Kurbini dhe Peqini, bashkitë që ende nuk kanë asnjë rezultat

J L

Kurbini  është një ndër Bashkitë, ku nuk kishte nisur procesi i numërimit të votave.

Shkak për këtë ishte lodhja e komisionarëve, të cilit kishin vendosur që procesi të niste  në orën 09:00.

Raportohet se numërimi ka nisur vetëm pak minuta më parë.

Ndërkohë një pjesë e mirë e Bashkive në vend e kanë përfunduar procesin e numërimit të votave për kryetar bashkie.

Për t’u numëruar kanë mbetur vetëm votat për këshilltarët.

Procesi i votimit ende nuk ka nisur edhe për Bashkinë e Peqinit.

Kutitë e votimit janë transportuar në Elbasan.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *