Kur u krijua Bibloteka Kombëtare?

Nela

Bibloteka Kombëtare u krijua në vitin 1922 me 3000 vëllime.

Drejtori i parë i saj ishte atdhetari Sotir Kolea.

Më 1965 kaloi në mjediset e ndërtesës së re të Pallatit të Kulturës.

Sot ka 850 mijë vëllime.

Fondi i albanologjisë është më i pasuri në botë.

Bibloteka Kombëtare mbledh dhe ruan të gjitha botimet shqip.

Që nga viti 1948, me vendim të posaçëm shtypshkronjat e vendit dërgojnë kopje të çdo botimi të tyre.

Aty ruhen fondet e dorëshkrimeve, të disertacioneve, të gjithë literaturës së huaj për Shqipërinë, të ballkanologjisë, të hartave, të standarteve kombëtare e ndërkombëtare etj.

Bibloteka Kombëtare është qendër kryesore bibliografike dhe e metodikës biblotekare dhe njëkohësisht qendër studimore shkencore.

n.s. / dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *