Një vrasje me armë zjarri ka tronditur këtë pasdite fshatin Gallatë, në Kurbin të rrethit të Lezhës.
Viktimë e vrasjes së ndodhur në qendër të fshatit ka mbetur 50-vjeçari Mark Ndreca.
Autori i dyshuar i vrasjes mësohet të jetë 69-vjeçari Tom Lala i cili është shpallur menjëherë në kërkim. Burime policore thonë se motivi i vrasjes dyshohet të jetë një çëshjte pronësie.
