Ata që vuajnë nga anoreksia janë njerëz të mashtruar nga pasqyra. Fotot si kjo e mësipërmja nuk janë thjesht një trillim, por kanë baza shkencore. Sipas një studimi të kryer nga Boris Sukan, neurolog dhe profesor në Universitetin Ruhr, në Bochum (Afrikë e Jugut), ata që vuajnë nga anoreksia shohin në pasqyrë një person të shëndoshë, edhe nëse realisht mund të jenë kockë e lëkurë. Arsyeja është pikërisht zona e trurit që është përgjegjëse për perceptimin, e cila nuk funksionon normalisht. Për këtë, perceptimi për veten kur anoreksikët shihen në pasqyrë është i shtrembëruar.