Kura kundër rënies së flokëve është gjaku juaj

anazapta

Eliksiri i rritjes së flokëve fshihet në gjak. Lënda e marrë nga gjaku dhe e përpunuar në laborator ofron një sasi 3.5 herë më të madhe trombocitesh se origjina dhe duke u injektuar nën lëkurën e pacientëve, gra dhe burra që ishin të prekur nga alopecia, ka ndërprerë në mënyrë të menjëhershme rënien. Gjithashtu, ilaçi i ri ka shtuar fijet e reja me 60 për qind, ndërsa kurat me bazë kortizoni nuk mund të arrijnë më shumë se 26.6 për qind. Eksperimenti do të prezantohet në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Dermatologjisë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *