Një turist nga Britania shkruante kështu në komentin e tij në TripAdvisor për një nga hotelet përgjatë bregdetit të Vlorës: “E gjeta hotelin teksa udhëtoja me familjen nga Tirana në Vlorë. U impresionova nga pamja që kishte ndaj vendosa të qëndroja katër ditë. Natën e parë konstatova se ishte shumë zhurmë. Mund të dëgjoje edhe muzikën që vinte nga çdo makinë që kalonte aty pranë. Na u desh të mbanim derën e ballkonit hapur, sepse ajri i kondicionuar nuk punonte. Kemi një fëmijë të vogël dyvjeçar dhe mund ta imagjinoni se çfarë tmerri ishte. Mëngjesi na u servir i ftohtë. Në kthim i kërkuam stafit që të rregullonte kondicionerin dhe teksa u kthyem në dhomë gjetëm dyshekun e lagur nga uji, i kërkova që ta ndërronin menjëherë. Pronari i hotelit na kërkoi të paguanim për dëmin, pasi e kishim lënë kondicionerin hapur. Por, ajo që na mërziti më shumë ishte fakti se ai donte që ne të paguanim 20 euro pasi bëmë daljen nga dhoma me dy orë vonesë. Ishte e pabesueshme. Bëmë gati valixhet dhe ikëm nga hoteli. Gjetëm një tjetër me çmime më të arsyeshme dhe shumë herë më të mirë. Njerëzit punojnë fort për disa ditë pushime dhe nuk meritojnë të trajtohen kështu. E meqë ra fjala, në atë hotel nata ishte 80 euro”. Ndoshta kjo nuk është gjithë tabloja për turizmin në vendin tonë, por që shumica është kështu, kjo tashmë nuk ka më diskutim. Tregtarët tanë kërkojnë që të gjithë fitimet e vitit t’i bëjnë për dy muajt e verës.

mos i shkoni me !
Ne daten 1 GUSHT te gjitha cmimet gati dyfishohen, atehere vijne shumica e emigranteve.Kultur ne sherbim e sjellje nuk kane fare, jane pothuaj te gjithe femije ata qe bejne kamariere, ku me i rrituri nuk shkon me shume se 16 vjec.Ku te ankohesh, pronari eshte me ijnorant se kamarieri.