Kur s’ka mundur Ceka ta zhdukë…

redaktor

Email nga adresa

[email protected]

 

Ka shpesh zëra që dosjet e Sigurimit janë zhdukur por nuk është ashtu për të gjitha rastet. Përshembull, dihet tashmë që Rama kërkon që të heqë pensionistin Neritan Ceka nga posti i Ambasadorit të Shqipërisë në Itali.

Rezistenca e Presidentit Nishani për të mos firmosur ç’emërim-emërimin e Ramës e detyroi këtë të fundit të presë Ligjin e Dosjeve për ta shkarkuar Cekën për shkak të qenies së tij spiun Sigurimi. Fakt ky, që është provuar me një sërë dokumentash si psh. deklarata e bashkëpunimit e Neritan Cekës me Sigurimin me material detyrues (historia e reperteve arkeologjike të varreve të Selcës në Mokër), shënimi si BP (spiun Sigurimi) i Cekës në kartelën e tij në Degën e vizave, kur do dilte jashtë shtetit për në Gjermani, faksimilja e informacionit me shkrim të Neritanit për vizitën në shesh gërmimin në Apolloni të një familje franceze me dy automjete thuajse 50 vjet më parë etj.

Kur Neritani ish-ministër i punëve të brendshme nuk arriti dot të zhdukte cdo gjurmë të dosjes së spiunllëqeve të veta, mos t’u gënjejë mendja spiunëve të tjerë se ata vetë apo ustallarët e tyre ua kanë zhdukur dosjet!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *