Kurba në rënie, 415 viktimave gjatë një dite në Itali

Leda Hysa

Vijon të bjerë numri i të infektuarve nga koronavirusi në Itali, ndërsa sot u shënua numri më i ulët që nga fillimi i epidemisë.

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile në Itali, në 24 orët e fundit u shënuan 2357 raste të reja me koronavirus, ndërsa raporti është një i infektuar për çdo 27 teste të kryera.

Krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave në Itali është ulur, pasi dje autoritetet vendase në Itali raportuan 420 viktima, ndërsa sot numri është ulur në 415.

Lajmi i mirë është se është se sot janë shënuar vetëm 2.357 të infektuar, ndërsa dje ishin 3.021 të sëmurë brenda një dite.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të infektuarëve në Itali ka shkuar në 195.351.

Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi,  dhomat e urgjencës janë boshatisur.

 

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *