Tradhtia kushton shtrenjtë

anazapta

Gjithnjë e më i madh është numri i çifteve të Hollivudit, të cilët nënshkruajnë kontrata të martesës, të cilat kanë të bëjnë me seksin, peshën trupore dhe tradhtinë, thonë avokatët amerikanë. “Sot njerëzit duan të diktojnë mënyrën e jetesës në martesë”, thotë avokati nga Nju Jorku, Robert Volak, duke marrë si shembull Priscilla Chang, bashkëshorten e Mark Zuckerberg-ut, pronari i Facebook-ut, e cila në kontratën e martesës ka kërkuar që minimalisht një natë në javë, ai t’i përkushtohet asaj.

Për tradhtinë parashikohet gjoba në para. Në këtë aspekt këmbëngulin figurat e famshme publike, si Catherina Zeta-Jones, e cila kërkon 1 milion dollarë nëse e tradhton bashkëshorti Michael Douglas, ndërsa Jessica Biel kërkon 500 mijë dollarë në rast të tradhtisë së burrit të saj, Justin Timberlake. “Justin e di mirë se nëse vendos ta tradhtojë Jesssica-n me ndonjë femër tjetër, atëherë dënimi që do ta marrë është 500 mijë dollarë. Kjo thuhet qartë në kontratën e tyre paramartesore”, ka thënë Volak.

Ish-I varuri nga droga, Keith Urban, nuk do të marrë asnjë cent nga pasuria e gruas së tij e famshme, Nicole Kidman, nëse ai sërish përdor drogë. Qëllimi i kontratave të tilla, sipas ekspertëve, është që më shumë të parandalohet, se sa të gjobitet. Por nuk janë vetëm këto kërkesat në kontratat paramartesore. Ndër marrëveshjet e tjera që realizojnë yjet para se të lidhin kurorë, është edhe mbajtja e peshës trupore në parametra normalë, që të bëjnë seks së paku njëherë në javë si dhe të kalojnë një pjesë të kohës pa televizor, telefon mobil apo internet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *