Mësuesit e arsimit parauniversitar duhet të mendohen mirë para se të zhvillojnë kurse private me nxënësit e shkollës së tyre. Ministria e arsimit ka paralajmëruar ndëshkime, deri në largimin e mësuesit nga puna në rast se do të kërkojë nga nxënësit që të ndjekin kurset private. Duke iu referuar praktikave korruptive të denoncuara në masë gjatë viteve të fundit sa i takon lulëzimit të kurseve private në shkolla, zyrtarët e Ministrisë së Arsimit theksojnë se të gjithë mësuesit që aktualisht punojnë në sistemin arsimor, do të penazliohen nëse do të zhvillojnë kurse private. Ndëshkimi do të jetë më i ashpër për ata mësues që detyrojnë nxënësit e tyre të marrin pjesë në kurset private. Një tjetër nismë që po merr dikasteri i arsimit, është edhe shndërrimi i shkollave në ambiente komunitare, ku mësuesit do të vihen në dispozicion të nxënësve edhe jashtë orarit zyrtar. Ndërkohë që edhe prindërit mund të drejtohen në shkolla për problemet, për sugjerimet apo shqetësimet që kanë në lidhje me procesin mësimor dhe mangësitë që mund të shfaqin fëmijët e tyre. Një bashkëpunim i tillë do të nxisë më shumë cilësinë në arsim.
Me falni zonje po ju nuk jetoni ne kete vend. Ralle per te mos thene ska asnje shkolle ku petagoget nuk japin kurse. hajdeni ne VLORE po dhe aty ne Tirane.Me tete ore mesimi ne muaj 2500 leke te reja, Boll me genjeshtra. RI deri ne janar dhe hap krahun.
Ka mesues qe punojne njekohesisht ne shkolle shteterore dhe ne shkolle private,flas per qytetin e Fierit,ku dhe keta mesues marin nje rroge te dyte dhe punedhenesit e ketyre shkollave private kane interes se nuk u paguajne siguracionet.Eshte mire qe te shikohen me imtesi dhe ne menyre te menjehershme sepse keshtu ulet interesi i prinderve per shkollat shteterore dhe behet mbivleresim i panevojshem per shkollat private.
Ministrja Lindita Nikolla, ka dy muaj ne detyre dhe akoma nuk shikon qe shkollat per kete vit jane shkrehur fare, pasi drejtoret, qe nga ata te Drejtorive te qarqeve e deri te shkollave, presin lirimin nga detyra. Mesuesit e molepsur mne ndjenjen e lekut, po bejne kurse per shtate pale qejfe neper shkolla,ne shtepite e tyre duke detyruar nxenesit me ndeshkim note. Fle ministrja e re, lozin minjte abuzues. llafe dhe premtime boshe. Kulmii estrades eshte konkurimi i mbi 500 kandidateve per 13 vende te DA ne qarqe. Tani do konkurojne 60 po per keto vende. Mbas nje muaj le te konkurojne 30 e deri ne muajin maj 2014. Shkollat do i marre lumi.
Kjo nisme eshte e mirepritur nga tye gjithe pervec atyre qe i zhvatin pa asnje arsye nxenesit e vet gjoja me kurse private.E verteta eshte se deri tani po nuk vajte ne kurse nuk e merrje kurre noten e mire .ka qene turp mesuesit qe 30-40 % e tyre ka rrezik qe nuk dine as alfabetin shqip te hapin kurse private per tu pasuruar. cfare privilegjesh jane mesuesit me 2-3 muaj pushime ne vit,me 3-4 ore mesimi ne dite kur edhe punonjesit me te thjeshte punojne 8 ore ne dite.Duhet pershendetur Ministreja e Arsimit edhe per reformimin qe po u bene drejtuesve te shkollave .
Beni ligje per paisjen e shkollave me baze materiale se pari.