Vitet 2000, nën leadershipin intelektual të presidentit George W. Bush, do të mbahen mend edhe si vite të ripërkufizimit drastik të terrorizmit si dukuri, aq sa këtij koncepti specifik dhe të dobishëm ia plaçkitën kuptimin dhe filluan ta përdorin për të cilësuar çdo akt dhune me burim prej atyre që nuk na duan.
Nëse kjo përkoi me përqafimin e terrorizmit si monedhë shkëmbimi globale, në marrëdhëniet ndërkombëtare, këtë do ta diskutojmë gjetiu.
Gjithsesi, ripërkufizimi praktik i terrorizmit dhe i figurës së terroristit nuk ka çuar gjë në zhdukjen e terrorizmit të mirëfilltë, pavarësisht se prej kujt vjen dhe për ç’arsye.
Përkundrazi, karakteristika kryesore e terrorizmit sot duket të jetë mos-shpallja e agjencisë; ose fakti që autorët e terrorit zakonisht nuk dalin që ta marrin haptazi përsipër gjestin e tyre – ndryshe nga, bie fjala, e njëjta dukuri gjatë viteve 1970-1980.
Gjithsesi, terrorizmi është edhe produkt i mass mediave, në kuptimin që ka nevojë për këto, që të funksionojë frytshëm; sepse një krim sado i shëmtuar nuk mund të terrorizojë, në qoftë se nuk njoftohet masivisht dhe përcillet dora-dorës nga mediat.
Është gjithashtu risi e periudhës së tanishme, që mediat e kanë kuptuar se nuk ka nevojë që të ndodhë një akt terrorizmi, për të shfrytëzuar efektet e tij të shumta, disa prej të cilave të mirëpritura: mjafton që një akt kriminal çfarëdo ta etiketosh si terrorist.
Për shembull, hidhet në erë me tritol makina e një sipërmarrësi. Akt terrorist? Mundet, edhe pse akti drejtohet para së gjithash ndaj sipërmarrësit vetë, nuk e ka efektin masiv të terrorizmit të mirëfilltë, i cili gjithnjë shënjestron të pafajshëm.
Një akt i ngjashëm, për shembull vrasja e një shqiptari në Itali, quhet, përkundrazi, “larje hesapesh” ose “atentat mafioz”.
Kjo do të thotë se për ta kthyer tritolin tonë në instrument terrori, duhet edhe bashkëpunimi i mediave, të cilave thjesht u kërkohet të shqiptojnë dhe të shumëzojnë termin fatal.
Të mos harrojmë se fjala terrorizëm jo vetëm nxit prodhimin e hormoneve të frikës te masa e lexuesve, por edhe ndihmon për mobilizimin e fondeve të luftës kundër terrorizmit dhe u jep një arsye të majme ekzistence institucioneve anti-terrorizëm, të cilat terrorin e kanë mjet jetese. Nëse dje ishte terrorizmi që përftonte anti-terrorizëm, sot mund të ndodhë edhe që anti-terrorizmi, në kërkim të buxheteve dhe të suportit politik dhe moral, të ketë nevojë për pak terrorizëm. Të marrim hedhjen në erë, sërish me tritol, të një shtylle të tensionit të lartë. Akt kriminal? Patjetër. Sabotim? Gjithashtu. Protestë e dhunshme ndaj autoritetit lokal ose qendror? Patjetër. Terrorizëm? U fol shumë këtë javë për rekrutimin e të rinjve shqiptarë, në xhamitë e Tiranës, për t’i dërguar të luftojnë në Siri; dhe jo rrallë kjo veprimtari u shoqërua me terrorizmin. Dihet që gjetiu në botë xhamitë kanë shërbyer edhe si qendra rekrutimi për terroristë – para së gjithash, duke kultivuar fanatizmin fetar dhe vetëmohimin. Këtë edhe e kemi parë shpesh në filma me ekran të gjerë dhe në produkte për televizionin.
Megjithatë, arsyeja ta do që një terrorist mund të rekrutohet njëlloj edhe në një bankë, sikurse mund të rekrutohet në një shtrat hoteli ose në një stol parku.
E megjithatë, nuk më rezulton gjëkundi që shqiptarët që shkojnë të luftojnë në Siri, për çfarë u duket atyre kauzë e denjë, që të kenë kryer akte terrorizmi, ndaj sirianëve, shqiptarëve të tjerë, ose Perëndimit.
Mund të mos na pëlqejë çfarë po ndodh, por vënia e një etikete shkeleshko nuk është se ndihmon njeri.
“Celula terroriste në Tiranë dërgoi 50 xhihadistë në Siri,” thuhej në një lajm të Shqiptarja.com, të para disa ditëve. Nga teksti i lajmit, kuptohet se këta të rekrutuar shkonin të luftonin përkrah opozitës në Siri – çfarë nuk mjafton për etiketimin si “terrorist”.
Edhe media të tjera flisnin për një “celulë terroriste” në Tiranë; edhe pse, me sa arrij të kuptoj unë, pjesëmarrja përkrah opozitës siriane në luftën civile të atjeshme nuk mjafton, për të formuluar akuzën e terrorizmit. Ndoshta duhej shpjeguar dhe kushedi provuar, për shembull, se këta të rinj rekrutohen aktivisht prej Frontit Al-Nusra, të shpallur si organizatë terroriste nga OKB-ja dhe ShBA, mes të tjerash; por këtë s’e kam parë të thuhet gjëkundi, përveçse në ca komunikata të dyshimta të një agjencie iraniane lajmesh.
Nga ana tjetër, të rinjtë që shkojnë vullnetarisht të marrin pjesë në një luftë me nuanca fetare, fanatike dhe xhihadiste, u ekspozohen rekrutuesve të terrorizmit; dhe kur kthehen në vendet e tyre mund të shërbejnë, dhe historikisht kanë shërbyer, si kontingjent i gatshëm për lëvizje radikale, të dhunshme dhe, natyrisht, edhe për akte terrori. Të gjitha këto janë punë e shërbimeve sekrete, të cilat paguhen që të parandalojnë shkallëzime të kësaj natyre.
Çfarë duhet të shqetësojë, është ajo që thoshte ish kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, në një intervistë të paradokohshme: “ka plot shqiptarë që duan të shkojnë në luftë [në Siri],” çka do të thotë se problemi ka natyrë sociale dhe zgjidhja duhet t’i vijë me rrugë sociale, jo penale. Pse janë kaq të shumtë shqiptarët që tundohen prej formave radikale të Islamit? A ka një problem me të qenit të rinj haptazi myslimanë, në shoqëritë e sotme laike, në Shqipëri dhe në Kosovë?
Por edhe bash për këtë arsye etiketa e tanishme e terrorizmit është e parakohshme; sepse nuk ka terrorizëm në mungesë të një akti terrori, dhe sepse vetë etiketimi i ngutur ose bombastik e trivializon terrorizmin si dukuri, duke e normalizuar.
Dhe këtu e ftoj lexuesin të pyesë edhe një herë veten se kujt pikërisht i intereson normalizimi i terrorit. Cui bono?
Herën time të fundit në Shqipëri, kur gjendesha në stendën e shtëpisë botuese Dudaj në Panairin e Librit, për të nënshkruar ndonjë libër timin që qëllonte dhe shitej, më bëri përshtypje kryeministri Rama, ia behu te stenda si pa të keq, i pashoqëruar nga agjentë të shërbimeve sekrete, kamera, sekretarë dhe të tjerë portaborse.
Më bëri përshtypje, sepse jemi mësuar, në Perëndim, falë edhe filmit hollyëood-ian dhe CNN-it, që lëvizjet e leader-ëve t’i përfytyrojmë ndryshe; ose, për ta thënë më hapur, jemi mësuar që, sa herë që shohim një “të madh” të politikës në publik, të na shkojë mendja me tmerr te bomba ose te snajperi.
Dhe më erdhi mirë që në Shqipëri nuk e njohim ende, këtë lloj komunikimi të dhunshëm me autoritetin dhe politikën.
Salla e Pallatit të Kongreseve, ku mbahej Panairi, ishte e mbushur plot; lloj-lloj njerëzish dhe ngjyrash, të futur aty pa kurrfarë kontrolli (në NYC të kontrollojnë për bombë edhe kur futesh në një koncert). Vetëm dy ditë më parë, bulevardi i Tiranës kish qenë i bllokuar nga protesta kundër armëve kimike – pra kish pasur një farë rritjeje të tensionit politik.
Mirëpo terrorizmi, për fat, ende nuk ka mbërritur në anët tona. Vite më parë më kish qëlluar të përshëndetesha së largu edhe me Berishën – aso kohe President – në bulevardin Zog I, tek kthehej natën vonë, i vetëm me një roje nga pas, te shtëpia në rrugën e Fortuzit.
Gjëra të vogla, por që të prekin.
Prandaj edhe më tingëllon keq gjithë ky terrorizëm në titujt e mediave shqip; më duket i papërgjegjshëm, instrumental dhe – në fakt – terrorist në vetvete, sa kohë që mbjell terror në mendjet e lexuesit.
Gazetat dje hapeshin me një lajm, për një konflikt të armatosur diku në Turqi, ku ishin vrarë dhe lënduar disa oficerë të sigurimit turk, nga disa persona të etnisë shqiptare.
Terrorizëm, e kishin quajtur mediat turke këtë incident; dhe pas tyre, edhe mediat tona. Por dinamika e ngjarjes linte qartë të kuptohej se nuk ishte fjala për terrorizëm – por për një akt kriminal dhe të paplanifikuar, të disa personave të armatosur, për t’i shpëtuar arrestimit.
A ishin vallë terroristë këta persona? Kushedi edhe ishin, në kuptimin “profesional”; por fare mirë mund të qëllojë që një terrorist të kryejë edhe një akt kriminal, që nuk është akt terrori – p.sh. të vrasë policin që kërkon ta arrestojë. E përsërit: terrorizmi është realitet specifik në botën e sotme dhe kërkon vëmendje maksimale nga forcat e ruajtjes së rendit; por jo çdo akt i dhunshëm dhe kriminal duhet cilësuar dhe trajtuar si terrorizëm – sepse kjo nuk i shërben as publikut, as vetë luftës kundër terrorizmit.
*Shënim i redaksisë: Artikulli është marrë nga Blog-u “Peizazhe të Fjalës” me aprovimin e autorit.
Titulli i origjinalit është “Unë të terrorizoj”. Artikullin e origjinës mund ta gjeni në adresën: www.peizazhe.com/2014/03/21/une-te-terrorizoj/

Te tmerrshem, te frikshem e terrorizues jane politikanet dhe gjuha e tyre, po dhe me shokuese jane gazetat, shkrimet, ilustrimet e fotot manipuluese qe vetem te dhunojne e manipulojne. Eshte te mbjellesh corjentim se si i deformojne gjerat gazetat dhe te krijosh armata militantesh trushplare sic jane ne gazeten dita. Dhe gazeta dita eshte kampion per terror. Terrori ka te beje me frike e tmerr dhe gazeta juaj vetem frike e tmerr e erresire dhe jo drite e dite po si nje nate mbulon e manipulon te verteten.
O Zapbone, nate dhe erresire eshte mjerimi dhe verberia jote.
Dita eshte DRITA jone dhe shpresa jone qe na ngushellon perdite se ka ende media kurajoze qe thone ate qe mendon mendja dhe zemra e popullit dhe jo xhepi i 10-15 qelbesirave qe voton ti dhe per te cilet vlejne ato vargjet-lapidare:
hani pini dhe rrembeni
eshte koha e cakenjve
hani pini dhe rrembeni
eshte koh’ e maskarenjve
Se zotrote kapardisur ,
dic u bere pa u ndjere
kunder burrit te vertete
ze e leh e ze e vjell ……..
qe te zinit nje kolltuk
aq u ulet u perkulet
sa ne pragun e armikut
vajtet si kopil u ulet
cna pa syri ,cna pa syri …
dallavera ne pazar ..,
dallavera me te huaj ,
dallavera me shqiptare
vetem, vetem dallavera
dhe ne dem te ketij vendi
qe te rriti ty Zapbone
qe ju rriti qe ju dendi …..
Koha eshte e maskarenjve, por atdheu i shqiptareve. Respekte Dita gazeta e shqiptareve
Gazeta Dita eshte nji nder gazetat me serioze dhe me korrekte
vs realitetit shqiptare, ndryshe nga shumica e gazetave qe i sherbejn
klaneve te ndryshme poltike .
Njofim tashme pothuaj gjithe gazetat shqiptare se cilat jane e kujt i sherbejne.Personalishte do ti ftoja gjithe shqiptaret prane ksaj gazete ,
si e vetmja Gazete Realiste ne Shqiperi te ciles do ti uroja shume suxsese ne punen e saj .
Terrorizmi nuk mundet te interpretohet si i shpikur nga mediet (!!!) si nji Produkt i Medias (Allahile ku jemi ktu, mre ?! )pooooooooooor , ai eshte sot nji Aktualitet i cili per fatin e keq te njerzimit , eshte ngjites dhe ka shume fytyra .
Ai ka jo vetem Agjensi ,por deri dje ka qen i lokalizuar qarte ne vendet Islamike .
Vec Pate-s se terrorit nderkombetar Bin Laden ai ka pas edhe porta vocen e vet .
Sot terrorizmi e ka zgjeruar harten e tij ne vende te tjera islamike etj etj .
Shkrimi ngjan me shume nji bisede te zakoneshme kafeneje dhe s’ka aspak te bej me nji shkrim gazetarie . Nuk ka asnji gje te ngjashme me nji analize te mirefillte mediatike ,por thjeshte duket si te kishim te benim me dicka te tille, sikur autori i ndodhur ne nji hapsir boshe te ngjashme si nji Fitnes Studio godet “topin e terrorizmit” ne mur dhe ai i kthehet persri pas ! I lodhur ben nji shetitje ne panaire librash duke kerkuar gjurme terroristi etj bla bla blue . Pra duket si nji njeri i lodhur ne kerkim te nji alterrnative per te thene dicka e polarizoj lexusin por qe thote nothing. Islamezmi mbetet nji nder rreziqet me te medha te botes se civilizuar dhe vecanarishte te Shqiperise frymezuar e mbeshtetur “indirekt ” nga ish kryeministri shqiptare salih rrahman berisha . Do deshiroja qe shqiptaret ti qendrojn larg terroristeve islamik arabe e turq ,(por edhe disa shqiptareve te maskuar qe jan ne gen islamik) te cilet operojn ne Shqiperi nepermjet identiteve te kamufluar .
Nji mishmash ne kerkim te definicionit te vertet te Terrorizmit dhe
Tirane # Teherane . Ajo qe i bashkon te dy kryeqytetet ,jane pellitjet e autoparrlaneteve ne te njeten ore te dites. Nji miku im qe plas cigaren posht ne trotuar duke shoqeruar me sy efektin shperthimit te xixave teprej majes se ndezur te cigares shfryn ..terrorist ! Cfar ? Ah ,e kisha fjalen per ate shperndarje te zjarrit te cigarit ,perfytyrova per nji moment tritolin qe kohet e fundit ka terrorizuar shqiptaret . Kta jane vllazen musliman spjegon me nji te hedhur syt neveritshem nga autoparrlanti minares. Habia ne mimiken time nuk zgjati shume . C’kuptim do kishte ?! Rendesi kishte qe mesova dicka te re mbi autoparlanetet pellites te gjithe botes.
Dje berisha njoftoj mbare Boten antiislame ne fb demostrativ ; Jam krenar qe jame islamist !
Titan-teheran-Terrorizem-Tritol !!!! – Kush mendon se ktu do kishte dicka te ngjashme do kishte ..pffff..te drejt !
Ne sallen e parrlamentit sapo ka zen vend ne karrigen e tij berisha me shikimin te fiksuar diku perball drejtuar nji burri te gjate,duke e par me ato sy te skuq ..si nji shkarkim i Tensionit te Larte . Tritoli ne xhepa ne parrllament nuk i ndodhen .Sot tema e dites nuk eshte ai ,por “Ndikimi Viagres ne poltiken e Tritolit ” !
Jozi duke tentuar te zere vend humb ekujlibrin dhe bie ne prehrin e berishes . Ze gojen e saj me madhe me doren e majte nen te cilen fshihet nji buzeqeshje ironike dhe pyet ; Eshte ky Padfoni jot ne xhep poshte sorres teme ,apo Je Ti z.Tritol ? Idiote ,ligji mbi Viagren sdo funxionoj ,kam me e deshtu. Populli jasht irritohet ..islamistet e diplomuar ne xhamit klandestine shperthejn ne yyyyyxhyyymmm drejt Sirise ,te shfryjn terbimin e tyre .
OCMUT eshte Organizata e Cmitizimit te Ushtrise Terrorizmit .
I vetmi qe kjo organizate ka hasur ne qendrese te fort eshte kokeshkembi Skenderbeu.
Tritoli s’funxionoj si dhe pritej, s’arriti sensibilizimin e duhur .nete pagjume ,nerva te tendosura rreth mureve te skenderbeut.
CMUT-i perball Skenderbeut !
Ne krye te ushtrise si te vendosur perball mureve te Trojes se Lashte ,dy stradeget ,intelektualet e tritolit publicistikes me shpatat ne duar drejtuar drejt mureve te kalase.
Ne mengjes pa zbardh mire para ushtrise shfaqet si nga dheu nji Skenderbe Antik i ngjashem me berishen .Ushtria e CMUT-it e entuziasmuar para bustit cirret ; Vallahi Bilahi ky asht Skenderi verte sali,bi.
(Terrori eshte sot kudo , ne rruge , ne xhungel, ne parrlament , ne media , ne histori , ku te duash ti . Hej Ti CMUT, basta me ate pasion idiot . nqs s’ju pelqen kjo Histori , kto figura kombetare , ky heroi jane Kombetar Gergj Kastrioti Skenderbeu , largohuni nga ky vend i Shqiptareve ,se keshtu gjeni qetesin edhe ju edhe ne Shqiptaret .
Monstruoziteti islamik i sheshimit te vlerave ne kte vend vazhdon mjerisht te jet ne nivele te kenaqshme per ata qe s’ndihen Shqiptare ,pikerishte ata qe nen flamurin e CMUT-it terrorizojne kte shoqeri , ata te cilet duhet te largohen njiher e mire ose te heshtin pergjithmon ne kte vend perpara se te jete shume vone .)
Sa me shume te amplifikohet frika per narkotiket,krimin,terrorizmin etj aq me shume e kollajsisht kontrollohen njerezit.Dhe ‘terrorin’ e nje vrasjeje te ngadalshme e kryen media.Aresyet jane disa, por do theksoj vetem njeren qe hedh ‘tritolin’ e fsheh doren : Ata qe nxjerrin deklarimet, pergjimet,vjershat…rrugeve pa u bere gjykimet (sepse edhe masat e arrestit kane qene me dyer te mbyllura) !
Perpjekja e z.Vehbiu eshte shume e mire.Por si çdo gje e kesaj bote,edhe nje definicion(“terror-terrorizem”)nuk mund te shpjegohet teresisht me disa eksperienca individuale.Po mundohem ta shpjegoj pak ne lidhje me shembujt.Psh, ti vesh tritolin linjes nderkombetare te tensionit te larte nuk mund te klasifikohet atentat, por me shume gjasa terrorizem.Sepse krijon terror,pasiguri.Ne fakt,per sqarim publikut,ka disa rregulla nderkombetare mbi perdorimin e armeve,nuk e di nese jane azhornuar.Me duket njeri eshte Traktati i Gjeneves,ku na thuhej dikur se eshte e ndaluar te qellosh edhe gjate betejes,pra,ne lufte,nje person me kaliber mbi 12.5mm.Hedhja ne ere e nje makine me personin brenda mund te jete me qellim qerim hesapesh,por ama vepra klasifikohet terroriste,per nga natyra dhe konsekuencat qe mund te sjelle.Edhe dikush i ben atentat nje konkurenti,por pa dashje vret dhe ndonje apo disa kalimtare;vepra ne vetvete eshte terroriste,pasi ngjall pasiguri tek njerezit-mos dil jashte se ha ndonje plumb qorr!Qe gazetat japin alarm, eshte ne natyren e informacionit qe publiku terhiqet me shume nga kronika e zeze,sepse behet fjale per jete njeriu,apo jo?Ose,tek e fundit,nje njeri mund te terrorizoje edhe me nje draper apo me nje cfurk,si do thone gazetat: “Filani terrorizoi fqinjet me cfurk”(pra u rrezikoi jeten dhunshmerisht) apo te thoje, “Filani beri nje shaka te kripur me fqinjet”?Po keshtu edhe shembulli i Rames pa shoqerues apo i Berishes.Keta mund te dalin tere vitin pa shoqerues,por nese u ndodh ndopnje atentat, cili do ishte justifikimi apo edhe alibia?S’mund te justifikohen sherbimet e sigurise me nje ngritje supesh,po ashtu alibia se keshtu presidenti dukej me i natyrshem nuk u jep argument shoqeruesve qe ta lene zyrtarin vulnerabel ndaj nje sulmi hipotetik.Pastaj,masat kane nje perceptim imediat; kur policet nuk mbrojne dot nje funksionar te larte,merre me mend njerezit e zakonshem.Per mua definicioni “terror” eshte ndjesia e te qenit i pasigurte, nen nje rrezik real dhe te pakontrolluar.Nese shperthimet me bomba nen makinat qe ecnin ne mes te rrugeve dhe bulevardeve nuk quhen terror,une kam veshtiresi te kuptoj se çfare definicioni tjeter duhet zgjedhur.
Konceptet mund ti perkufizosh si te duash..e rendesishme eshte perceptimi sidomos prej shumices.Dikujt ulerimat e altoparlanteve maj minareve u japin kenaqesi..disa te tjere nervozohen..po keshtu edhe per krismat..po keshtu edhe tritolin qe disave u jep kenaqesine e çokollatave….
Kjo ndoshta varet nga shume arsye..nga qenia trim i çartun apo qenie me arsye..
-Kush ka frike nga krismat????
-Kush nuk ka frike nga krismat,kendej nga Adriani!
Un s’mendoj se shoqerise shqiptare do t’i interresonte shume ,mungesa e konceptit mbi Terrorin ,apo akoma me shume dilemave te x ,mbi definicionin e termit terror .( Alterrnativa qe con drejt qartesise termit s’kushton shume ,thjeshte nji klik ne google )
Shqiptaret se kan ate lux bla bla bla-je sot te merren me lajthitjet e x personi qe nuk cojne agjekundi .
Se fundi per ju Euro Maloku(nick interesant) ; Nqs per dike shashkat e hedhura ne mediat shqiptare do te dukeshin si krisma ,kjo ka te bej me nivelin dhe konceptin personal te njohurit te se vertetes. Tipi eshte sipas meje thjeshte nji thes me shashka ,i cili per inreci te se kaluares vazhdon te hedh shashka ne opinionin mediatik ,qe ne te vertet i pershtaten vetem nji grupimi te caktuar,por qe ne realitet ,si thote asigjo ksaj Bote ,ksaj shoqerie . Deri kur do vazhdoni me lojra te tilla “mani alt”