Kurbin, djali i dehur qëllon me thikë babain 81-vjeçar

Bledar Lumani

Një 31-vjeçar i dehur ka tentuar të vrasë babanë e tij pas një sherri brenda familjes në qytetin e Laçit.

Mësohet se djali e goditi me thikë të moshuarin 81-vjeçar, por ndërhyrja e policisë lokale pengoi sulmin e mëtejshëm të agresorit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, kur Gjin Ndreca, 31 vjeç, ka qëlluar me biçak babanë e tij të moshuar, Gjetë Ndreca, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkak është bërë një sherr banal i radhës mes tyre dhe gjendja e dehur e të dyshuarit.

I dëmtuari ndodhet në spital pa rrezik jete.

 

Share This Article
2 Comments
  • Po pse mor Gjin demton me bicak babain tend, ku mund te kishe goditur Gjin Gjonin ……nejse Gjin here tjeter pije me meze se dhe nje goditje te vogel don Gjeta dhe iken per lesh…o meci i mirdites.

  • Gjinët apo anglisht xhinët,- “prodhim me shumicë i moralit pluralisto-berishist”? Ka 24 vjet që prodhohen. Prodhimi vazhdon. E kujtuam pularizëm por dominon gjelizmi !?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *