Rama poshtë, burri përtokë
Me sa duket, në Kosovë është e ndaluar të thuash “Poshtë Rama”. U desh mbledhja e dytë e Prizrenit (edhe pse ironikisht, një të Dytë thonë se e patën bërë kolaboracionistët në kohë të luftës, çfarë do e bënte këtë të Tretën) që të na tregonte sesi policia e Thaçit të shemb përdhe, të ve prangat e të zhvendos me dhunë për një fjalë goje. Nga aq sa munda të kapja, burri i vjetër thjesht po fliste. Nuk m’u duk se po tentonte një atentat apo po gjuante me vezë a miell. Po shante, dhe madje as me fjalë të pista. Po shante me fjalën më të përdorur të fjalorit politik ndërkombëtar “poshtë…”.
Por, qëlloi që Ramën po e ruante policia e Thaçit.
Thaçizmi, si “berishizëm” i lodhur
Nuk besoj se shprehja “thaçizëm” do të marrë ndonjëherë jetë në fjalorin politik shqiptar. Thjesht se fenomeni, nuk ekziston. Thaçizmi (i parë nga këtej perdes) duket si një version “light” i “berishizmit”. Qendrimi në pushtet për 14 e kusur vjet, imitimi një më një i “21 janarit” tonë para do kohësh me protestuesit e Vetëvendosjes, loja politike në kurriz të kombit vetëm për të mbijetuar vetë (ndoshta edhe Hagës). Nuk më habit fare sesi kjo frikë nga ndërkombëtarët, çka mund t’i kish dhënë dhe një Nobel për frikë, pardon për paqe bashkë me homologun e vet serb, “brenda vendit” përkthehet në një frymë brutale, si ajo që shfaqen policët e Thaçit ndaj një burri plak që bërtiste poshtë Rama.
Pas thaçizmit, ramizmi?
“Poshtë Rama”, nuk është fjali e ndaluar e as krim. Është shumë e lehtë të ngresh një shtet që kap të lodhurin, të plakurin, të pafuqishmin, të pambrojturin e të vetmuarin, prej leckash dhe e flakin larg rrugës ku kalojnë “të mëdhenjtë”. Kjo është shenjë burrash të vegjël që përdorin shtetin për t’u dukur të fortë, dhe sigurisht nuk ka të bëjë me demokracinë e as me perëndimin. Do isha shumë kurioz nëse policia jonë do ia kthente nderin Thaçit nëse del dikush që bërtet “poshtë…” kur të na kthejë vizitën. Sikurse jam kurioz të di edhe si ndjehet Rama, jo kur e shajnë, sepse kjo është normale për çdo lider botëror, por kur sheh një plak të hequr zvarrë për hatër të tij.
Berishizmi, ekziston si term dhe për faktin që deri më sot është një standart demokracie, është frymë dhe praktikë. Mediat, i dhanë të njëjtën hapësirë pyetjes së Thaçit “ a thnihet” dhe burrit që bërtiti “poshtë …”
Aq shumë jemi mësuar me të, sa askush, as Rama, nuk arrin dot ta shikojë, ose bën sikur nuk e sheh kur e ka përballë.
E pashe kte skene ,dhe …dhe s’ke cfare thua .
Sot dhe dje mediat duhet te kishin permbysur dynjane …por jane te zene me llogjet e Braqes
dhe llogjet e Dasares ngelen 2 dite ne faqe te pare .
Diku aty nga fundi keni shkruar “sepse kjo është normale për çdo lider botëror”
Koloreto ,ai eshte udheheqes i kokepalareve …ktu nuk ka pune bota dhe aq me pak eshte lider .
Me beri pershtypje ulja e syve dhe ngjeshja e duarve brenda ne kapoten e gjate ,menefregizem i klasit te pare ,gjeni ne deficence .
Rama ,o bojagjiu, nqs ke shpirtin e ngrire akull ,nuk ka kapote qe tu ngroh !
Mire ia bene. Ky njeri prej qe kur ka lindur dhe deri mbas luftes as qe i ka shkuar ne mendje te bertet “Poshte Jugoserbia”. Sot del aty dhe e ndjen veten te fuqishem te fyej kedo.
Bravo Policia e Kosoves!
Nuk ishte e radhes te prishej me asnje gjest atmosfera e Prizerenit. Vetem shqiptar nuk mund te ishte ai person qe demonstroi sharje publike. Policia ka bere detyren, per ate paguhet dhe ska pse te levdohet e as te shahet…ka bere detyren e saj.Kaq. Por une shtroi per diskutim aspektin tjeter, per politikanet dhe analistet e te dy vendeve Shqiperi Kosove qe pothuaj qendruan goje kycur ndaj atentatit te hapur ndaj kesaj ngjarje vertete historike dhe me vlera shume te medha per ardhmerine e kombit tone nga disa filo serbe te tipit Lutfi Haziri,Sali Ram Berisha dhe M..endu Thaci e deri tek e ashtuquajtura shoqate e Presheves Bujanofce Medvegje,.Perse shume intelektual nuk ndoqen shembullin e te nderuarit Afrim Krasniqi dhe te jepnin opinionet e tyre flake per flake? Rama dhe Thaci jane ne rruge te mbare…qe pema te jape kokrra duhet krasitur me art(diplomaci) dhe jo te pritrt me rrenje!!.
Ore “gege hyseni”
Po neqoftese policia duheshka te veproje me ate fare dhune kunder nje plaku vetem se paskej thene “poshte Rama”, cfare duhet te beje me botuesit e gazetave socialiste qe i kane te mbushura faqe e tyre online me qindra sharje nga me banale deri tek edhe sadiste e kriminale ndaj Berishes ?
Te shprehesh per nje lider politik rrofte apo poshte, eshte nje e drejte demokratike, eshte nje vote. Vetem ne kohe te Enverit policia te dhunonte e te burgoste nese dikush therriste qofte edhe poshte Lenka Cuko.
Po eshte ndryshe kur perdor fjale banale e ofendues e deri kercenime per jeten e nje lideri, e te tilla i gjen me shumice tek militantet primitive socialste.
Koloret ia ka vene titullin shkrimit “kur te ruan policia”, ndersa kriminelt thone “kur ta ruan policia”
E pashe skenen. Po ende bej pyetjen se ky qytetari ishte:
1. Kosovar? Ne se po pse thirri poshte Rama dhe jo ta zeme poshte Thaci????
Cfare mendonte per Ramen dhe jo per kryeministrin e tij Thaci?
2. Ishte Shqiptar Shqiperie pra nje DEMOKRAT BERISHIAN?
Pse kishte shkuar aq larg per te bertitur POSHTE RAMA?
3. Ishte SERB? Ka shume mundesi dhe ka shume arsye te thirrte POSHTE RAMA ai keshtu merrte hak per kthimin pas te ministrit serb ne GJAKOVE.
Kesisoj ai kishte te drejte te thirrte dhe me shume , te provokonte e te bente c te donte.
Pyetje e fundit: Po c dreqin duan keta “HAJVANET TONE POLITIK ” qe e hane menjehere provokimiin?????