“Kjo luftë që ka zgjatur 30 vjet ndodhet në fazën e një negocimi të rëndësishëm demokratik, një fazë që të çon drejt fundit”. Ai që flet me kaq shumë shpresë është kreu i milicisë së Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdala Ocalan, i burgosur që prej vitit 1999 dhe i dënuar me burgim të përjetshëm. “Me rastin e 30 vjetorit të luftës sonë, dua të theksoj se jemi në pikën ku ka zhvillime historike”, shton Ocalan, i cili e ka dërguar mesazhin e tij nëpërmjet tre deputetëve pro-kurdë të Partisë Demokratike të Popujve, që e vizituan në burgun e veçantë në ishullin Imrali në Detin Marmara.
Dy ditë më parë u shënua 30 vjet që nga koha kur PKK e Ocalan mori armët kundër shtetit turk më 15 gusht, 1984, atëherë për të arritur pavarësinë. Kurdët zënë rreth 15 – 20% të popullsisë turke dhe që prej themelimit të Republikës më 1923, ata kërkojnë që t’u njihen të drejtat e tyre si minoritet. Edhe sot gjuha kurde nuk mësohet në shkolla publike dhe deri kohët e fundit ishte e ndaluar të flitej. Konflikti ka lënë më shumë se 40 mijë të vdekur, shumica prej tyre militantë kurdë, civilë, por edhe shumë ushtarë. Aktualisht PKK konsiderohet si një organizatë terroriste nga Turqia, BE dhe SHBA.
Në fund të vitit 2012-të, Qeveria komunikoi se që nga tetori ka pasur bisedime me Ocalan, me qëllim, dhënies fund të konfliktit. Në mars 2013-të PKK deklaroi një armëpushim të njëanshëm dhe më pas filloi të tërheqë bazat e saj ushtarake nga Malet Kandil në Irak. Komunikata e djeshme e Ocalan vjen dy ditë pasi zëvendës kryeministri Besir Atalay njoftoi se qeveria po punon për një plan udhëzues që do ta paraqesë në shtator. Muajin e kaluar, Parlamenti miratoi një ligj për themelimin e kornizës për finalizimin e procesit të paqes. Sipas ligjit parashikohet që PKK të ketë autonomi më të madhe në rajonin kurd në juglindje të vendit, njohjen në kushtetutën e re një sërë të drejtash sociale dhe politike dhe një amnisti që do të përfshinte lirimin e Ocalan.
Qeveria gjithmonë e ka thënë se është e hapur për negociata, por vetëm pas çarmatimit të milicisë. Procesi kishte muaj që ishte paralizuar. Në shtator 2013-të PKK ndërpreu tërheqjen dhe liderët e saj që atëherë ankohen se Ekzekutivi nuk përmbush marrëveshjen. Për ende Kryeministrin Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentin i sapo zgjedhur paqja me kurdët ka qenë një nga qëllimet e tij më të mëdha. Një paqe kjo, që mund t’i shërbejë qeverisë për të fituar mbështetjen e deputetëve kurdë, të ndryshojë Kushtetutën dhe t’i japë kompetenca ekzekutive Presidentit, ashtu siç Erdogan dëshiron.

Shteti i kurdistanit tashme po mer vemendjen e shum analistve e medjatike te botes, ku esht nje padrejtesi qe ti genjeje kurdet me nje autonomi, apo duke e akuzuar ocalanin si terrorisr ku ky lider esht mandela i kurdistanit i burgosur tashme nga nacinonal otomanizmi i erdoganit! Me me shum se 20 miljon kurde besoj se kerkohet tu jepet padrejtesit ndaj ktij populli te vuajtur nga racizmi e nacionalizmi islamik! Ocalan duhet te lirohet e te organizoje shtetin e kurdistanit si nje shtet qe kekon lirene nga fashizmi e nacionalizmi islamik!
Erdoan eshte burre shteti dhe politikani me i suksesshem ne historine e Turqise.
Objektivat e tij jane te thjeshta.
Paqe te brendshme per te arritur mireqenien e qytetareve qe jetojne ne ate shtet.