Kur shefi është zemërgjerë

Elton Tafaruci

Miliarderi zemërgjerë nga Kina, i cili gjatë vitit të kaluar iu ka paguar punëtorëve pushimin në Cote d’Azur të Francës, këtë vit po i dërgon diku tjetër.

Li Jinyuan ka angazhuar 20 aeroplan, për të transportuar 2,500 punëtorët e tij për në Barcelonë të Spanjës.

Punëtorët e ‘Tiniens Group’ do t’i kenë të gjitha të paguara, ndërsa do të qëndrojnë në 1,650 dhoma të hoteleve luksoze.

Rreth 70 autobus, janë angazhuar që t’i transportojnë ata nëpër vende të ndryshme si Toledo dhe Madrid.

Në këtë formë, Jinyuan po festoon 21-vjetorin e themelimit të kompanisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *