Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Si mund të punojë Rilindja me një administratë anadollake që la pas Berisha? Pjesa më e madhe e tyre janë jo vetëm me diploma false, por edhe injorantë e të pabesë. Qëllimi i tyre është të sabotojnë punën në administratë dhe t’i japin informacione Berishës. Për këtë ulërin Berisha me “gojën e ujkut”, bashkë me çakallin Lul Basha. Pse të ketë frikë qeveria Rama të pastrojë administratën nga të paaftët dhe maskarenjtë e PD-së? Shqipëria mund të shkojë përpara vetëm me njerëz të aftë. Boll shinë këto shushunja tetë vjet në pushtet kur të tjerët endeshin rrugëve. Berisha ulërin se deputetët e PS-së po bëjnë drejtorë të afërmit, krushqit, dhëndurët etj. Po harroi klani i Berishës se cilët punësoi në administratën e tij dhe cilët i hoqi për motive politike? Një milion shqiptarë votuan Rilindjen dhe Rilindja duhet t’u thotë “siktir” atyre që la pas Berisha.
