Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E vetmja rrugë e monstrave të trajnuara posaçërisht vetëm për trazira, së fundmi është kjo: vetëm një ‘98 mund e duhet t’i sjellë ata në pushtet, ndaj, o burra! Nuk di kush është vënë në listë për kurbanin e radhës. Kryekrimi që “miqtë” tashmë i kanë dalë hapur (se helbete nuk merret njeri me Shqipërinë e aq më keq me popullin shqiptar në këtë kohë rrumpallë në vetë fabrikën që i prodhoi këto monstra e që ambasadorët e radhës u injektojnë kurën e radhës për t’i tërbuar) duke i thënë që është rasti më i mirë për të rrëzuar këtë pushtet që do të ndërtojë shtet e me ndërtimin e tij dalin shumë të palara, që nga zgjedhja e kryekrimit në këtë vend e deri tek përvetësimi i miliardave dollarë me shitjet e armëve të depos më të madhe të Ballkanit që ka 25 vjet që shpërndan e s’kanë të mbaruar. Ndaj, o burra, të gjithë në sheshe e gjithçka merr fund! Rroftë Partia Demokratike me në krye shokun Lul!
