Kur’ani i lashtë, zbulimi më i rëndësishëm për botën myslimane

Dita

Një kopje e lashtë e Kur’anit e gjetur në Universitetin e Birmingemit mendohet të ketë qenë e Abu Bakr, një prej myslimanëve të parë në botë.

Kur u realizua datimi me radiokarbon u gjendën fragmente që mund të jenë të paktën 1370 vjeçare, që  rrit mundësinë se mund të jetë kopja më e lashtë e librit të shenjtë të Islamit, që ekziston.

Jalam Bin Huvareib, drejtor i Fondacionit për Studime Islamike “Rashid Al Maktoum” në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka sugjeruar se një dokument i tillë i hershëm, mund të jetë porositur vetëm nga një grup i ngushtë njerëzish – me më shumë gjasa, mendohet të ketë qenë vetë Abu Bakr.

Abu Bakr mendohet gjerësisht të ketë qenë personi i parë që u konvertua në Islam, duke qenë jashtë familjes së Profetit Muhamed.

Mosha e Kur’anit të Birmingemit nënkupton që ai mund të jetë krijuar në vitet e hershme të Islamit, atëherë kur popullsia myslimane globale ishte vetëm disa qindra.

 “Unë besoj se ky është Kur’ani i Abu Bakr”, tha Huvareib kur u gjet dorëshkrimi, duke shtuar: “Eshtë zbulimi më i rëndësishëm që është bërë ndonjëherë, për botën myslimane”.

s.a/dita

Share This Article
3 Comments
    • L.F. sa fatkeqësi për ty që të plasi bytha! I gjori, me siguri ishe duke luajtur me ndonjë fitil dinamiti. Por duket që më parë të ka plasur koka dhe çiklat e plasura të trurit tënd kanë ngjyer muret e dhomës ku je mbyllur. Ahhaaaahahaaaaa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *