Gënjen në fushata
Ndonjë çikë njeriu,
Po askush s’gënjen
Sa gënjen Saliu.
Gjer në pesë mitingje
I bën pa ndërprerë,
Ky brenda një dite
Gënjen një mijë herë.
Gjithë ç’i vjen në mendje
Shumëzon me dy,
Trefish, katërfish,
Tjetër gjë nuk di.
Të tjera thotë Sala,
Ne të tjera dimë,
Se ka dyfishuar
Vetëm varfërinë.
Thotë ç’i shkrep në kokë,
S’terezit as tonin,
Po ka shumëfishuar
Vetëm korrupsionin.
Gënjen pa pushuar,
Sa huton njerinë,
Ka qindrafishuar
Vetëm kusarinë.
Po një të vërtetë
Nuk e tha dot kurrë,
Thotë njeriu i shkretë:
“Sa gënjen ky burrë!”
Në këto mashtrime
U bë kryemjeshtër,
Kur themi “Berisha”,
Nënkuptojmë “Gënjeshtër”.
Mund të bësh diçka,
O ti që ke sharë,
Po s’të vlen asgjë
Se ke vrarë shqiptarë.
Kur të shoh të qeshur,
Sa nuk ulëras,
Vetëm faqezinjtë
Të ndjekin nga pas.
Vetëm faqezinjtë
Që hanë “karamele”
Nga kjo qeveri
Ultra-kriminele.
Shkruar kur Saliu qe kryeministër
O të ikë populli,
O të ikë Saliu!
Para syve tanë
Gjithë kjo maskaradë,
Tani opozita
Është vetëm fasadë!
Është një fasadë
E bishës Sali,
Për të thënë se jemi
Në demokraci!
Tani opozita
Të nisë nga fillimi,
Të mos ketë me shtetin
Asnjë pikë takimi!
Tani do gjëmojë
Sërish kënga ime,
Është kohë për revoltë,
Jo për bisedime!
Është kohë për revoltë,
Sot më shumë se kurrë,
Kohë për të rrëzuar
Këtë diktaturë!
Se kur qeveria
Bën të tilla punë,
Ne kemi të drejtë
Ta hedhim me dhunë!
Kjo emrin e ka
Revoltë popullore,
Dhuna kundër dhunës
Është krejt ligjore!
Këtu është e kotë
Zgjedhje të kërkohen,
Do gjendet një formë
Të manipulohen!
Kur pushteti rri
Me kamxhik në dorë,
Populli i merr
Fatet vetë në dorë!
Këto fjalë s’lëvizin
As nga gjyle e topit,
Veç populli ka
Të drejtën e Zotit!
Ka vetëm një rrugë
Tashmë ky vendziu:
“O të ikë ky popull,
O të ikë Saliu!”
Kjo s’është luftë e fundit
Që vendin e griu,
Populli nuk ikën,
Ndaj do ikë Saliu!

Historia ka treguar se poetet jane me te efektshem se nje Ushtri.Vargjet e Arben Dukes,kur diktatori Sali vidhte dhe vriste,,frymezuan popullin per ta rrezuar regjimin kleptokrat te Saliut me nje miljon shuplaka.
Akoma me prallat me salinj ti mër demo bdalli me llagap fallco?
Genjen ne fushate,
ndonje cike njeriu,
por kampioni i Rrenes,
eshte ketu ky Ramiu,
para 8 vitesh,
u shqye e tha
“Shendetesi falas”
a ju kujtohet pra?
po dhe 300 mije vende,
pune kudo premtoi
krye-rrenacak Rama,
ky katran me boj,
taksat do ti ulim,
por ato na i shtoi
varferia anembane,
vendin na mbuloi,
dil e shih fukarallekun
neper kete Shqiperi,
or ti Duka Trapi,
pastaj na rrefe Sali !
NE ZEROT MAKIAVELISTE
Shoku komunist Arben Duka! Dakort që ke shkruar kundër Saliut gjatë kohës që ai ishte në pushtet si kryeministër. Pra, ke qënë një opozitar ”i thekur”, dhe të jesh opozitar kundër një autokrati, një regjimi apo një diktatoruci (quaje si të duash), është për t’u duartrokitur. Por, qëllimi pse e bën këtë gjë, është thelbi, përmbajtja e formës së kundërshtisë. Aty qëndron e vërteta. E në fakt, për të vërtetën duhet të luftojmë të gjithë, që ajo mos të mbetet asnjëherë në errësirë, se përndryshe do jemi gjithmonë në dorë të maskarenjve. Cila do ishte forma më fisnike e kundërshtisë, e rebelimit ndaj një autokrati, apo edhe qoftë ndaj një problemi të caktuar? Sigurisht arti! E ku ka më bukur! Me vargje e poezi akoma më bukur! Sepse, në përgjithësi, diktatori nuk e do artistin apo poetin që i thotë të vërtetën dhe e kritikon. E sidomos duke qënë në Shqipëri, në një ”xhungël” ku peshku i madh e ha të voglin se nuk ka kush vë drejtësi mes tyre, atëherë diktatori do bëjë çmos që artistit apo poetit t’ja bëjë jetën sa më të vështirë, në mënyrë që të qepë gojën, sepse në autokraci, diktatoruci kujton se liria është dhuratë vetëm prej tij, përndryshe ai mund të të heqë punën, bukën e gojës, e kështu edhe dinjitetin, dhe ose do nënshtrohesh, ose do emigrosh jashtë shtetit. Në diktaturën Enveriane, poetët kundër regjimit dënoheshin edhe me varje, kurse sot në demokraturë të varin lakun duke të kërcënuar nevojat. Kjo sot është më poshtëruese, sepse regjimi tenton të të heqë dinjitetin ”duke të vrarë me pambuk”. Sigurisht, poeti i vërtetë duhet të jetë një shpirt i lirë i pavarur nga asnjë autokrat apo diktator. Por, a kishe ti Arben një qëllim madhor pse kundërshtoje Berishën? Nëse më thua që nuk duron dot padrejtësinë dhe diktaturën, do isha shumë dakort me ty, dhe të mbèshtes, veçse nuk është kështu, sepse dihet që ti je adhurues i diktatorëve, i Enverit, e sot edhe i Ramës, madje Ramën e quan diellin e vatrave shqiptare, e krahason me shqiponjën. Unë nuk dua të besoj se je budalla, por je thjesht një frikacak i frustruar. Dhe vargjet që bëre pasi doli Berisha ”Non Grata”, ku i thoje që do shkosh në burg, do jesh bashkë me Metën etj, tregonin një gjendje tënde ekstaze (shpresoj jo nga pija e tepërt) prej inatçiu kundër Berishës, sikur kishte një inat personal. Se dihet që ”non grata” që SHBA i dha Berishës fiks pas rezultatit të zgjedhjeve, nuk ishte për ta futur në burg, por ishte thjesht goditje për opozitën që mos të ngrihet në protesta mqs u kuptua që zgjedhjet janë blerë e manipuluar, dhe ata e dinë që si funksionon meritokracia dhe zënia e punëve e militantizmi në Shqipëri, dhe opozitarët nuk mund të rrinë 12 vite të shtypur e papunë. Pra, zgjedhjet 2021 ishin fiks si thoshte Rama dikur, modeli i njehsimit të pushtetit me shtetin për paranë dhe riciklimi i pushtetit përmes shtetit dhe parasë. E kështu, lamtumirë për kushedi sa vjet demokraci e shteti i së drejtës, lamutmirë liri e barazi të të gjitheve para ligjit, lamtumirë padyshim liri e votës. Si rrjedhim, o Arben, duke bërë ”avokatin” e regjimit Rama, ty të del në pah qëllimi, që në fakt, nuk është se kundërshton autokracitë, përkundrazi i adhuron, por ndoshta autokracia e doktorit nuk të afroi ndonjë post apo mbështetje kurse Rama po, por me kushtin që t’i shërbesh atij, se përndryshe ai të flak tutje, siç ka flakur edhe shumë besnikë të tij deri më sot. Ti e di shumë mirë dhe prandaj e mburr me lavde deri në adhurim, si të ishte Perëndi. Pra, pa partinë, ti Dukë nuk do ishe asgjë, se ajo të jep mbrojtje dhe vetëm liri që të tallesh me kundërshtarin politik, por jo me ”diellin e partisë. Liria jote nuk buron nga e vërteta. Adhurimi që ke ndaj Ramës është thjesht frikë. Adhuron ”Perëndinë” Rama që të jesh i mbrojtur nga ”Djalli” Sali. E kështu i jep ekzistencës dhe punës tënde një kuptim dekorativ, ke një kënd vjershëtari këtu te Dita, që e përdor vetëm për të bërë opozitën e opozitës, që një poet s’do e bënte kurrë, sepse sado e keqe qoftë një opozitë, ajo është garancia për të pasur sadopak demokraci, sado pak balancë dhe liri mendimi, shprehje etj. Prandaj, poeti i vërtetë i bie regjimit, jo opozitës së regjimit. Sigurisht do e kritikosh dhe opozitën. Regjimi goditet sa është në pushtet, dhe jo pas vaftit siç bën SHBA, e aq më pak kur autokrati Rama sapo ka blerë dhe manipuluar zgjedhjet duke përdorur shtetin dhe paranë, dhe akoma më keq, duke përdorur fuksat e patronazhimit. Për patronazhimin SHBA hesht paturpësisht, gjë që e bën të pabesueshme që do demokracinë në Shqipëri. E në fakt, SHBA nuk i plas fare për demokracinë jashtë SHBA. Ajo shikon thjesht interesat e veta, dhe duke parë që një pjesë e shqiptarëve janë idiotë që shesin votën dhe nuk e kuptojnë të vërtetën apo nuk e duan atë, atëherë thonë që ky popull meriton të qeveriset nga kriminelë, hajdutë e maskarenj, qofshin këta edhe autokratë apo diktatorucë. Kështu bënin edhe me Saliun dikur, kur e quanin burrë shteti. Por, një gjë duhet patur parasysh, Luli është vegël e Saliut kurse Rama e Sorosit. Por Rama e ka ”vrarë” politikisht Nanon, madje ka ”vrarë” moralisht edhe të atin biologjik, Kristaqin, kur tha se i biri ishte në fakt i të atit. Dhe, unë e besoj që ishte e vërtetë kjo gjë, përndryshe Rama do ishte thjesht një i pervers i çmendur. Në këtë rast Rama nuk është i tillë, se e di marrëdhënien që ka pasur me të shoqen dhe tanimë mjafton të bësh një analizë ADN dhe e vërteta del në shesh, analizë që Rama nuk do e bëjë dot kurrë, sidomos tani që është në pushtet. Por, atëherë pati guximin të thoshte të vërtetën për familjen e tij. Rama është po ai që prishi teatrin kombëtar, natën, tamam si një kusar shkatërrimtar dhe hajdut lavdie, si shkatërrues i kujtesës dhe vlerave artistike që përmbante TK. Përveç interesave ekonomike okulte për atë se çfarë do ndërtohet më pas atje, me prishjen e TK, ai donte të tregonte se mos arsyeja e forcës është më e fortë se forca e arsyes dhe fjalës, dhe kështu forma mbizotëron mbi përmbajtjen, gënjeshtra mbi të vërtetën. Ramsesi nuk e do artin, dhe nuk do ta dojë kurrë sepse ai është askushi në pikturë dhe nuk çau dot, dhe nga ky frustim ai shkatërron gjithshka për të plotësuar nevojën e megalomanisë së tij, pra që nuk është Edi që s’bënte, por arti që nuk funksionon dhe duhet bërë nga e para sipas vizionit të tij, duhet të fillojë nga zero, sikur ky të jetë Krishti, sepse e vërteta nuk ndryshon kurse arti i gënjeshtërt, PO. Prandaj o A.Duka komunisti, ti je thjesht një zero me bisht që duhesh për të rritur vlerën e Ramsesit që hiqet si njësh, por që në fakt është një gënjeshtër e madhe! Prandaj o vjershëtar, ti flet me ”NE”, sepse ju zerot e partisë keni ”fuqi” vetëm duke qënë të gjithë bashkë, gënjeshtarë të ngritur në fuqi, në pushtet. Kuptohet, fuqi kundër një bande tjetër gënjeshtarësht, por jo kundër të vërtetës që është vetëm një. Sa më shumë të ngriheni në fuqi, e sa më shumë errësirë të bëni, aq më pranë do jeni drejt rrënimit të pushtetit tuaj dhe daljes të së vërtetës. SUKSESE NË JETË!
Kur themi Saliu, kemi thene nje mut te madh me ere, qe ka qelbur tërë Shqiperine , nga Shkodra ne Sarande per keto 30 vjet. Shkonte treni nga Shkodra ne Vlore e Pogradec. Ky merhumi ne vend ta çonte trenit edhe ne verilindje, Tepelene, Sarande, e zhduku fare transportin hekurudhor dhe shinat i shiti per skrap.