Kur thirrja 111 të shkakton edhe vdekjen!

Saimir Lleshi

Shërbimet e urgjencës kanë gabime të shumta në të gjithë botën.

Në Britani, një qendër urgjence nuk iu përgjigj në kohë një gruaje, ku fëmija i saj ishte i sëmurë rëndë.

Imazhit e orarit të punës të qendrës “NHS”, sipas Daily Mail, janë një turp. Punonjësit e shërbimit janë duke fjetur nëpër tavolina dhe shpesh nuk u përgjigjen telefonatave.

Sipas gazetës, ata nuk janë në gjendje për të dëgjuar thirrjet për “jetë a vdekje” të pacientëve.

Fotot ku punonjësit shihen duke fjetur janë marrë në të njëjtën qendër kur një nënë kishte kryer një telefonatë për foshnjën e saj, e cila ishte i sëmurë rëndë. Fëmija William Mead humbi jetën.

Nëna Sarah Hayes tregon se “kishte ngritur shqetësime në mënyrë të përsëritur” për anëtarë të stafit, por asnjëherë nuk ishin marrë masa pezullimi.

Ajo gjithashtu thotë se dështimet në shërbim të linjës 111 kanë kontribuar në vdekjen e William, duke shtuar se qendra shpesh është e zhytur në kaos. /Dita/

30E9D00800000578-0-image-m-6_1455490600308 30E9CFB900000578-0-image-m-4_1455490569192

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *