Kur takohen më i gjati dhe më i shkurtëri

redaktor

Sultan dhe Chandra nuk mund të ishin më të ndryshëm se kaq, edhe përtej diferencave në gjatësi trupore. Njëri është turk dhe dëshiron tashmë të krijojë një familje në moshën 32-vjeçare. Tjetri jeton në një fshat në Nepal, në familjen e të vëllait dhe është tashmë 75 vjeç.

Por sigurisht që diferenca më e madhe mes të dyve, vjen nga gjatësia. Sultan Kosen 2,51 metra është njeriu më i gjatë në botë, të paktën kështu rezulton nga libri i rekordeve “Guinness”. Chandra Bahadur Dangi, me vetëm 54,6 centimetra, nuk arrin dot as deri te gjunjët e tij.

Më 13 nëntor 2014, ata u takuan për herë të parë të dy në kryeqytetin britanik, Londër në selinë e librit të rekordeve “Guinness”, në Ditën Botërore të Rekordeve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *