Janë kënaqësia e të gjithë fëmijëve dhe pasioni sekret i më të rriturve. I blejnë duke thënë se do hanë vetëm një sa për të shuar nepsin, por më pas bëhen dy, tre… pesë…dhjetë.
Nëse edhe për ju këto karamele janë pasioni sekret, atëherë më mirë mos vazhdon të lexoni, ose përgatituni për më të keqen. Ata që janë vegjetarianë kanë hequr dorë me kohë nga këto lloj ëmbëlsirash të përbërë nga xhelatina me orgjinë shtazore.
Por të shihni se si merret ajo xhelatinë nga lëkura dhe kocka e kafshëve nuk do të jetë aspak e këndshme. Regjisorja belge Alina Kneepkens ka menduar ta përmbledh në një video, (që më shumë se dokumentar do të ishte mirë të klasifikohej në një film horror), si prodhohen këto karamele.
Udhëtimi nis me karamelet e shumëllojshme me ngjyra dhe videoja ecën mbrapsht deri tek përbërësi bazë i përgatitjes së tyre: Kafshët.
Megjithatë, duhet të theksohet se jo të gjitha karamelet bëhen në mënyrën e dokumentuar nga Kneepkens, pasi ka karamele xhelatinë që kanë origjinë bimore.
Pra, mos u shqetësoni nëse jeni impresionuar nga përgatitja e pjesës më të madhe të karameleve xhelatinoze, jo domosdoshmërisht duhet të hiqni dorë prej tyre: ka një alternativë tjetër, përzgjidhni ato me origjinë bimore. /DITA
https://www.youtube.com/watch?v=nTauqTW-Tos

” (që më shumë se dokumentar do të ishte mirë të klasifikohej në një film horror)”
e ku është horrori këtu???????????
mos vallë keni dalë sot nga veza mor debila??
nëse një proces normal industrial ju e quani “HORROR” atje nuk mbetet gjë tjetër veç se tju quash idiotër!!
” (që më shumë se dokumentar do të ishte mirë të klasifikohej në një film horror)”
e ku është horrori këtu???????????
mos vallë keni dalë sot nga veza mor debila??
nëse një proces normal industrial ju e quani “HORROR” atje nuk mbetet gjë tjetër veç se tju quash idiotër!!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!