Dërguar me SMS
në numrin e redaksisë
Oh sa turp që po jetojmë epokën e Sali qafirit! Shkatërroi atë që populli me gjak e sakrifica e ndërtoi për 50 vjet. Oh sa turp që po bashkëjetojmë si skllevër të shpellarëve që me filozofinë e shkollës së plepave për të shitur e blerë çdo gjë nën sloganin e shkatërrimit të sistemit socialist dhe zëvendësimin me atë kapitalist, shkatërruan SHPRESËN, se edhe tek ne do kishte shtet ligjor dhe ku ligji sundon mbi të gjithë.
Oh sa turp që një popull i tërë nuk bëzan kur politikanë, gjyqtarë, prokurorë, qeveritarë, e lloj-lloj mostrash të tjera të korruptuara deri në qelizën e fundit, e që ndajnë pushtetin me kriminelët e mafiozët e përdhunojnë, e përçundojnë, e tallin, e vrasin… E prapë ky popull duron. Nuk më mbetet gjë tjetër të them, se hallall e paske të vuash nga këta gjakpirës, kur nuk je i zoti të mbrosh vetveten.
