Kur shoh çdo ditë nëpër ekrane….

anazapta

Vargje të nënshkruara

Valter Vlora

 

Kur shoh çdo ditë nëpër ekrane

Si hedhin baltën e përditshme

Edhe zëdhënëset bukurane

Më duken krejt të neveritshme

 

Kur dëgjoj Enon e bashkisë

Që e di veten burrë të ditur

Kuptohet stad’i Shqipërisë

Në ç’ditë të zezë ka arritur

 

Kur dëgjoj Lulin ditë për ditë

Që s’di të thotë një fjalë të mirë

S’i vë në punë më fantazitë

Sepse pisllëku nuk ka brirë

 

Kur dëgjoj gjuhën e Salisë

Që mbi të gjithë bie si drapër

Para tij njësh i mirësisë

Më duket mua si një gjarpër

 

Në ligjërime dëgjoj Nokën

Ashtu pa presje dhe pa pikë

Specie e rrallë në gjithë Tokën

Si një idiot apolitik

 

Kur shoh Erionin pa kapistër

Që mjaltë nga “Rilindja” nxori

Them më kollaj të jesh ministër

Se sa të bëhesh shef sektori

 

Puna ndryshon kur shoh Bujarin

Në KLSH mikun e hershëm

Them ka një shpresë edhe shqiptari

Se gjen tek-tuk ndonjë të ndershëm

 

Po ndryshe është Bujari tjetër,

i dalé si nga farë e gjëmbit,

do kopetenca me patjetër,

që t’i përdori kundra vëndit…

 

Kur shoh ministrin e shëndetit,

them se aty do bëjë një emër,

kur në gjithë botën ujë i detit,

të bëhet si sherbet i ëmbël..

 

Dhe kur dëgjoj palo Artanin,

njëlloj si dje edhe tani,

e modifikoj Albert Aishtajnin,

them-ligësia s’ka kufi!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *