Kuriozitete nga 736 “aktorët” e Botërorit

DITA Online

 

Tanimë i njohim 736 futbollistët që do të jenë në Rusi për kampionatit botëror që do të zhvillohet nga 14 qershori deri më 15 korrik dhe në fund ka shpërblimin më të lakmuar në karrierën e çdo lojtari, trofeu i Kupës së Botës.

32 trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse kanë zyrtarizuar 23 emrat e përzgjedhur prej tyre me synimin për t’i marrë Gjermanisë fronin e “mbretit të futbollit botëror”.

Manchester City është klubi që do të ketë më shumë përfaqësues në “Rusi 2018”.

Edhe pse Gjermania la jashtë Sane, plot 16 futbollistë të Guardiolës do të luajë në Kupën e Botës. Në vendin e dytë është Real Madrid me 15 lojtarë të grumbulluar, ndërsa më pas vjen Barcelona me 14 futbollistë.

Premier League është kampionati që do të çojë më shumë lojtarë në Botëror, 108. Në vendin e dytë është La Liga me 78 futbollistë dhe më pas Bundesliga me 62 lojtarë në Botëror.

Anglia është e vetmja nga 32 ekipet pjesëmarrëse që i ka të gjithë futbollistët e grumbulluar nga kampionati vendas, krejtësisht e kundërta me Suedinë dhe Senegalin që bazohen vetëm te “legjionarët”, sepse asnjë nga 23 lojtarët e grumbulluar nuk luan në kampionatin e vendlindjes.

Nëse luan qoftë edhe një sekondë, portieri i Egjipit, Al Hadary, do të shkruajë historinë e Kupës së Botës si futbollisti më i vjetër që është aktivizuar në një veprimtari të tillë. 45-vjeçari do të thyejë rekordin e  Faryd Mondragon. Portieri i Kolumbisë ishte 43 vjeç kur u aktivizua në “Brazil 2014”.

Rafa Marquez, 39 vjeç, do të marrë pjesë për herë të pestë në Kupën e Botës, duke barazuar rekordin e bashkatdhetarit të tij Antonio Carbajal dhe atë të gjermanit Lothar Matthaus, ndërsa përfaqësueset e Panama dhe Islandës do të luajnë për herë të parë në Botëror.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *