Kura gjermane Heynckes: Bayerni nis të funksionojë

DITA Online

Tetë gola të shënuar asnjë të pësuar, arsye e mjaftueshme për futbollistët e Bayernit për t’u ndjerë më të rinj, më të bukur e mbi të gjitha, më të fortë.

Mjafton kaq për të risjellë në kujtesë sezonin 2012-13, ku gjermanët shënuan të vetmen fitore të trefishtë në historinë e klubit të tyre. Që kur u rikthye Jupp Heynckes, bavarezët ndihen tërësisht ndryshe.

Duket sikur kanë rilindur e këtë e vërtetojë rezultatet, 5-0 ndaj Freiburgut dhe 3-0 ndaj Celtic. Edhe pse në fakt kundërshtarët nuk ishin ndër më të fortët, sërish ndihet një frymë tjetër në skuadër.

Në ndeshjen e Bundesligës përballë Freiburgut ashtu si dhe ne Champions, Heynckes vendosi të aktivizonte të gjithë senatorët, me Hummels, Boateng, Robben dhe Müller që zbritën në fushë nga minuta e parë.

Në stol mbetën James, Vidal dhe Tolisso. Një hap pas ky në strategji, po të kujtojmë faktin se gjatë tre viteve të Guardiolës tek Bayerni ai kërkonte ta ndërkombëtarizonte ekipin duke mos i dhënë shumë hapësirë lojtarëve gjermanë.

Edhe Ancelotti u përball me një problem të ngjashëm, me idenë e tij për t’i dhënë një frymë më rinore ekipit duke i krijuar gjithnjë e më shumë hapësira James Rodriguez e gjithnjë e më pak Müller-it.

Por në filozofinë e “Don Heynckes” qëndron ideja për t’i dhënë kënaqësi pikërisht lojtarëve dhe tifozëve dhe rezultatet duket se e mbështesin dhe flasin pro tij. Edhe drejtuesit e klubit janë të kënaqur nga ecuria e deritanishme, me 72-vjeçarin në krye të stolit;

“Jupp është në rrugën e duhur, ndjesia është shumë pozitive”, deklaroi Rummenigge.

Dhe në fakt 8 gola në dy ndeshje duket se po e bëjnë punë e vetë, Bayerni po fillon të besojë sërish në vetvete.

Kura gjermane Heynckes po funksionon.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *