Kur vjen Volfgangu…

anazapta

Dje, në Shqipëri ka ardhur përsëri në Shqipëri, austriaku Volfgang Grossruck, i cili prej 8 vitesh njihet dhe vetë-deklarohet hapur si “mik” përsonal i Sali Berishës, si mbështetës i PD dhe i ish-pushtetit “Berisha”. Edhe dje, ai “u fal” në zyrën e Sali Berishës e foli me të me dyer të mbyllura. Po përse miku i Saliut, austriaku Volfgang Grossruck, vjen kaq shpesh në Shqipëri dhe në çfarë momentesh vjen?! Na ka bërë përshtypje fakti, që Volfgang Grossruck, me funksion President i Asamblesë Parlamentare të OSBE, në këto 8 vite të pushtetit të Saliut, ka ardhur në Shqipëri dhe është mbyllur e ka “biseduar” brenda zyrës së Saliut, sa herë që Berisha ka firmosur koncensione e ka bërë privatizime të ekonomisë, duke e maskuar këtë fakt me disa deklarata politike për integrimin e Shqipërisë në BE! Kujtojmë, që vetëm 3 ditë përpara zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, Volfgang Grossruck mbërriti në Shqipëri, pikërisht 1 ditë përpara se prej qeverisë “Berisha”, me firmën e ministrit Sokol Olldashi, të privatizohej terminali i Portit të Durrësit. “Miku” i Saliut, mbështetësi Volfgang Grossruck është akuzuar nga media shqiptare dhe ajo austriake, gjermane, zviceriane, kosovare, greke e italiane, madje dhe nga strukturat politike drejtuese të OSBE e BE, se në 8 vitet 2005-2013, ai ka shërbyer si sekser i privatizimit të sektorëve strategjik të ekonomisë shqiptare, nën “obmrellën” e pushtetit “Berisha”, duke e “blerë” këtë “fuqi” me deklarata të bëra në emër të OSBE e BE në favor të pushtetit “Berisha”.

 

Letër e nënshkruar: Naim Brati

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *