Vargje të nënshkruara,
Nga Koli J. Dano
Goja jote pellg helmi
Tek Njuz Njëzetë e katër,
Bashkë me ty një gjak kemi,
Dhe na ngroh e njëjta vatër!
Po të lutem: Fale Zot!
Se nuk di çfarë flet,
s’kam dëgjuar gjer më sot,
Të “hajë” Shqipja zogjt’ e vet!
Në ekran s’të munguan,
ISIS e harkëtarët,
Ashtu, siç fole ti,
Nuk flasin as barbarët!
Atë gojë s’e shplajnë shirat,
Gjuhë gjarpri-gjemb murrizi,
Volle helm për “qelbësirat”,
Kur ti qenke vetë gjirizi!
Po të flas si burri-burrit,
S’mund të jesh kuq e zi,
Kur fshihesh pas flamurit,
Edhe NËNËS SHQIPËRI!
