Kur të vrasin krushqit e largët

redaktor

Na gjakosën krushqit vëlla, hape televizorin, – më tha një miku im. Çfarë të shikoja, u tmerrova me tragjedinë në Paris dhe ndoqa ngjarjen gjithë natën. Libri i Luan Ramës, “Krushq të largët” që herët më ka bërë për vete, dhe e dini pse?

Qysh në vitin 1923 në hyrje të Këlcyrës kur Justin Godart do vizitonte jugun, ishte shkruar parrulla: Rroftë miqësia Shqiptaro-Franceze. Dora gjakatare barbare na vrau e gjakosi krushqit e largët tani në periudhën e demokracisë. Në Orlean të Francës në një rrugë të qytetit edhe sot mund të lexosh “Udha e Shqiptarëve”, Passage del Albanaise. Po cilët shqiptarë kanë qenë aty?

Dihet lidhja e anzhuinëve me shqiptarët qysh në shek. 13. Po edhe Obelisku i Mehmet Aliut në sheshin e kokave të prera në Konkord. Lidhja me Francën është më shumë se tradicionale. Ne e duam Italinë e Gjermaninë edhe Amerikën, por krushq të largët e miq shtëpie kemi francezët. Se aty rrezaton kultura dhe arti i njerëzimit i Inva Mulës, Papavramit, Kadaresë, Leon Reit, Godartit, Isadora Dunkanit, Tefta Tashkos, Sadik Kacelit etj etj.

Prandaj dhe buqeten me lule e vendosa te dera e ambasadës Franceze në nder të gjakut të derdhur të krushqëve tanë të paharruar.

 

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *