Kur teshtijmë ndalon zemra?!

Elena Tase

Teshtima konsiderohet si një mekanizëm mbrojtës. Është një sjellje instiktive që shërben për të pastruar hundët nga pluhuri dhe mbeturinat.

Po çfarë lidhje ka kjo me ndalimin e zemrës?

Të gjitha studimet takohen në një ide të vetme: Duke thënë “shëndet” kemi mbrojtur njeriun që teshtin nga “vdekja e mundshme”, pasi në këtë çast zemra ndalon.

Ky është një mit që në thelb ka diçka të vërtetë. Mendoni pak për pozicionin e zemrës në trupin tonë, afër krahërorit dhe mushkërive. Frymëmarrja e thellë (ajo para teshtimës) aktivizon një nerv të gjatë  të quajtur “vagus” (nervi që lidh trurin me trupin).

Përveç përgjegjësive të tjera, ky nerv i çon zemrës sinjale të veprojë më ngadalë. Prandaj, në disa njerëz frymëmarrja para teshtimës aktivizon këtë nerv i cili bën që zemra të mos rrahë normalisht.

e.t./dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *