Kurbin, vihet në pranga 20-vjeçari. Dyshohet si bashkëautor në dy vjedhje

redaktor

Një 20-vjeçar është vënë në pranga në Kurbin, pasi ishte shpallur në kërkim për grabitje me armë. Sipas burimeve zyrtare, Emiljano Lleshaj nga Mamurrasi, dyshohet se është bashkëautor i dy vjedhjeve me armë në Fushë Mamurras gjatë fillimit të prillit.

Madje, 20-vjeçari më 11 prill nuk i është përgjigjur urdhrit të policisë për të ndaluar, teksa ka qenë duke udhëtuar me një mjet Alfa Romeo. Mjeti më pas është braktisur prej tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *