Nga Leonard Veizi
Dashamirësit e tij thonë se ai është orator i lindur dhe ku nuk i shkon mendja për të nxjerrë një batutë të re, të padëgjuar e fort të qëlluar. Kundërshtarët gjithashtu e aprovojnë pa zë një gjë të tillë. Përjashtohen vetëm asnjanësit, ose ata që abstenojnë. Por ne jemi popull politik dhe nuk lëmë rast pa e dhënë një mendim, jo vetëm për kreun e shtëpisë tonë, por dhe për burrat e botës.
Në hulumtimet e herëpashershme brenda fjalorëve të gjuhës shqipe te këta të rinjtë me nga 40 mijë fjalë dhe ata të vjetrit me më pak se kaq, gjetja e tij e radhës ishte fjala “kazan”.
Eureka!
Përdoret rëndom kjo fjalë kur flitet për kazanin me groshë të ushtarëve apo kazanët që zienin të linjtat e pista. Por kryeministri ynë e përdor me marifet për të simbolizuar gjithçka ka të bëjë me median, gazetarët, redaksitë e punën e tyre që ose transmetohet në letër ose në ekranet e televizorëve: pra sipas tij kemi të bëjmë me një “kazan mediatik”.
Edhe qëndron. Duhen bërë analiza për këtë çështje. Por analistët i kemi lënë në panel të merren me probleme pak më të rëndësishme se kjo.
“Kazan mediatik”
Tani ç’është e vërteta, fjalën “kazan” mund ta marrësh dhe për fyerje. Fjala vjen, ata që kanë qejf alkoolin ndihen akoma më të fyer, sepse ballin e kazanit të rakisë e duan për konsum me opingë. Ndërsa kryeministri e fut në hulli të tjera, ua deformon.
Kur kjo batutë u hodh fillimisht, ç’është e vërteta u mor ca me sportivitet, pak me humor, dhe jo në pak raste duke i dhënë të drejtë “atij të gjatit”. Se duhet gjetur gjithmonë një tabelë për qitje, ndryshe nuk dihet nga të shkojnë fishekët. Media i ka fajet. Ore, troç fare, gazetarët, se ata gënjejnë mëngjes, drekë, darkë. Ose meqë ra fjala: Çfarë bëjmë ne mëngjes, drekë, darkë…?
Do kalojë dhe kjo, menduam. Dhe hapëm veshët për të dëgjuar batutën që do të mund ta varroste çështjen e kazanit.
Por jo… kryeministri e bëri ca si të rrugës. “Kazan” këtu e “kazan atje”. S’kishte të ndaluar çështja mbi kazanin, nuk shteronte për qamet. Jep e merr e “kazani mediatik” në mes. Refren gati i përditshëm. “Kazani mediatik”, ai e ka fajin për dështimet në qeveri, për protestën e studentëve, për rrëmujat e Astirit, për dokumentet e Unazës së Re, madje dhe për Vettingun.
Kryeministri është duke i ra fort “kazanit”, me shpresën e pashuar që do të ndihet o nga “tepsia” o nga “tenxherja”. Se në inventarin e enëve të kuzhinës ka dhe disa instrumente të tjerë që ende nuk na kanë dalë në skenë.
Po pse e ka kapur kryeministri me institucionin mediatik?
Ca e ca thonë që Rama është pikërisht produkt “kazani”, pra produkt mediatik. Ka shkruar dikur komente e fejtone, dhe thonë se reçensat i bënte mirë. Po diku iu fut politikës dhe pasioni i mbeti në mes i pashprehur.
Tanimë është kryeministër. Ka në dorë buxhetin e shtetit. Por kjo është një gjë e pavlerë. Tek e fundit, ekonomia nuk është pasioni i tij.
Çështja qëndron tek ata të lajmeve. Dhe zakonisht lufta brenda llojit është ajo që e ka marrë në qafë njerëzimin.
Rama Kryeministër, edhe pse i pari i fshatit, duket se vazhdon ta shikojë me zili kazanin dhe punëtorët që trazojnë dynjanë, ata që sipas tij e mbushin kazanin rrafsh ose me fasule pllaqi, ose me ndërresa të pëgëra.
E me sa duket edhe pse ka më shumë se 5 vite në krye të qeverisë, në fund të fundit Rama ende nuk po e ndan dot veten si njeri politik, nga punëtori mediatik.
Vite më parë, kur u përplas me Nanon, thërriti gazetarët që në atë kohë ende nuk ishin bërë pjesë e setit të kuzhinës, dhe u tha atyre se Tosi ishte bërë si Robert Çamçakizi që vinte vërdallë nëpër kantier pa zënë punë me dorë. Dhe media e papërtuar e transmetoi batutën e tij të radhës, që këtë herë çuditërisht nuk ishte më për Doktorin por për Profesorin, shefin e Partisë ku Rama ende nuk aderonte.
Sot Rama thërret mediat për të shpërndarë batutat e tij, dhe si gjithmonë në fund u kujton se edhe pse punëtorë të devotshëm, sërish mbeten pjesë e sistemit të “kazanit”.
Mjerë gazetarët.
Se gazetarët u dashkan kur do të hedhësh romuze, kur kërkon t’i biesh defit te orkestra filarmonike, kur do t’ia marrësh në kthesë propagandistit më të mirë të fshatit e të dukesh burrë i zgjuar. Se mund të flasësh edhe me veten, apo para pasqyrës, por s’të dëgjon kush. Ndaj duhet kazani, që të përçojë “fjalën dhe mendimin e lirë”. Pra “kazani” mund të përdoret edhe si portovoç kur ta do puna. Po përsëri “kazan” mbetet.
Lëmsh muhabeti.
Pakënaqësi e madhe ndaj pushtetit të katërt.
Se pushtetet janë pushtete, por kur je në fund të rreshtit mund të dalësh dhe tepër… Sidomos kur i bën bllok demagogjisë.
Atëherë fillon avazi.
E si padashur kryeministri bën dhe kryeredaktorin, duke orientuar se ku është lajmi dhe çfarë është e vlefshme për t’u transmetuar.
Habi e madhe.
Ky të jep dhe mend…
Por sikur t’i japim dhe ne një këshillë. Them “ne” duke konsideruar se ka dhe të tjerë që mendojnë tëpkë si unë…
Rama bën mirë të lejë “kazanin” mediatik të bëjë punën, ndërsa ai vetë të merret me tepsinë e qeverisë, të kësaj të resë dhe të asaj të vjetrës që i preu triskat, se me sa duket lugët nuk kanë më vlerë, dhe po përdoren duart për të marrë ç’të munden. Këtë nuk e them unë, e thotë “kazani”. E thonë dhe kazanët e tjerë, me të cilët na ndan kufiri, domethënë “kazanët ndërkombëtarë”.
Dhe pasi ta këtë përfunduar me nder ciklin si administrator i shtetit, ish-kryeministri, mund të aplikojë për një vend pune si kryeredaktor, a drejtor nëse e mban më lart pazarin, e të shprehi deri në fund pasionin e tij të pashteruar në artin e të shkruarit.

Nga anet tona njeriut qe fliste vend e pa vend duke share,tallur e perbuzur te gjithe njerezit e tjere,pavaresisht se nuk kishte te drejte,ne i kishim vene nofken “LLAPAQEN”! dhe kur aio vazhdonte ne te tijen ia thellonim prekufizimin duke e quajtur “QEN bir QENI”!
Do thoni ju se qeni eshte kafsha me besnike e njeriut,pra nuk eshte normale qe atre ta perbuzim kaq shume!
E po deri atehere qenin kishin gjetur pleqte tane ,se cdo shtepi kishte nga nje qen,ndersa ndryshe do ishte pounba po te kishim vetrem nje QEN per tre gjithe fshatin,se do detyrohgeshim ta pergezonim,ta ushqenim etj te gjithe e nuk do ta shanim!
Po llapaqeni yne,pa emer do rrinte?
Do t’i gjenim ndonje thagme trjeter te per afert me bemat e tij te shumta!
Kujdes Leonard kur i drejtohesh tjetrit si hau hiu!
Te pakten Leonardi e merr guximin dhe ve emrin e vete mbi shkrim, po ti o llapaqen qe fshihesh pas pseudonimit.
Mire une qe fshihem pas pseudonimit,po ti si “QEN”,qe je pse fshihesh pas koqeve te qenit te llapes?
Une quhem Nusret Shabani,po ti si quhesh o QEN e biri qenit?
Mire une qe fshihem pas pseudonimit,po ti si “QEN”,qe je pse fshihesh pas koqeve te qenit te llapes?
Une quhem Nusret Shabani,po ti si quhesh o QEN e biri qenit?
PS:
Nuk aludoj ne komentin tim per gazetarin e nderuar Leonard Veizi dhe ne se dikush nuk e ka kuptuar alegorine time te vertete,i kerkoj ndjese!
Rama eshte fatkeqesia e jone ,se i besuam jeten duke shporrur antishqiptarin e urryer Sali Berisha,por ai ka punuar si pushtues!
Për Ramën e ke fjalën?
Ai po që është qen e llapaqen.
Nardi, kesaj rradhe i ke ra pikes, po i ke ra tamam. Ky rrypi e perdor kryeministerllekun tamam per te popullarizuar ato “batutat” e veta qe sa vjen e tingellojne me bajate dhe demonstrojne qe ky edhe pse kryeminister nuk i dahet shpirti nga kazani i llogjeve.
Nga anet tona njeriut qe fliste vend e pa vend duke share,tallur e perbuzur te gjithe njerezit e tjere,pavaresisht se nuk kishte te drejte,ne i kishim vene nofken “LLAPAQEN”! dhe kur aio vazhdonte ne te tijen ia thellonim prekufizimin duke e quajtur “QEN bir QENI”!
Do thoni ju se qeni eshte kafsha me besnike e njeriut,pra nuk eshte normale qe atre ta perbuzim kaq shume!
E po deri atehere qenin kishin gjetur pleqte tane ,se cdo shtepi kishte nga nje qen,ndersa ndryshe do ishte pounba po te kishim vetrem nje QEN per tre gjithe fshatin,se do detyrohgeshim ta pergezonim,ta ushqenim etj te gjithe e nuk do ta shanim!
Po llapaqeni yne,pa emer do rrinte?
Do t’i gjenim ndonje thagme tjeter te per afert me bemat e tij te shumta!
Kujdes Leonard kur i drejtohesh tjetrit si hau hiu!
Se kohet e fundit nuk pi uje me ajo thenia e popullit qe “Qeni qe leh nuk te kafshon”!
Te shqyen e te ben copa copa!
PO CFARE DI TE BEJE SAGLLAM EDI RAMA PERVESE TE LESHOJE BATUTA, OFEZA DHE FYERJE?
njashtu:
Sic verpoi si nje rezil me Presidentin Trump kur e shau me liber shpie nga CNN me urdher nga punedhenesi dhe financuesi i tij, George Soros?
CFARE DI TE BEJE TJETER EDI RAMA?
kur:
Nuk ka asnje dipllome dhe arsim per te drejtuar shtetin tone fatkeq,
njesoj:
SI ENVERI.
Te mediat shqiptare nuk ka gazetar dhe gazetari ka mafioz të paguar që cenojnë edhe të drejtat e njeriut përjashto një të arsyrshëm
nje analize e shkelqyer,
ku del haptas se Rama nuk ka problem me kazanin mediatik, ose propaganden staliniste qe ai e ushqen ate cdo dite! jo! Rama ka problem me kazanin mediatik sa here qe ne te nuk ziejne groshet e tij te kuqe qe kullojne gjak dhe mashtrime terrorizuese dhe idiotizuese
i nderuar L. Veizi
Ju lutem ndiqni kete interviste nga “balli kazanit” ku i biri tij ka 300 pale kepuce..helikopter personal..makina 200 mije euroshe…dhe ti na tregon perralla me Rama
Gazetari italian Enrico Lucci shoqëruar nga një kamera dhe një mikrofon, për materialin “Si jetojnë milionerët shqiptar”, në programin “Nemo” në “Rai 2”. Për të treguar ndryshimin e madh që ka pësuar Shqipëria e varfër e viteve 90′, gazetari shkoi mik në shtëpinë e një prej familjeve më të pasura të vendit, familjes Hysenbelliu. Kryefamiljari Irfan Hysenbelliu është pronar i disa bizneseve por edhe mediave. Ai zotëron firmë ndërtimi, fabrikë birre, hotele dhe një grup të suksesshëm mediatik që përfshin “News 24”, “Gazeta Shqipare” e “Balkanweb” si dhe gazetën “Panorama”. Por më të detajuar jetën e tyre e ka shpjeguar për mikun italian, i biri futbollist, Oni Hysenbelliu.
“Merremi me ndërtim, kemi hotele, restorante, një universitet, fabrikë birre, vere, uji, 3 gazeta, një revistë, një televizion, një radio, tre komplekse pallatesh, një resort në det…”
Më tej ai i tregon orët e dorës, por jo të gjitha, ato më të preferuarat. Vëtëm njëra prej tyre kushton 40 mijë euro.
Fatmiri pranon se janë ndër më të pasurit në Shqipëri pasi nuk i pëlqen që ta quajë veten më i pasuri. Pyetjes së gazetarit se si arriti i ati të bëjë këtë pasuri, ai i përgjigjet: “Nuk ka qenë e lehtë. E ka nisur punën me njerëz nga Izraeli”. Gazetari gjithashtu e pyet Fatmirin, nëse ka ambicie të bëhet një ditë president.
“Tani jam akoma i ri. Në të ardhmen, kurrë s’i dihet. Si Berlusconi në Itali apo Trump në Amerikë, kjo ndodh sepse dikush që ka bizneset e tij, kupton se si ecën përpara ekonomia”.
E pas kësaj bisede në shtëpi, nis aventura shqiptare e Enrico Luçit, si miku i një prej djemve më të pasur në Shqipëri. Ata shëtisin me makinat e shtrenjta, njëra prej të cilave kushton 250 mijë euro. Fatmiri i thotë se ka porositur një tjetër që kushton rreth 150 mijë euro. Ai tregon se në kompleksin e pallateve në kryeqytet, ka mbajtur për vete dy katet e fundit dhe po bën gati aty shtëpinë e tij rreth 1 mijë metra katrore, përshirë pishinë, kalçeto, fushë basketbolli etj. Më vonë ata nisen drejt Durrësit për të parë resortin e familjes Hysenbelliu.
“Kam rreth 300- 400 palë këpucë por nuk i vesh të gjitha. Pasuria jonë shkon në gjysmë miliardë euro”
Përveç resortit të Fatmirit, në Durrës gazetari viziton edhe hotelet e miqve të tij, njëri prej të cilëve siç shihet në video, është djali i biznesmenes Shefikat Ngjela, Tedi Ngjela ndërsa tjetri, i biri i biznesmenit Luan Bregasi.
DITA 2
Oni shkon ta marrë gazetarin me një tjetër makinë luksi dhe me një orë dore që kushon 20 mijë euro. Ata bëjnë një xhiro në universitetin “Luarasi”.
“Do të më pëlqente që edhe pjesa e tjetër e Shqipërisë të pasurohej bashkë me mua. Më pëlqen t’i shoh edhe të tjerët të ecin përpara, jo vetëm veten”.
Ndalesa e radhës është në “News 24”, ku gazetari falenderon Fatmirin duke i thënë me shaka: “Kur të mos më dojë më njeri në Itali, unë do vij këtu të bëjmë një televizion të paparë”.
Mbrëmja i gjen në pjesën më interesante të Tiranës, në jetën e natës. Për këtë “shëtitje” Fatmiri mban në dorë një orë që kushton 40 mijë euro. Ata porosisin shampanjë që kushton 380 euro shishja, ndërsa Fatmiri thotë se dëshiron të porosisë 10 te tilla.
DITA 3
Nis me një ndalesë në aereoport, ku Fatmiri ka parkuar helikopterin e tij. Xhiroja e të dyve me helikopter ndërpritet pasi gazetari ka frikë ta çojë deri në fund…kuptohet.
E kuptove Veiz “kapakun” e kazanit qe te ka ne dore ty dhe Edi Ramen ??
Po Luan Bregasin e “Business Albania” a e di qe eshte krushku i Enverit dhe Nexhmijes dhe ARKETARI i llogarive te familjes Hoxha ne dhe te huaj?
sepse:
E KE FLLUAR KOMENTIN NGA BISHTI DHE JO NGA KOKA
Në fakt është i fidanishtes së Byrosë Politike, që quhej BRPSh (Bashkimi i Rinisë Punës së Shqipërisë) ku ashtu si Koço Kokëdhima, Besnik Mustafa etj, biznesmenë të kohës së sotme, atëhere ishin anëtarë të byrosë së kësaj organizate, që kishte për të parë dhe vjehrrin e Gjin Gjonit. Të gjithë ishin kandidatë potencialë për udhëheqësit e ardhshëm të PPSh, Byrosë Politike të saj.
Ec pastaj dhe thuaj se Katovica ishte/është një përrallë!!…
qeveria qe beri keto dite eshte bisht kavalli qe nuk ka as kellqe e as kurajo.Rama i gjore me kete mish mash qe ka gatuar me bashkeqeverisjen nuk di ke te mbaje e ke te leshoje.Eshte zhytur bashke me ta ne korrupsion dhe nuk e leshojne njeri tjetrin deri kur t’i fshije populli e te mos u mbetet me nam e nishan. Puna e Rames eshte njelloj si ai me hajdutin. Baba, i tha i biri- kam kapur nje hajdut.Shunme mire i tha babai ,sille lart!. E sjell po nuk vjen -tha i biri. Mire ,atehere ,leshoje -i tha shkurt babai .-E leshoj,po nuk me leshon ai mua-ia ktheu i biri me deshperim e frike.
Statukuone tragjike ne Shqiperine e sotme e zgjidh vetem dalja ne skenen politike e nje partie te re me ideale shqiptare e jo duke i percare shqiptaret sipas bindjeve politike etj!
Boll shperdoruam 30 vjetet me te mira te jetes sone me luftra fantazmash kunder komunizmit,duke llastuar ish burgaxhinjte,qe shumica ishin denuar per vjedhje,pederasti,shpifje,spiunim,diversion etj kunder shtetit shqiptar!
Por partia e re nuk mund te siguroje besimin e popullit vetem duke u emertuar si partia e “FILANIT” por pasi te jape prova duke u ndeshur me klikat politike ne fushen e betejave politike per demokraci!
Leonardi ka folur më shumë për ‘kazanin mediatik’, ndërkohë mua mendja më shkoi tek ‘kadrinjtë’ e medias. Po këta cilët janë? Cili është kuptimi i emrit Kadri në këtë rast?
Sepse dihet që në Shqipëri Kadri ka plot dhe emra njerëzish.
Rama eshte zgjedhur kryeminister, jo per te nxjere batuta, epitete per kedo e mbi cdo gje. As qe te tallet e te ironizoje dhe te beje cinikun me kedo e mbi cdo gje.
Ai eshte zgjedhur per te udhehequr vendi me largpamesi fhe me vizion te qarte. Te caktoje prioritetet dhe menyrat e zhvillimit te vendit.
Ato, per te cilat nuk eshte zgjedhur i kryhen ne menyre te persosur, ndersa atoper te cilat eshte zgjedhur i kryhen keq ose shume keq.
Kjo sepse atij i duket vetja me i zgjuari, jo vetem ne Shqiperi,mpor dhe ne bote.
Kazan Rama e perdor ne kuptimin e kazanit te plehrave. Kazan mediatik, dmth lajme plehra, analiza plehra, programe plehra, te ftuar plehra. E si per ta bere me te kuptueshme kete Rama shkon nga njeri program ne tjetrin dhe ben muhabete bordure, dmth kazanlleqe, shto edhe ertv, ramakazan ne 3D, biles edhe pazarin e politikes e mbledh kazaneve si Ata qe mbledhin kanoce, ne vend ta hedhe ne kazan. Batutat e Rames?! Nuk e di nese quhen batuta apo qyfyre. Se Batutat Jane jetegjata, qyfyret jane per konsum momental, por nuk prodhojne ide dhe keshtu qe as jane produktive,
Ha gjizë, Agush!