Gjykata e Apelit Tiranë i “fal” burgun Tullio Simoncinit, mjekut italian të dënuar për “mjekim të pakujdesshëm” të një 27-vjeçari.
Mjeku ishte dënuar me 1 vit e 5 muaj burg nga Shkalla e Parë, si përgjegjës për vdekjen e italianit Luca Olivoto, pas një terapie me sodë buke për kurimin e tumorit. Dënimi i tij u dha në mungesë, pasi i pandehuri u gjykua në gjendje të lirë.
Në përfundim të gjykimit të Apelit, një treshe gjyqtarësh la në fuqi deklarimin e fajshëm të të pandehurit. Por në të njëjtin vendim u pezullua ekzekutimi i dënimit me burg për mjekun italian, duke e lënë atë në liri me kusht për një periudhë 18-mujore. Apeli urdhëron të pandehurin Simoncini të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës një herë në tre muaj.
“Gjykata e Apelit vlerëson se, për të pandehurin Tullio Simoncini ka vend të aplikohet neni 59 të K.Penal, duke i pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim dhe duke e vënë në provë të pandehurin për një periudhë prej 18 muajsh”, thuhej në vendimin e Apelit, pas parashtrimit të rrethanave të mbajtura parasysh nga Gjykata në masën dhe llojin e dënimit.
Rrethanat e parashtruara ishin fakti që vepra e kryer ishte shumë e rëndë, i ndjeri Olivoto konsiderohej si pacient i pashpresë për jetë, Simoncini rezulton i padënuar më parë, me arsim të lartë dhe se ka mbajtur qëndrim mohues ndaj veprës.
Sipas këtij vendimi të Apelit, ndonëse u la në fuqi fajësia e tij, mjeku italian nuk do të shkojë në qeli. Në të njëjtin vendim, Apeli la të pandryshuar deklarimin e pafajshëm të mjekut tjetër italian, të pandehur në të njëjtën dosje, Roberto Gandini.
Mjekët Simoncini dhe Gandini u morën si të pandehur për ngjarjen e ndodhur në tetor 2012. Sipas Prokurorisë, Luca Olivoto, i diagnostikuar me kancer, ndërroi jetë në 18 tetor 2012, si pasojë e disa komplikacioneve shëndetësore të krijuara pas një kure me sodë buke nga mjeku Tullio Simoncini.
Ky i fundit e kishte udhëzuar atë të udhëtonte nga Italia në Tiranë, ku do t’i nënshtrohej një kure me sodë buke.
Më herët, i riu iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për vendosjen e një kateteri, ndërhyrje e drejtuar nga Simoncini dhe e realizuar nga Gandini. Sipas Prokurorisë, në shtetin italian, mjekut Tullio Simoncini i ishte hequr licenca e ushtrimit të profesionit./Panorama

Kjo do jete e ardhmja e sherimit te shume kancereve. Kancera rriten ne ambjente me ph acidik. Soda e bukes eshte ushqimi me alkalin.
Ideja e doktorrit eshte shume e mire.
Ushqime me aciditet te larte jane kafja, sheqeri, mishi i vicit.
Ushqime alkaline jane soda e bukes, limoni, shalqini, zarzavatet jeshile frutat. Edhe buka eshte acidike.
Prandaj kur kemi dhimbje stomaku pime sode buke me limon. Por nuk duhet te perdoret sheqer por mjalte. Kjo perzjerje qetson stomakun se neutralizon acidin. Nje stomak acidik kthehet ne ulcer dhe me vone ne kancer. Shenja e stomakut acidik tregon qe ph i trupit tone po anon nga acidik. Prandaj duhet te luftohet pe ph i trupit te kthehet ne alkalin qe te paramdalohen kancerat qe kerkojne nje ambjent trupi acidik
Ne fakt soda e bukes e kufton kancerin seose krijon ambjent alkalin dhe ky ambjent nuk i kejon te zhvilohen qelizat e kancerit
Si parim e ka pasur drejt ky mjeku italian , mirpo ndoshta kur kanceri esht shum i avancuar nuk e ben dot efektin soda e bukes