Kureshtje për “Shën Albanin”

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Përshëndetje stafi i gazetës Dita! Jam një lexues i rregullt. Ajo çfarë unë pëlqej dhe lexoj më shumë tek gazeta juaj, janë rubrikat si ajo e personazheve, historisë, kulturës, opinioneve etj. Rastësisht në median elektronike hasa në një emër që më bëri përshtypje dhe kurioziteti më bëri që të kërkoj informacion mbi të. Bëhet fjalë për një qytet në Angli me emrin “St. Albans”. Sipas ëikipedia-s, Saint Alban ishte një ndër martirët e parë të krishterë anglezë, i cili u dënua me prerje koke me urdhër të perandorit romak Dioklecian, pasi nuk pranoi të hiqte dorë nga feja e krishterë. Nuk arrita dot të gjej më shumë të dhëna nëse ky shenjt ka origjinë shqiptare apo jo, por mbase ky informacion që po ju sjell mund të shfaqë kuriozitet tek lexuesit tuaj, mbase dhe jo. Gjithsesi unë mendova që ta ndaj me ju këtë “zbulim” të vogël.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *