Termi genocid nuk ka ekzistuar para vitit 1944.
Në këtë vit një avokat polak me origjinë hebreje i quajtur Raphael Lemkin (1900-1959) e përdori termin për herë të parë për të përshkruar vrasjet masive nga ana e nazistëve.
Termi është një kombinim i fjalës “geno” me prejardhje nga greqishtja e vjetër (racë) dhe fjalës latine “cide” (të vrasësh).
Si përkufizim ligjor gjenocidi është shfarosja e plotë ose e pjesshme e grupeve të veçanta të popullsisë për motive raciale, etnike etj. me anë mjetesh e mënyrash të ndryshme si vrasjet, dëmtimet e rënda trupore ose mendore të anëtarëve të grupeve, vënia e tyre me qëllim në kushte të tilla jetese që shkaktojnë shkatërrimin fizik të plotë ose të pjesshëm, marrja e masave që kanë si qëllim ndalimin e lindjeve në gjirin e tyre etj.
b.m. / dita

Lemkin, qe ishte cifut, e krijoi kete fjale per te pershkruar masakrat e bera nga turqit ndaj armeneve dhe per te parandaluar Holokaustin.
Ju thoni qe eshte me prejardhje nga greqishtja e vjeter? Geno-rrace?Po Geni???Ne shqip kemi fjalen “geni”, “genet”. Ah po harrova, ç`do gje ka lidhje me greqishten e vjeter!!! Epo ja, qe greqishtja e vjeter, ka lidhje me shqipen. Kete nuk duhet ta harroni ju qe mblidhni informacione!