Rama: Kurba e rasteve me Covid, Shqipëria është ndër vendet me rritjen më të ulët, rezultat i masave shtrënguese

Leda Hysa

Kryemistri Edi Rama ka postuar në Facebook një statistikë sa u përket kurbës së rritjeve të rasteve për Koronavirusin.

Në grafikë tregohet rritja e rasteve ditë pas dite ku shikohet se jemi ndër vendet që kanë pasur rritjen më të vogël.

Statusi i Ramës:

KURBA E RRITJES SË PRESIONIT TË ARMIKUT E MATUR PËR ÇDO VEND PAS 20 RASTEVE TË PARA, ku mund të shihni rezultatin e masave shtrënguese dhe rezistencës fantastike të 99% të shqiptarëve deri tani?

*tani si do vazhdojmë, me ngjitje të butë të shigjetës së kuqe, që të shpëtojmë Shqipërinë nga katastrofa duke bërë Rezistencë për Ekzistencë, apo do lëshohemi në krahët e frikës irracionale se “do vdesim për bukë”, që pastaj kjo shigjeta e kuqe të iki lart si raketë dhe ne të biem në këmbët e armikut duke numëruar qindra e mijëra të vdekur(?)!

 

 

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Pyetje Kryeministrit.
    Deri kur do vazhdoje izolimi dhe perse sherben?
    Nese qellimi eshte shmangia e fluksit ne spitale, a nuk do jete i njejti rrezik edhe pas nje muaji? Ose pas 2 muajsh?
    Pyetje logjike mbi vendimet tuaja.
    WHY?
    dhe
    WHAT NEXT?

  • Izolimi vazhdon deri sa te kemi virusin ne rritje,
    Izolimi sherben per mos me pasur te gjithe njerezet ne reanimacion ne nje kohe , pra mos me mbingarkuar Urgjencat e Reanimacionin qe t’ju mundesojme te semuteve me u sheruar ne kushte pak ma mire!
    Pra eshte shenj solidariteti me stafin mjekesore, infirmieret e punetoret e shendetsise, eshte shenj solidariteti me gjithe te semutete se ju jepni nje mundesi ma shume per te qene ma mire te kuruar! . .. edhe zvogeloni rezikun per ju!
    Pra rrini ne shtepi , dillni sa ma rralle edhe respektoni keshillat per larjen e duareve , distancimin! Ju sot keni mundesi ma shume se kur me shpetuar nje jete njeri : rrini ne shtepi!

  • Bjellorusia eshte nje nga vendet qe nuk ka vendosur asnje kufizim. Numri i te infektuareve 94. Numri I te vdekurve 0.
    Kurse Shqiperia vetem keto dy jave te karantines numri I te infektuare 200 dhe te vdekur 10.

  • Back up: comparaison n’est pas raison!
    Bielorusia nuk ka si shqiperia gjysmen e popullit te vete jashte ne vende me koronavirus e nuk eshte vend me tradite vizita kur te vjen dikkush nga jashte si ne!
    N’aspekyin hyrje dallje bielorusia eshte ma shume si shqiperia e enver hoxhes dje pa asnje levizje me jashtin, cka sigurisht sot e mbron deri diku nga koronavirus!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *