjë dyshim se Etilda do mbajë një fjalim plot “Etikë” e madje do i dalin dhe lot gëzimi nga kontributi i saj për realizimin e kryeperlës së Ramaformës.

Ndaj të dashur qytetarë, zgjohuni dhe ngrihuni se këtu institucionet kanë rënë përtokë. Ngrihuni për të rivendosur sovranitetin tuaj të nëpërkëmbur përmes rivendosjes së rendit kushtetues, demokratik dhe llogaridhënës.

Mirësevini në Manifestimin historik dhe shembullor të 2 marsit. Koha që sovrani të rimarre sovranitetin në duart e tij! E gjithë bota demokratike ta shohe se jemi komb shqiponjash që s’mund të përdhosemi nga një bandë sorrash. #PërKushtetutën #PërShqipërinë #PërKombin ??

o.j/dita

Share This Article
9 Comments
  • Keshtu e fillut qysh diten e pare me Qeverrine e re .

    “Qeverria ka rene”

    “Duhen zgjedhje te reja”

    duke lene Fatazine Tintare qe ju klarakterizon ne shekuj ,
    e vazhduar me terma qesharake ,

    Shqiperia ne Diktature (nderkohe qe Ju vet si Opozite jeni ish sherbetoret me te afert

    e besnike te ish Shtetit Komuniste .

    Fakti qe BE -ja dhe Aleati jone i Madhe SHBA-te

    mbeshtetsi Qeverrine Shqiptare dhe e pranon ate ,

    ne gjiri e saj , e fton ne BE ne Kosunlta si partner

    te besuar ,nderkohe qe kur ishte Opozita ne pushtet,

    nuk i jepte as doren ti takonte .(kujtojme ktu si rrinte shejtai krimieli i shpelles berisha ,mbas bythes se Topit me doren gati ,me shpresen e veshtrimin si Putane skuq flak ne surrate ,nga Presideti Obama )

    Pra mundet te flisni dite e nate e kto Medie te Kurruptuara ,qe nuk perfaqsojn asnji , Interesat e popullit te tyre ,as Shtetit te tyre ,

    por bandave e krimineleve ne Politike dhe kjo po ben qe Shqiperia te mos gjej paqe e qetesi ,normaliitet ,

    per te cilen ka aq shume nevoje ai popull .

    Pra presidenti i vendos ne ate post jashte cdo kriteri ,
    hyr kontraband e Presidence,
    “Politikan” i tipit Mesjetare , nuk njeh Demokraci ,
    as Pushtet , nuk njeh Drejtesi as Ligj e Kushtetute ,

    prandaj dhe i injoron e interpreton gjithcka me Trurin e nji Mesjetari .

    Them Mesjetari sepse kudo ne Boten Politike ,
    saher ka mosmarveshje e perplasje pushtetesh , nji Politikan i vertete ,
    qe ka nji Kulture Politike dhe ndergjegje qytetare ,

    i zgjidh mosmarreveshjet me Bisedime ,duke vene perpara Ligjin e Kushtetuten jo duke thirrur popullin te rrembeje Armet e marri Pushtetin me Dhune .

    Ky eshte Grushti i Shtetit qe ky Maskara President me tru Mesjetari kerkon ne Shqiperfi .

    Frika nga Ligji

    nga te qenit si te gjithe i barabrte perpara Ligjit ,

    tregon se e ka thyer ate duke kerkuar sot ne ate vend idiotesh e maskarrenjesh ,

    te bej tym ,me mendimin se do t’i shpetoje perballjes

    me Ligjin .

    Eshte injoriuese per Gazetarine e ne pergjithsi Medien ,

    qe asnji nuk i ben pyetjen ktij palo Presideti ,

    se ; Perse ky u be kaq agresive kunder Shtetit dhe kerkon rreximin e tij (e papare per nji President )

    sepse i Trembet mos Justifikimit te Pasurise prej Sheiku qe padrejtesishte ka vene

    .

  • a nuk kishe tetë dje o debil??
    tashti na del me “arsyen”??
    hik o dobiç i tufës!!
    ti je pjes e puçit,je një lojtar i saj!!
    i puçit që po i bën shtetit rama!
    puç i filluar që në ’92 shin!!

  • Cfare institucionesh thua ti re Muco?
    Une tyja dua te shoh ne Gjerbes te Skraparit,duke nxjerre gure ne guroret e Tomorrtit.
    Saliun ta shoh me cifteli tek shpella Dragobise,..
    Vetem keshtu jeni te parrezikshem per popullin dhe thesarin e Bankes se shtetit.

  • Ke te drejte zoti President kur organet e Drejtesise i zva-
    rrisin gjerat, JU tani duhet te ishit ne REC me nje krevat
    hekuri dhe nje “uturak” te koka,si dhe t’Ju konfiskohej e
    gjithe pasuria qe i ke plackitur shqiptareve,sebashku me
    bashkekryetarin tjeter te Mafias se Organizuar dhe Krimit
    te organizuar nga skaji ne skaj te Shqiperise.!,Ju dhe Sali-
    serb Vicidoli kerkoni te ngrihen shqiptaret ne “Revolucion”
    dhe pyetja e shqiptareve eshte: Perse te ngrihemi , zote-
    rinj ? Per te mbrojtur pronat tuaja te grabitura ? Perse te
    ngrihemi per te mbrojtur kolltuqet tuaja qe i mbani prej
    3 dekadash dhe nuk shkuleni ,por do te shkuleni me pahir!
    Me e keqa e Shqilerise jane disa sharlatane si ky Lefter
    Maliqi, nje M….t qe perrallis nje ore me shpifje e hedhur
    bajga e skremento ndaj Socialisteve ne pergjithesi me nje
    mllef prej delenxhiu e batakciu te lindur ne gen apo sic
    ndodhi mbreme me nje fare avokatje Denisa Daka, e cila
    duhet te shkoje drejt e ne pranga sepse pa pike turpi dhe
    etike profesionale mbrnte hajduterine,degjenerimin dhe degradimin e prokuroreve dhe gjykatesve.. Te mbrosh haj-
    nat, te mbrosh kriminelet do te thote te udhetosh vete ne
    .te “njejtes anije me kriminelet,hajnat dhe te degjeneruarit.
    Kjo avokate te ngjalkte vetem neveri, prandaj nisur nga de-
    klaratat e ketyre avokateve,noterve,doktirreve,etj. u duhet
    bere VETTING, gjitheperfshires sepse edhe kjo shtrese e
    .shoqerise eshte e kalbur ne korrupsion marramendes.

  • eshte e vertete qe Presidenti i Shqiperise, Borat Meta, do organizoje tubim te dhunshem ne daten 2 Mars me parrullen: “trapa dhe trapushe: mblidhuni qe te gjithe ne shesh qe te shpetoni vilen time dhe te Monikes qe e kemi me te madhe dhe me luksoze se te Edit”?

    • Habib Burgiba ka bere dhe listen e personaliteteve qe do flasin ne mitingun e cmendur te 2 marsit dhe ato jane ;
      1_ Kejdi dhembcakallja , ish deputetja 18 vjecare me arsim te mesem
      2_ Floida surratufo ,drejtese e lristave erotiko naziskine te haremit famekeq te Jales
      3_ Nafije dybeku fallxhorja e leshitlikes
      4_ Nora bythderrja gjithollog’ja
      5_ Klevis krrici i faros komandant i shpellareve te unazes
      6_ Flamur Herman Geringu komandant i naziskineve te Mamurrasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *