Ai që për mediat që e botuan është një “raport sekret i OSBE”, kurse për këtë të fundit është “një përmbledhje e lajmeve të medias për përdorim të brendshëm”, ka edhe një pjesë ku flet për disa prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend.
Konkretisht aty përmenden Artan Dulaku, Edmond Leka, Samir Mane e Rezart Taci.
Dulakun dhe Manen materiali i OSBE i konsideron si persona me lidhje të ngushta me politikën, por nuk u permend trafiqe apo evazion fiskal. Per dy te tjeret, ky material eshte me i ashper.
Për Zamir Manen (Samir), materiali thotë: “I pari miliarder shqiptar. I lidhur fuqishëm me familjen Berisha dhe me Ridvan Boden, ish –ministrin e Financave. Pasurinë e tij e vendosi gjatë kohës së Berishës në pushtet; ai ka rreht 45 milion euro të ardhura neto në vit…”
Për Artan Dulakun shkruhet: “Mik i ngushtë i Kryeministrit Edi Rama dhe prej sponsorëve kryesorë të fushatave elektorale të Partisë Socialiste, aktualisht shqiptari i dytë më i pasur me një pasuri prej rreth 700 milionë eurosh, ortak në kompani të shumta…”
Por për Edmond Lekën (pronar i Union Bank) ky raport i kontestuar i OSBE thotë se “kompanitë e tij dyshohet se kanë shërbyer për të transferuar shuma marramendëse parash, në shumë raste nga burime të paligjshme. Sponsor i fushatave elektorale të PD”
Kurse për Rezart Tacin (pronar i kompanisë “Taci Oil”) shkruhet se “falë lidhjeve të forta politike me Partinë Demokratike dhe me gjasë edhe përmes aferave korruptive, thuhet se shmangu detyrime financiare ndaj shtetit në vlerën e rreth 50 milionë eurove”
Të 4 biznesmenët gjenden në një listë me 10 personat më të pasur në Shqipëri.
Një e tillë qarkullon nëpër medie që prej vitit 2009.
Në 2014 u publikua një listë thuajse identike, me ndryshime të vogla, nga “Fondacioni për Lirinë Ekonomike”, pjesë e Universitetit Europian të Tiranës UET.
Përtej replikave që hapi “raporti i OSBE-së” të përcaktosh qartë cilët janë vërtet personat më të pasur në Shqipëri është një hap i guximshëm, kur mban parasysh nivelin e lartë të informalitetit që ekziston në vendin tonë.
Sepse nga renditjet që kanë bërë mediat nga ku OSBE thotë që është “furnizuar” për raportin përjashtohen raportet me shtetin dhe Bankat, dmth nuk janë marrë parasysh detyrimet që kanë kompanitë ndaj shtetit apo kreditë bankare.
Fjala vjen, nëse një biznesmen/kompani ka një xhiro vjetore prej 10 milionë dollarësh, ndoshta i njëjti biznesmen, në të njëjtin vit, i duhet t’i paguajë bankave vetëm këste kredie 7 milionë dollarë.
Më poshtë dy lista që kanë qarkulluar në media për “personat më të kamur në Shqipëri” / DITA (Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja)
******
Lista që qarkullon që prej vitit 2009
10. Muhamed Muça (Shkollat Kristal, nga kopshtet tek universitetet etj.)
9. Vilma Nushi (Ekskluziviteti i Marlboros dhe cigare të tjera, si edhe Procter & Gamble)
8. Vjollca Hoxha (Top Channel, Lori Cafe, Digitalb etj.)
7. Edmond Leka (Western Union, Union Bank etj.)
6. Vllezërit Armando e Agron Duka (Vezë, kantinë vere dhe vreshta, elektroshtëpiake, telefoni celulare “Plus” etj.)
5. Vasil Naçi (Pepsi, Birra Amstel, distribucion pije, detergjent, cigare etj.)
4. Artan Dulaku (Qendra Tregtare Kristal, ETC, ndërtime, koncesionari Ford, Ranger Rover, rrjeti supermarkatës Conad, Tring Digital, Vizion + etj.)
3. Ramë Geci (Pronari i 15-katësisht, firma ndërtimi Geci, etj.)
2. Bashkim Ulaj (Pronari i 22-katëshit tek TVSH-ja, firma ndërtimi, fibra optike etj.)
1. Zamir Mane (QTU, TEG, NEPTUN, telefoni celulare PLUS, ndërtime etj.)
Lista e publikuar nga Fondacioni i UET ne 2014
1. Samir Mane – Tregti pajisjesh elektronike, ndërtim, konsulencë biznesi
2. Vasil Naçi – Tregti produkte ushqimore, reklama
3. Bashkim Ulaj – Ndërtim, Teknologji
4. Artan Dulaku – Ndërtim, media (Vizion Plus)
5. Vjollca Hoxha – Telefoni e lëvizshme, media (Top Channel, Digitalb)
6. Shefqet Kastrati – Tregtim i hidrokarbureve
7. Grigor Joti – Teknologji
8. Edmond Leka – Shërbime financiare
9. Vilma Nushi – Tregti mallra të ndryshme
10. Ramë Geci – Hoteleri

asnjeri seshete i pasure me pune apo si biznesmene po si tradhtare dhe armik i kombite shqiptare te gjithe jane ngriture ne ket lartesi nga pagesate e sherbimeve te huaja qe kontrollojne shqiperine ne pabesine e tyre dhe grabitjene qe i behete pasurise kombetare shikoni i pari me mbeshtetje ausrtriake i dyti me mbeshtejtje greke i teti bene pjese legeni nga laci ne familjene berisha e keshtu me radhe hajdute dhe vjedheese te pasurise kombetare
Eshte me keq akoma. Ne Shqiperi duhet nje revolucion i vertete nga vete shqiptaretper te shporrur kete klase politike 24 vjecare, qe luan dhe tallet me shqiptaret..Pasurite mbitokesore dhe nentokesore, jane vjedhur dhe po vidhen ne menyren me te trashe, ne menyren me te poshter si ne asnje vend tjeter. Koncensionet jane dhene ne menyren me qesharake njerezve anonime (?!). Nese maxhornc qe ka marre voten masive nuk do te nderhyje per te vene drejtesine ne vend, dhe per t’i shtrenguar bythen Drejtesise se kapur, atehere me mire te mos beje asnje reforme tjeter ne sektore te tjere.
Pauria ketyre seshte asgje perpara asaj qe ka femijet e Sali Berishes.
Na mbushe mendjen
Top-10 me te pasurit deputete te Parlamentit tone kane shume vite qe jane te gjithe te PS, ose te majte ne pergjithesi. T. Doshi, K. Kokdhima, F. Ylli, S. Abazi, etj bosa te gjithe te Rames deri te nr. 10 te pakten. Kjo eshte habi se Rama thote qe ka taksa me shume ai qe eshte me i pasuri. Ca e veshtire qe keto parallinj te jene me Ramen per te paguar me shume taksa. Si zor te besohet qe jane te lumtur qe tani me kete qeveri po kenaqen se paguari takse progresive mbi milionat euro qe kane.
mire do veme qeverin e sales qe eshte e varfer dhe fukarenje se vetm per populli mendojne e pse te ka peshtir miza ne tru te vogel
briseida shehaj te merret me keta milioneret e mesiperm jo me hallexhinjte e tregjeve. te shkoje andej nga vilat e farkes dhe ke kodra e diellit dhe te kerkoje per pronaret dhe ku i kane gjetur leket. Nqs do relaisht te luftoje korrupsionin. dhe bankat duhet te verifikohen dhe te kontrollohen
Ram Geci tropjane pronari i 15 kateshit!!!!!!!!! @ o milet a e shikoni deri ku ka vajtur verbimi i Berishes…..te gjithe te lartpermendurit jane hajdut…..si ore na paskeni harruar gjambazet durresak..Vangjush Dakon Lefter (rrote) Koken etjere…….ishin pa breke ne b…the tani miliardier yyyyyy derra te ndyre.
Shtoni edhe: -TREGTI DROGE
Si huhanxhi qe jam ndjehem i kenaqur qe ne dy top-listat qendronsy pa trembur vajza e Sek.Kom.Partise se Min.Brendeshme te madhit te pavdekshmit Drini Gogo Nushi , ata qe ishin jane , mjere ai popull nga kush terhiqet per hundesh , me mire i merguar e permalluar se i poshtruar brez pas brezi .
Si duhanxhi qe jam ndjehem i kenaqur qe ne dy top-listat qendronsy pa trembur vajza e Sek.Kom.Partise se Min.Brendeshme te madhit te pavdekshmit Drini Gogo Nushi , ata qe ishin jane , mjere ai popull nga kush terhiqet per hundesh , me mire i merguar e permalluar se i poshtruar brez pas brezi .
klientelë e zgjedhur e kryebajraktarit sali dhe oborrit të tij…
tash klientelë e zgjedhur e kryebajraktarit rilindas dhe oborrit të ri..
Pasurite e Bashkim Ulajt….te lara me gjakun e vellait te masakruar ne Amerike,me fallcifikimet e dokumentave ne çdo pallat te ndertuar,me dhjetra gjyqe te hapura qe i fiton se paguan apo sepse ben presion duke luajtur beniaminin e Berishes,me nje polici private qe kercenon e rreh pronaret.Pallati ku rri Berisha i hipotekuar, ne nje kohe qe trualli eshte ende i shendruar si me magj ne “prone shteti” 7 vite pasi kish ndertuar pallatin,njeriu qe kercenon e blen trualle tek parku kombetar per 50 euro m2,duke i thene se po nuk m’a shitet mua,nuk e merrni kurre asnje lek,etj,etj.
psy ,po ai I hipotekes qitjakoja a e bente pa pyetur berishen .
sigurisht qe jo,te gjithe jane plehra qe nuk j’u shohin syte kur grabisin!
hahhha ha sa kam qesh ,,,sa kane gjith keta i ka trashegimini supermbesa ime,,,perpara sb,,
Perse nuk i shkoni deri ne fund kalimit te gazetes “Mapo” ne fondacion. Sa per te dhene nje shembull se si mund te ndodhe me universitetet ne te ardhmen.
Respekte per kurajon.
Eh,prandaj Çili miljarderi eshte pro Berishes.Po sa ka si ky?Po vet Berishajt pse nuk publikohen?.A do behet ndonje operacion se si i kan ven parat keta?Paret e pista a mund te sekuestrohen?Po arin qe mori Zogu mund ti kthej i biri?Po vila e Metes ne Lales eshte bere me floririn e Krrabes,Po universitetet e Fierit e Beratit a jan bere nga Argita-me se,ku,si?
Keta jane nje pjese e dukshme e cifligareve te rinj te Shqiperise, me shume se kaq jane te pa dukshem se bulojne cifligjet e politikaneve.Ennveri duket fukara krahesuar me keta te ketyre 20 vjeteve
PA MBESHTETJE POLITIKE HARROJE BIZNESIN NE SHQIPERI.
MADJE DO THOJA POLITIKA ESHTE VETE BIZNESI ME I MADH
po ju them nje dicka shume te vogel. Punoja si financier ne nje firem pkete firme fire perfshi edhe rivate dhe ne fakt kapitali fillestar ne Q.K.R ishte 100.000 leke . Por ne fakt kapitali qe firma dispononte kapte shiferen e 2.000.000 Euro.
Kur merrja ne shqirtim kredit e marrura nga firma ne banka te ndryshme se bashku me interesat, borxhet qe kishin ne menyre tek privatet, borxhet nga kleringu qe benin nepermjet firmave te tjera Pronareve te mij ju duhej edhe 100.000 Euro detyrime, duke llogaritur cdo kapital dhe gjerndje ne ketu edhe pasurin e pa tundeshme.
Bir, Selmani i nenes c’te te qaj me pare.
me duket se gjerat nuk jane Rrumbullaku-osur mire ne ket pacavuren e OSBE.
TE ISHA SI KETA I HIDHJA NE GJYQ
ku ta lexojm ket lesh raporti te osbe??
Te Nderuar zoterinje, ju pyetjeve i pergjigjeni me sharje…kjo gje tregon nivelin tuaj te kultures demokratike…dhe te kultures qytetare…Vazhdoni keshtu….te shtroni bythen per nje gazete PRIVATE dhe ne kete menyre do te perforconi edhe me shume tregun, duke e share ate!
Ah se harrova…NDOSHTA DUHET T’JU JAPIN NJE BURSE TE UET TE MESONI B.F.E. (Bazat Fillestare te EDUKATES)
rESPEKTE
Nje liste e tille eshte e nevojshme per komunitetin e biznesit dhe per shoqerine Shqiptare. Nuk po numerohet thjeshte pasuria e nje individi por eshte tregues i rregullit dhe formalitetit te biznesit te nje shtetit. Shumica e vendeve e kane nje liste te tille; ajo i sherben dhe investitoreve nderkombetar per orientim e per te pare se kush kontrollon asete te ndryshme ne fusha te caktuara.
Per kete ka metodologji [jane disa per te kalkuluar pasurine] te cilat duhen publikuar ne fund te listes/ studimit. Ka ndryshime ndermjet Listes se pasurve per “gazeten” dhe asaj me rregulla te qarta ne forme studimi por gazetat e stabilizuara dhe kur publikojne ne forme te shkurtuar i mbahen rigorozitetit. P.sh. Kur The Sunday Times publikoi ” rich list” per here te pare ne 1989, shitja e gazetes arriti nivele sh. te larta. Ne Britani kjo publikohet cdo vit, perfshin 1.000 individe dhe ka asete ~ £520 Miliarde.
Gabimi themelor -sic e ka vene re dhe gazeta Dita – eshte “Forgetting liabilities when measuring assets” ketu futen borxhet, investimet me rreziqe, hedge fund, kredite, parate likuiduese. Por dhe banesat e “lodrat e te pasurve” [qe mund te jene, avione, helikoptere, makina, koleksione te llojeve te ndryshme etj] ne fund fare kjo liste asnjehere nuk ka si te dale e sakte. Eshte me teper Art se Shkence, per vete faktin se kapitali leviz, tregjet monetare, investimet dhe politikat ndryshojne, krizat financiare mund te bejne qe ne nje vit humb 50-80% te kapitalit etj; pra duhet marre person-per-person.
Kemi nje perzierje te gazetarise me financen, qe gjithmone le vend per shtesa dhe ndryshime vit pas viti. Pavaresisht kush e qellimeve, une mendoj se si tentive duhet pershendetur. Askush nuk ndalon askend te beje nje liste tjeter e me te sakte.
Gatitu para emrit pale sikur te ishte akoma gjalle
po i kan me pune hallall ti ken pasurit.
osbe nese ka prova ti coj ne prokurori.
prokuroria nuk puno?
epo ta ven n pun politika dhe presioni popullor.
kto jan rregullat e lojes keshtu e ka demokracia
KETA E VODHEN DHE E GRABITEN DHE PERSERI VAZHDOJNE TA GRABISIN SHQIPERINE NEPERMJET KONQENSIONEVE TE DHENA KUR E DORZUAN PUSHTETIN.
osbe dhe mediat kan harru me fut ne liste edhe katunaret dhe maloket qe zbriten me trike leshi dhe me cifteli ne Tirone apo Durres e dhe hyn ne parlament si leckaman e dolen prej tij me kostum e kollare dhe me vila e bisnese, me jeep-a e fuoristrada, me dashnore e kurvica, qe skan lexu as dhe nje liber ne jeten e tyre pervec manualit te cellularit,
tarrasi: Ju lutem spjego cfar ke dashur te shkruash se nuk deshifrohesh.
Nga politikanet shqiptar vetem Edi Rama nuk ka abuzuar,vetem 3000 euro kishte mbas tre mandatesh kryetar bashkiet.Me habisin kta militarucat qe vetem Berishen quajn hajdut,e nuk thone as nje gje per ndershmerin e kryetarit te tyre qe eshte ne halle qe as leke per buke nuk ka.
Ju te ‘dites’ dita-dites po reshkisni ne Enverizem. Madje nuk e di ne jeni dhe vete te ndergjegjshem por ekstremizmi juaj ideologjik po shfaq dhe shume ngjashmeri me nacional-socializmin hitlerian . Nese do te kishte nje shtet te mireorganizuar do te bente mire tju monitoronte imtesisht. Gjithmone ne te mire te nje opinioni publik te shendetshem.
osbe ben mire tezhduket fare nga tirana
gjakpiresit e sklleverve, njerezve te ndershem qe punuan me buken e gojes, pa. sigurime shoqerore duke u shkuar dem 25 vjet pune,dhe keta gjakpires ben evazionin fiskal qe sot demagogu i rilindjes edoi rama, kerkon show me te urtet e vegjel.
Per te zbritur,kane zbritur,si perrua i rrembyer.Edhe ne kete rast,sa me i larte mali(ish vendbanimi),aq me e vrullshme ardhja ne Tirane,Paskuqan e me the e te thashe.Nje ardhje e tille pa rregulla,pa leje,pa toke etj,ka sjelle anarshine qe ”gezojne”sot keto ”troje”.Pastaj,me ti zene kemba toke,duam shkolle,uje,drita kanale halesh,kopshte etj.Por duam dhe rruge,asfalt,trotuare,ndersa tatime-0,taksa-0,ndihme sociale-2,nje ne mal e nje ne fushe.Por shpresa ekziston,si u be me dritat,te vijoje me tatimet,ujin,taksat e shkallzuara per shtepine e ll-te,lll-te,lV e keshtu me radhe.Thone se nje biznesmeni i doli gruaja dore,se mbeti duke hapur dyert e 15-20 banesave ne pronesi(pothuaj boshe),pasi nuk beri perjashtim nga rregulli-sa me shume gardhe te kalosh.,aq me shume hunj te ngulen.Ku lidhen shtepite me hunjte…Lidhen,lidhen,sot te zene e te ”kalerojne”(kalojne).
Pasuri te vene me afera korruptive te mbeshtetur ne shumicen e rasteve nga ish qeveria per te qendruar ne pushtet.Pasuri e arritur me evazion fiskal.Pasuri pa paguar asnje lloj takse gjate aktivitetit.Shkurt pasuri e pamerituar dhe me ligj duhet sekuestruar ajo qe nuk meritohet me pune te drejteperdrejte.