Kurbanët e Ulajt. Po ai vetë ç’fsheh?

b.m.

Nga Erion Habilaj

Të pathënat e largimit të dy drejtorëve që firmosën skandalit e Unazës së Re dhe OST-së, pas të cilit fshihet biznesmeni Ulaj. Po ai vetë çfarë fsheh?  Gjiknuri, Qëndro dhe Gradeci janë tashmë “më të disponueshëm” se më parë për hetuesit. Por ndërsa ish-ministri dhe dy drejtorët e tij po komentohen gjerësisht  si “kurbanë të Ulajt”, ky i fundit shihet si dëshmitar i urave të panjohura Berisha-Rama. Ura, ende të pandriçuara plotësisht, mbi lumin e aferave të errëta financiare me paratë e shtetit. Lumë që me sa duket, rrjedh përherë në drejtim të kundërt me retorikën e ashpër politike që i serviret publikut nga salla e Parlamentit dhe selitë e partive

 

Ministrja e re Belinda Balluku e ka filluar punën duke prerë një nga një kokat e tre drejtorëve më të rëndësishëm të “erës së Damian Gjiknurit”, dy prej të cilëve janë përfshirë drejtpërdrejtë në tenderat me letra fallco të kompanisë DH Albania, pas së cilës, sipas një hetimi të Zërit të Amerikës, fshihet biznesmeni Bashkim Ulaj.

Fillimisht “dha dorëheqjen për arsye personale” drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci.  Gradeci, që më sa duket ka pranuar të largohet me mirëkuptim, u shoqërua pak orë më vonë nga shkarkimi i drejtorit të Rrugëve, Afrim Qëndro.

A janë këto lëvizje dorëheqje “për arsye familjare”?  Apo “kokëkrisje” të ministres që sapo ka filluar detyrën dhe ende nuk është njohur me dosjet e punës së gjithsecilit për mirë apo për keq?

As njëra, as tjetra. Largimet e dy drejtorëve janë urdhëruar dhe vendosur nga kryeministri Rama.

Gjiknuri-dy drejtorët apo Ulaj-Rama?

Biznesmeni kontrovers Bashkim Ulaj, i cili në Malin e Zi është akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash, prej disa kohësh, herë drejtpërdrejt e herë nën emra të rremë po fitonte njëri pas tjetrit tendera me vlerë qindra milionë euro.

Sikur mos zbulohej skandali i Unazës dhe OST-së, kjo rrjedhje e habitshme miliarda lekësh në një kohë të shkurtër, me miratimin e Ramës drejt atij që njihet botërisht si biznesmeni i familjes Berisha, do vijonte e qetë dhe e pandërprerë.

Ministri Gjiknuri dhe dy drejtorët e përfshirë, tashmë të tre janë larguar.

Shuma e madhe e këtyre dy tenderave me vlerë 30 milionë euro, por dhe falsifikimi i firmës së sekretarit të Shtetit dhe të vulës apostile të SHBA, është ndërkohë nën hetim.

Hetim që veç të tjerave, pritet ti japë përgjigje pyetjes: Ministri dhe dy drejtorët që kanë firmat mbi ato letra, kanë vepruar me kokën e vet? Apo përfshirja e tre zyrtarëve të lartë është vetëm një rrjedhojë administrative e lidhjeve të drejtpërdrejta Ulaj-Rama?

Biznesmeni dhe Kryeministri janë parë bashkë në publik pak përpara shpalljes së fituesve të tenderave, madje mes të dyve kishte një atmosferë shumë miqësore, ndërsa kryeministri mbajti fjalimin përshëndetës në hapjen e A2 një kanal televiziv i investuar nga z.Ulaj.

Sa i përfshirë është vetë kryeministri në këtë aferë? Duke gjykuar nga reagimet e tij të para dhe ato që ndodhën më pas, rezulton se është e vështirë të besohet se ato që kanë ndodhur me tenderat e Unazës dhe OST, të kenë ndodhur pa dijeninë dhe urdhërat e tij.

A fillimisht tentoi të relativizonte skandalin duke deklaruar se “tendera të falsifikuar ka në gjithë botën”.

Në fund të dhjetorit, duke folur për rastin e kompanisë DH Albania, kryeministri Edi Rama deklaroi se “kompani që hyjnë me letra të falsifikuara nëpër tendera ka në të gjithë botën. Një qeveri, një ministri, një ministër nuk gjykohen nga fakti nëse hyn apo nuk hyn një kompani me letra të falsifikuara. Gjykohen nga mënyra sesi reagojnë në momentin kur fakti konstatohet… Përsa i përket rastit në fjalë, ku është korrupsioni që ka ndodhur, që të jem unë i qartë? Si?” u shpreh ai.

Ai madje spekuloi duke nënkuptuar një hetim “të përbashkët” me amerikanët për të nxjerrë fajtorët.

Ishte një gënjeshtër dhe burimet amerikane të informacionit reaguan me mënyrën e tyre.

Zëri i Amerikës publikoi informacione që dëshmonin se administrata shqiptare jo vetëm nuk ishte kaq e pafaj dhe e pafat në këtë punë, por ajo e ka ndihmuar kompaninë DH Albania për marrjen e licencës së ndërtimit në zbatim, duke nisur procedurat, përpara se vetë kompania të regjistrohej zyrtarisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit (!).

Informacionet e siguruara nga Zëri i Amerikës, në fakt dëshmuan qartë se institucionet shqiptare ishin vënë në shërbim të plotë të kompanisë, madje edhe në shkelje të rregullave dhe kërkesave ligjore.

Të shkarkuarit, “kurbanë të Ulajt”. Po më pas?

Raporte konfidenciale diplomatike në Tiranë përmbajnë dëshmi sipas të cilave jo vetëm drejtorët por edhe ministrat e kabinetit qeveritar “janë kukulla” dhe asnjë firmë nuk hidhet pa dijeninë dhe urdhërin e Edi Ramës.

Në çdo rast, pikëpyetja deri ku arrin përfshirja e kryeministrit Rama në këtë aferë, do marrë përgjigje nga hetime serioze dhe të pavarura.

Prokuroria ka deklaruar ndërkohë se po heton si për veprat penale të falsifikimit ashtu dhe për atë të shpërdorimit të detyrës, nga ana e institucioneve të përfshira.

Megjithatë, ajo nuk ka mundur ende të thërrasë Avdjol Dobin një ish-recepsionist spitali, me lidhje me biznesmenin Ulaj, i cili formalisht ka emrin në krye të kompanisë që ka kryer falsifikimet. Dobi, të paktën zyrtarisht, nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, ose ka dalë me identitet të rremë, duke përfituar nga lidhjet e hershme dhe që vijojnë edhe sot (madje së fundmi janë përforcuar) të njerëzve të Berishës në polici.

Ndërsa Gjiknuri, Qëndro dhe Gradeci janë tashmë “më të disponueshëm” se më parë për hetuesit, madje ka zëra se kjo aferë do jetë e para në listën e hetimeve të SPAK, struktura antikorrupsion e niveleve të lartë që pritet të finalizohet së shpejti në kuadrin e ngritjes së institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.

Por ata shihen gjerësisht vetëm si  “kurbanë të Ulajt” dhe ky i fundit, një dëshmitar i urave të panjohura Berisha-Rama në lumin e aferave të errëta financiare me paratë e shtetit.

Lumë, i cili, me sa duket rrjedh përherë në drejtim të kundërt me retorikën e ashpër politike që i serviret publikut nga salla e Parlamentit dhe selitë e partive.

Share This Article
26 Comments
  • Zoti Erjon keni te drejte.

    Se disa e kane marre sikur po na ben Rama, katharsis.

    Ne fakt, shkarkimi i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri erdhi për shkak të presionit të amerikanëve.

    Një e ardhme akoma më e zymtë e pret ish superministrin e Ramës.

    Gjinkurit, por dhe ish drejtorëve të tij, përkatësisht Afrim Qendro i ARRSH-së dhe Klodion Gradeci i OST, për shkak të mashtrimit përmes falsifikimit të tenderave të Unazës së Re dhe Interkoneksionit Burrel-Peshkopi, po i “tringëllijnë” prangat dhe janë në prag të arrestit.

    Shuma e madhe e këtyre dy tenderave me vlerë 30 milionë euro por dhe falsifikimi i firmës së sekretarit të shtetit dhe të vulës apostile të SHBA, është dyfish krim.

    Ju me te drejte theksoni se pas firmës falsifikatore “DH Albania” qëndron Bashkim Ulaj, oligarku klient i kryeministrit dhe se askush nuk e beson se këto tendera janë dhënë pa dijeninë dhe urdhërin e Ramës.

    Amerikanët nuk falin, kur bëhet fjalë për abuzimin me simbolet kombëtare të tyre, aq më tepër kur bëhen nga qeveria e një vendi që e kanë ndihmuar që në themelimin e shtetit, siç është Shqipëria dhe ku kanë hedhur një investim të madh, financiar dhe politik.

    • Po ti mo profesor, ku e dike ti qe e ben amerikanet?

      Pse nuk shikoni anen e mire te kesaj gjeje?

      Qe kemi nje kryeminister qe reagon duke shkarkuar te akuzuarit.

      E mbani mend c behej ne kohen e Saliut, apo e doni te kthehet prape?

      Kishte minister a drejtor qe shkakrohej per vrasje e hajduteri atehere?

      Vetem per kurveri mbaj mend njerin, meqe babe Saliun e kemi puritan, ka shkuar vetem me lopet ne Vicidol

      • Zoteri, une mund tju siguroj per gjithcka them e shkruaj

        Amerikanet do ta cojne kete ceshtje dri ne fund sepse jane implikuar dhe i kane implikuar. Madje Edi Rama, pasi mori garanci nga amerikani fals Bashkim Ulaj qe ky do ti rregullonte punet vete, vajti dhe beri blofin duke thene qe kete pune po e zgjidhte bashke me autoritetet amerikane

        Ne fakt Bashkim Ulaj, krye-trafikanti i kokainës në Ballkan, Azi e SHBA, i cili në çdo tender e koncesion në Shqipëri, merrte pjesë dhe fliste, në emër të Qeverisë Amerikane eshte thjesht nje mashtrues ordiner qe paraqiste letra false, me vula zyrtare e akte ligjore amerikane.

        Pas mëse 5 vitesh hajdutëri, pazaret e bëra nga Bashkim Ulaj, kanë groposur mafien qeveritare të koncesioneve të rrugëve.

        Rama nuk e hiqte vete Gjiknurin zoteri, sepse Gjiknuri ishte “arkëtar” i Linda Ramës, tek e cila kalkulohej çdo “thes” miliardash, që mernin oligarkët e qeverisë së dytë, të burrit të dytë.

        Një javë pas ministrit “guru” Gjiknuri, gjoja me “dorëheqje për arësye personale”, u shkarkua me urgjencë dhe Klodian Gradeci, nipi i “Sillos” (Sulo Gradecit), i cili qëndroi 15 muaj pranë Edi Ramës, si drejtor i OST që i dha 10 milionë euro Bashkim Ulajt, pa tender, me letra false dhe 50% të vlerës likujdim parapark.

        Vetëm 24 orë pas nipit të “Sillos”, u shkarkua nipi i Milos (Firma “Milo Gjikuria”), drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Afrim Qendro, kryesekser i vjetër i Edi Ramës, qysh kur ishte drejtor në Bashkinë e Tiranës dhe u burgos, për pazaret dhe lojërat e Ramës me digën e Liqenit Artificial.

        Te jesh i sigurte qe pas shkatërrimit të bandës së rrugëve, do të nisin goditjet e SHBA, ndaj bandës presidenciale, kryeministrore, parlamentare, ndaj bandave shtetërore në “Alb-control”, në KRRT, bandave të tokave në bregdet, në universitete shtetërore e private, bandave të lobimeve partiake ruse, të HEC-ve, hipotekave, tatimeve, bandave në bashkive Durrës, Elbasan. Lezhë, Gjirokastër, Sarandë, Fier, Berat, Vlorë, Korçë e shumë “çerdhe” të tjera krimi.

        Rrofte Amerika!

        • Akoa ka njerez te tille qe kane zevendesuar brohoritjet “Rrofte Berisha”me “Rrofte Amerika”!!Edhe nje motiv me shume per tu pezmtuar qe ky vend kurr nuk ka me u ba!Rrofte perandoria!

          • Ska lidhje “Rofte saliu” me Rrofte Amerika! Sot jetojmë në sistemin kapitalist. Dikur shkruhej se sa i egër ishte, por se besonim. Sot është fakt. Dallo sot diferencën midis “kapitalistëve shqiptar” që po krijohen, sepse erdhën nga hiçi, llumi i shoqërisë dhe që për para nuk njohin asnjë normë, flenë edhe me gjarprin. Po bota!? Nuk është e kulluar, por respekton norma të DOMOSDOSHME. E vetmja lëvizje shqipëtare si praktikë mbrojtje e interesave kombëtare, që e bën çdo vend në botë, është taksa 100% që vendosi Kosova. Kjo po, është interes kombëtar.

        • Paske shku per l.. o Zef. Shko pi kafe me Ngjelen se edhe ai ngrihet ne mengjes me enderra e del e thote neper ekrane e di une te sigurte kete nga ca burime te mireinformuara. Edhe ju te dy te informuar si Berisha n 21 Janar per cadrat pistolete jeni.

      • Edhe atë ministrin, Ylli Pango, ministër i Kulturës, që e pushoi për ‘kurvlri’ siç thoni ju apo për pushtllëk, Saliu burrë zamani e emëroi drejtor të përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit, duke qenë njëherazi dhe deputet i PD.
        Jo i dashur mik, Saliu ata që i shërbenin nuk i hidhte kurrë, përkundrazi, i mbronte me thonj edhe kur bënin krime, përveç atyre që për shumë arsye iknin vetë.

  • Artikull ekletik. Lidh ngjarje që vinë njëra pas tjetrës por që s’kanë lidhje logjike. Spekulim i radhës i gazetës për të akuzuar Ramën.

  • VDEKJE HAJDUTÈVE dhe PROSTITUTAVE të Politikës 28 Vjeçare ! ! Mos i Gëzofshi dhe i Vjedhshi GJAK nga Goja dhe nga Bytha , LEKÈT qè ju keni VJEDHUR Popullit , nèpërmjet TENDERAVE , KONÇENSIONEVE dhe PPPve të KRRIMIT !! ILAÇE KANCERI dhe TUMORI i bëfshi PARATÈ e VJEDHURA ! ! 28 VJET Kuvëllik dhe Maskarallik !

  • BM,
    Halla s’kemi pare gje,se kur t’i mbledh bete amerika t’i mbledh mire…

    Ama duhet pak me i treguar amerikes se enought is enought,perndryshe nuk leviz as amerika…

  • Autori shkrimit thote se burime te informacionit amerikan si zeri Amerikes… etj, por une nuk besoj me fare zerin e Amerikes sepse ai drejtohet nga Shqiperia dhe Tropoja per pjesn e informacioneve shqiptare qe jep dhe eshte personi qe i ka prure shume te keqia Shqiperise dhe shqiptareve. Prandaj ne qoftese keto gjera do te jene pjese e informacionit shtetror amerikan jam plotesisht dakort. Zeri Amerikes eshte zeri i genjeshtres dhe intriges per te perçare sa me shume shqiptaret dhe per te sunduar ata qe e shperbene Shqiperine. Zeri Amerikes si media eshte zeri qe mbron krimin dhe hajduterine 28 vjeçare.

    • Ore MUT sigurims i Enverit, po kush te ka mesuar te shkruash keto turpe per VOA, “Zerin e Amerikes”, Putini i Rusise, apo Millosheviqi i Serbise? Shiko se cfare shkruan ti per radion zyrtare te SHBA qe shpetoi njehere Shqypnine nga coptimi me Presidentin Willson Kosoven nga Millosheviqi, shiko se cfare shkruan o MUT i poshter enverist per SHBA :

      “…Zeri Amerikes eshte zeri i genjeshtres dhe intriges per te perçare sa me shume shqiptaret dhe per te sunduar ata qe e shperbene Shqiperine. Zeri Amerikes si media eshte zeri qe mbron krimin dhe hajduterine 28 vjeçare…”

      PSE KY MLLEF ENVERIST PER VOA DHE SHBA?

      sepse:

      I zbathi breket Edi Rames dhe Rilindjes se tij enveriste dhe e tregoi bythjashte dhe lakuriq si nje hajdut ordiner i fondeve publike me qindra milione euro duke fallsifikuar dokumenta tenderash, duke vjedhur vula dhe identitete te firmave ne SHBA me Bashkim Ulajt&Lukuni, qe tani i kapur “me presh ne duar” gerrthet ne panik: “Nuk jam une hajduti!”, he mo MUT enverist dhe fanatik nga gopi i semes tende per kete shan dhe fyen SHBA dhe organin zyrtar “Zerin e Amerikes” njesoj sic beri do kohe me pare Edi Rama nga CNN duke fyer si halabak ordiner Presidentin amerikan Trump me urdher nga mafiozi George Soros?

      CFARE BESE PREJ MUTI JE TI O ANTISHQYPTAR I NDYRE?

  • Erion Habilaj rreket ne kete shkrim te shpetoje lekuren e Edi Rames. Eshte Edi Rama pas atij Ulajt dhe eshte Ulaj i fshehur pas Gjiknureve and Co. Si nje filter per te mos arritur te Edi Rama. Ne tenderat me letra fallco te kompanise DH Albania nuk eshte Ulaj, por eshte pushteti i Edi Rames. Pushteti i Rames sa eshte i afte te varferoje shqiptaret, po aq eshte i afte mos haje sapunin per djathe te jape tendera me letra te fallsifikuara. Ky pushtet ka per stil pune dhenien me koncesion te gjithckaje te parapregatitur me pare. Dhenien e c’do tenderi te parapregatitur. I tille ka qene dhe ky tender me DH Albania. Eshte pushteti i Rames qe ka bere fallsifikimin qe tani i adresohet Ulajt. Keshtu funksionon ky pushtet, ai Ulaj eshte vecse nje rrufepritese qe i sherben Rames nese fillojne bien rrufete e drejtesise…

  • Rama nuk eshte budalle por skile qe fsheh veprimet e veta me mjeshteri te papareHajdut klasi qe eshte gati te bashkepunoje me kedo dhe te formoje koalicione qelbesirash per pushtet dhe pare dhe pastaj tu leje kopilin ne dere

  • Fatkeqesisht shqiperia nuk ka organe ta pavarura drejtesie se ne cdo vend tjeter te botes qeveria e te gjatit jo vetem do ishte rrezuar por vete ai sot do te ishte para drejtesise per vjedhje te parave te shqiptareve. Pavaresisht deklaratave te tij se ne cdo vend ndodh falsifikimi i letrave askush nuk e beson se edvini nuk ka qene ai qe ka urdheruar ministrat e tij ne favor te super mafiozit ulaj. Edvini duhet te ishte ne burg dhe shpresoj qe ai saliu iliiri fatmiri lulzimi ridvani imami gjiknuri ahmetaj nikolli beqaj dhe shume te tjere te shkojne ne burg per vjedhje te pasurise dhe parave te shqiptareve

  • D I T A…DIKUR NA FSHATI JONE THOSHIN..”I JENI QEPUR SI GABELI TE SHOQES..!?”.DO ME FALNI PER KRAHASIMIN,POR NUK ME VJEN MIRE KUR I TURRENI KM RAMA SIKUR KENI LINDUR NE VITIN 2013.PSE REPLIKOJ ME JU,KUR ÇDO DITE LEXOJ VETEM D I T E N TUAJ:
    -AHMET ZOGU VRAU,PREU,SHITI TROJE,VODHI FLORIRIN DHE IKU SI LEPUR DUKE TRADHETUAR ATDHEUN
    DHE I ESHTE VENDOSUR BUSTI NE MES TE TIRANES.DHE SPIUNET E TIJ HAMIT MATJANI ME SHOK QE E.HOXHA U VURI PLUMBIN -NISHANLLIU I SALIUT I DEKOROI.KETU BESOJ SE GABOI EDI RAMA ME REABILITIMIN E BALLISTIT M.FRASHERI.
    -ENVER HOXHA VRAU SI DESHI E SA DESHI NE 45 VITE PER TE MBAJTUR PUSHTETIN,NDONSE BERI ME SHUME PER NDERTIMIN E VENDIT DHE KJO PO I SHUMZOHET ME Z E R O.DHE NUK U SULMUA NGA ASKUSH NE KETE VEND SA ISHTE GJALLE..!
    -SALI RAM BERISHA NUK BERI ASGJE TE MIRE NE 23 VITE NE KRYE TE PD DHE 13 VJET PRESIDENT E K/MINISTER,PERKUNDRAZI SHKATERROI,VODHI, VRAU MBI 6000 NJERZ DHE PERSERI ESHTE NE KRYE TE PD(SE LULI NUK DI 7×7=42) DHE PO SYNON TE MARRI PERSERI PUSHTETIN PER TI BERE GJEMEN KETIJ VENDI,PASI MBROHET NGA ATA QE E “EMRUAN” PRESIDENT NE 1992.DHE PSE NUK DENOHET AI JU E KENI ARGUMENTUAR MIRE NE D I T A.DHE JU LUMTE.
    -META ISHTE KM DHE U SHQUA PER VJEDHJEN E FLORIRIT,7 % ME D.PRIFTIN,AFEREN E ÇEZ ETJ DHE TASHME PRESIDENT DUKE I FUTUR GURE NEN RROTA QEVERISE SE PS,DHE MEDJET NUK MERREN ME TË NDONSE ESKOBARI BALILI ISHTE FURNITORI FAMILJES SE TIJ…!
    -EDI RAMA KA VETEM 5 VJET K/MINISTER DHE PO BEN ME SHUME SE SA TE GJITHE KRYEMINISTRAT NE 28 VITE.DHE SULMET NDAJ TIJ JANE TE PAKRAHASUESHME ME SA-SIPER.
    .AFERA ME UNAZEN E RE U KAP DHE NUK E DEMTOJ BUXHETIN E SHTETIT.DY DREJTOR U SHKARKUAN.MUND TE KET DHE NDJEKJE PENALE PER 2 DREJTORET.AI QE FALLCIFIKOI FIRMEN( D O B I )E AMERIKANIT U DHA PER NDJEKJE PENALE E QE ESHTE NE KERKIM.
    -BASHKIM ULAJ-TROPOJANI SALIUT MUNDET TE JET MENAXHERI NE MES.POR KUSH DUHET TA PRANGOS ATE…KM RAMA..!? APO SALIU..! APO DREJTESIA E SALIUT…99 % ! KJO ESHTE ÇESHTJA…!
    . KETE SHKRIM E BEJ PER DISA MILITANT TE PD+LSI QE DUKE SHFRYTEZUAR GAZETEN TUAJ D I T A SULMOJNE PA MESHIRE KM E VENDIT ME TE MIRIN NE 28 VITE-SIPAS REXHEP QOSES E ALFRED MOISIUT. PIKE..!

    • O kapterr Et-hemi!
      Krric ke qene dhge gomar je!
      Si nuk more vesh qe nuk shkruhet me germa te medha,o bole?
      Paske koken me tallash o koke mushke!
      Nuk ke faj se nga vendi i mushkave je!
      Hyyyyy!

  • O intelektualo, ma nxore mallin e Hates.
    Nuk guxon kush te ta prek VOA.
    Keshtu te duam!
    Vigjilent.
    Bjeru armiqve si shoku Hate, ne kohen e tij.

  • Erjon ini me te miret nder mediat e keti vendi.Vetem se per te qene tamam ndiqeni ne prokurori problemin dhe.denonconi ata qe nuk marin te pandehur Bashkim Ulajne qe dihej arrestuar me kohe.Keni mundesi te plota.ta beni.

  • HALABAKU EDI RAMA eshte shkaktare i te gjithe ketyre zallamahive qe urdheron detyron dhe perfiton te gjitha ata tendera dhe leje ndertimi per te mbushur tepsine qe po i derdhet dhe ja ruan e shoqja te banka ofshore qe pa tjeter dikur do ti hapen petet lakrorit dhe nuk do te gjeje vrime ku te futet.Ministrat kukulla do ti djege nje nga nje vazhdimisht vetem per te shpetuar prapanicen e tije deri nje dite,se cdo fillim e ka nji fund,pritni se nuk keni pare gje akoma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *