Kur të kërcënon Veliaj me burg

redaktor

Astrit Veliaj, deputet i Partisë Demokratike është marrë në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria e Përgjithshme, i akuzuar për veprat penale të “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Shkatërrim prone”.

Gjatë një debati në emisionin “Opinion”, Veliaj ka pranuar se ndërtesa është pa leje, por ka shtuar se është në proces legalizimi. Deputeti i PD-së i është hakërryer gazetares së ftuar në studio, pasi ajo foli për “një dënim”. Veliaj e kërcënoi edhe me gjyq, gazetaren që i referohej një vendimi gjykate.

Pasi Anduena Llabani e “Tv Klan” tha se Veliaj është i dënuar, ky i ka thënë që të bëj kujdes me llafet se rrezikon të humbasë edhe shtëpinë. Por Astriti ka dhe procese të tjera gjyqësore. Hetimi për procedimin tjetër ndaj shtetasit Astrit Veliaj ka nisur në bazë të kallëzimit të një qytetareje nga Fieri, e cila pretendon se subjekti UFO sh.p.k, ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme në pronën e saj një ndërtesë 4 dhe 6 kate, në një sipërfaqe 11.000 m2. Subjekti UFO sh.p.k, në mënyrë të paligjshme, ka shkatërruar këto godina shtetërore, me një vlerë që llogaritet në rreth 10 milionë e 500 mijë lekë për të ngritur ndërtesën e tij.

Për këtë arsye, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj shtetasit Astrit Veliaj, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të subjektit UFO sh.p.k. Punë ufosh mo, me pak fjalë. Por këta “jashtëtokësorët” çoç kanë një lidhje të mirë me pushtetin, i rregullojnë lehtshëm punët. Mund të ndodh kështu edhe me Titin?! Mbetet për t’u parë!

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *