Kur ta dinë dobësinë për dhuratat, të bëhet qejfi

Dita

Eduart Ndocaj një ditë më parë ka shprehur revoltën e tij të hapur për situatën në Kuvend dhe për hedhjen e vezëve në drejtim të kryeministrit Rama.

Por duket se ai këtë fakt e ka harruar shumë shpejt, pasi është ndalur tek kapelet e tij të famshme, për të cilën mori një jehonë të madhe.

“Jemi në Montappone (Kalifornia e Europës), vendi ku prodhohen kapelet më të mira në botë të kaubojve.

Këto janë kapelet më të mira dhe të famshme në botë, e prodhohen nga vëllezërit shqiptarë Gjata. Për vëllezërit Gjata kanë shkruar edhe New York Times. Sot, jemi me vëllezërit Gjata që kanë ftuar z. Ndocaj dhe i kanë bërë dhuratë këtë kapelen e zezë dhe nja dy të tjera të markës Panama.

I falënderojmë shumë për ftesën dhe mikpritjen dhe shqiptarët shkëlqejnë në botë. Krenar!”- thuhet në faqen zyrtare të deputetit Ndocaj, në Facebook.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *