Kurdët “krijojnë” Kurdistanin në Siri.Turqia e SHBA thonë “Jo”!

Herion Mesi

Lufta ndaj militantëve të ISIS në Siri, duket se ka fuqizuar pozitat e kurdëve. Ata kanë krijuar shtetin e tyre të Kurdistanit në pjesën veriore të Sirisë, e deri në kufi me Turqinë. Ka qenë partia e kurdëve,  Partia e Bashkimit Demokratik në Siri, që ka kërkuar krijimin e Kurdistanit sirian.

Kjo lëvizje e kurdëve në Siri ka qenë edhe frika më e madhe e Ankarasë. Por kërkesës së PYD i është përgjigjur menjëherë Siria, SHBA dhe Turqia me “Jo”.

Kërkesa e përpiluar në konferencën e Rmeilanit flet për një shtet autonom të formuar nga arabët, kurdët dhe turkomanët.

Ajo do të jetë autonome nga Damasku. Por për momentin kjo kërkesë është refuzuar kategorikisht./H.M/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *