Intervistoi Xhevdet Shehu
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ analizon sesionin parlamentar që sapo ka përfunduar. Cilat ishin pritshmëritë e këtij Kuvendi dhe çfarë nuk është bërë mirë. Bojkoti i opozitës për ligjet e rëndësishme dhe a do t’i qëndrojë PD-ja premtimit për të mos e njohur ndarjen e re territoriale? Dhuna verbale dhe fizike në Kuvend dhe skenarët e opozitës për të penguar veprimtarinë parlamentare edhe në të ardhmen.
Zoti Abdiu, sapo është mbyllur sesioni i parë i legjislaturës së Kuvendit që doli nga zgjedhjet e 23 qershorit të vitit të kaluar. Cila është konsiderata juaj për punën e Kuvendit në këtë sesion?
Sesioni i parë i kësaj legjislature, ashtu sikurse edhe pritej, për shkak të ndryshimit të thellë të shumicës parlamentare, reflektoi një sërë veçorish të veta, të cilat në fakt janë të dukshme për cilindo që e ka ndjekur me vëmendje jetën parlamentare. Përveç dimensioneve të mëdha e të dukshme të shumicës dhe nga ana tjetër të rrudhjes së jashtëzakonshme të opozitës, në përgjithësi mund të mendojmë se veprimtaria parlamentare këtë sesion u duk se mori ngjyrime të tjera nga ato që pati në sesionet e mëparshme, sidomos në lidhje me raportet parlamentare mes maxhorancës dhe pakicës, marrëdhënie këto që, pavarësisht nga përpjekjet e Kryesisë së Kuvendit për t’i zbutur dhe mbajtur në shina normale, ato nuk u bënë asnjëherë të tilla dhe mbetën sërish konfliktuale. Ekzistenca e konfliktualitetit të vazhdueshëm u pasua me mungesën e një konsensusi permanent nga përpjekjet e opozitës për ta penguar me çdo kusht veprimtarinë normale parlamentare. Këto kanë qenë arsyet që, në përgjithësi, ngarkesa e punës në seancat parlamentare jo vetëm që nuk ka qenë normale, por do të thosha minimale dhe shpesh anormale. Shumë herë janë humbur javë e ditë të tëra pa miratuar akte me rëndësi legjislative ngaqë është harxhuar shumë kohë dhe energji me arsyetimin e luftës politike parlamentare. Veçori tjetër e këtij sesioni unë mendoj se është fakti i ndryshimit të raportit të punës në komisionet me atë të seancave parlamentare, duke e kufizuar këtë të fundit me vetëm një ditë në javë, kryesisht të enjteve, ndërkohë që shumë herë edhe kjo ditë është shndërruar në estradë politike. Në këtë mënyrë kam përshtypjen se kanë mbetur pa u realizuar shumë objektiva të planifikuara. Pra pritshmëritë e këtij sesioni me pak fjalë kanë qenë më të ulëta nga parashikimi.
Në një intervistë të mëparshme për gazetën ‘DITA’, ju kini ngritur edhe çështjen e mosangazhimit të të gjithë deputetëve në seancat parlamentare apo nëpër komisione. Sa e ka dëmtuar kjo veprimtarinë parlamentare të këtij sesioni tashmë të kaluar?
Po, kjo është e vërtetë. E kam thënë dhe e përsëris, parlamenti nuk ka funksionuar si një i tërë dhe kjo e dëmton punën e tij. Nga ana tjetër, është një përshtypje jo vetëm e imja, por edhe e shumë të tjerëve se është zbehur ndjenja e përgjegjësisë për detyrën tek mjaft deputetë, si të maxhorancës dhe të opozitës, gjë që e dëshmon rënia në indiferentizëm, mbyllja në vetvete, mosangazhimi i tyre, aq sa shumë prej tyre thua se nuk janë të tillë dhe nuk kanë detyrim ndaj zgjedhësve dhe subjekteve politike që ata përfaqësojnë dhe me të cilat kanë marrë votat. Kjo ka bërë që lufta politike midis maxhorancës dhe opozitës, pavarësisht nga cilësia dhe lloji, është përballuar nga fare pak deputetë. Duket se “senatorët” e të dy grupeve janë në gjumë dhe qëllimisht presin që veprimtarinë parlamentare ta përballojnë deputetë të veçantë, qofshin këta dhe të rinj. Konkluzionin lidhur me mungesën e përgjegjësisë të deputetëve të veçantë e lidh me faktin se shumë prej tyre, në kundërshtim me frymën e rregullores së Kuvendit, si gjatë mbledhjeve në komisione dhe në seancat parlamentare e kalojnë kohën duke luajtur me celularët, duke biseduar e komunikuar për tema jashtë debatit parlamentar. Prandaj dhe luftën politike në parlament e përballojnë vetëm 2-3 deputetë, ndërsa të tjerët flenë gjumë. Do të dëshiroja që partitë e koalicionit qeverisës të analizojnë veprimet e secilit deputet, pasi marrëdhëniet e tyre me zgjedhësit në një masë të madhe janë thuajse të falimentuara.
E, megjithatë, zoti Abdiu, është fakt se në seancën e fundit parlamentare, atë të 31 korrikut, u miratuan disa ligje të rëndësishme siç ishte ai për ndarjen e re territoriale, për reformën në gjyqësor, policinë e shtetit etj.
Kjo është e vërtetë, por unë nuk mund ta quaj këtë një arritje, një sukses apo diçka pozitive të këtij sesioni. Përkundrazi. Pse e them këtë? Më lini të shpjegohem. Si rrjedhojë e mungesës së punës sistematike dhe mosfurnizimit me projektligje, kam përshtypjen se ditët e fundit dhe sidomos seanca e fundit e 31 korrikut, krijuan një situatë paradoksale, pasi brenda disa orëve, të zgjatura natyrisht, u kaluan formalisht mjaft projektligje, një pjesë e të cilëve shumë të rëndësishme. Në atë seancë nuk u kuptua se cilat ishin realisht nismat, propozimet, projektet dhe çfarë konkretisht u miratua lidhur me çdo projekt. Fatkeqësisht, në seancën e 31 korrikut u zbatua metoda e veprimit krejtësisht formale që kishte përdorur për vite me radhë ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryetari i Kuvendit në këtë mënyrë përmbushi zotimin duke i realizuar në një ditë të vetme pa pyetje, pa diskutime, pa debat disa ligje të rëndësishme, përjashtuar atë për reformën territoriale. Kjo e fundit, megjithëse shumë e rëndësishme, gjithsesi u miratua kalimthi për shkak të angazhimeve të tjera që pati Kuvendi po atë ditë para miratimit të kësaj reforme. Kjo ishte dhe arsyeja që numri i diskutimeve ishte i vogël dhe nuk u evidentuan sa dhe si duhet kriteret shkencore me të cilat ishte nisur grupi i punës për të pasqyruar në projektin që u miratua.
Si do ta konsideronit në këtë rast bojkotin e opozitës për disa ligje shumë të rëndësishme, si ai i ndarjes territoriale?
Bojkoti i opozitës, si për shumë gjëra të tjera, është negativ dhe i paargumentuar, që i bën keq vetëm asaj. Probleme të tilla madhore si ndarja territoriale e kanë të domosdoshme bashkëpunimin dhe ndarjen e përgjegjësive brenda dhe jashtë parlamentit. Mua nuk më duket normale që pas gjithë atyre ofertave të maxhorancës për të marrë pjesë në komisionin përkatës, në debate dhe në seancat parlamentare, opozita të gjente atë rrugë që gjeti dhe pastaj të reagojë e të deklarohet ekstremist kundër, menjëherë pas miratimit të kësaj reforme.
Opozita, nëpërmjet kryetarit Basha deklaroi se nuk do ta njohë kurrë këtë ndarje të re territoriale të bërë pa pjesëmarrjen e opozitës. Mendoni se do t’i qëndrojë opozita kësaj deklarate?
Nuk besoj. E them këtë sepse ky është një qëndrim politik, emocional i momentit dhe që në fakt nuk mbështetet nga shumica e shqiptarëve. Ky qëndrim mua më kujton deklaratat e Berishës në vitin 1998 kur u miratua Kushtetuta. Atëhere Berisha, si Basha tani, çirrej e gjëmonte, turfullonte e betohej se nuk do ta njihte Kushtetutën. Pastaj, kur erdhi në pushtet betohej për të kundërtën dhe vinte dorën mbi Kushtetutë si mbrojtës i saj. Prandaj dhe them se duke njohur precedentët, është një rast i mirë që anëtarësia e Partisë Demokratike të mos e mbështesë këtë qëndrim të kryetarit, që në fakt duket si një qëndrim identik me atë të Berishës. E them këtë që të mos thellohet historia e humbjeve dhe disfatave që e kanë shoqëruar atë parti nën drejtimin e Berishës.
Ju kini përmendur edhe skenare që përgatit opozita për të penguar me doemos punën e Kuvendit. Sa kanë funksionuar këta skenarë?
Këtë e kam thënë në një kontekst të caktuar, kur kam folur për faktin se deputetit Sali Berisha i është lejuar të flasë pa kufizim kohor dhe për çfarë të dojë e si të dojë nga foltorja e Kuvendit. E thashë këtë pasi shumica e shqiptarëve nuk mund ta pranojnë faktin që ish-kryeministri Berisha të ngrihet e të flasë me dhe pa leje sa herë të dojë dhe, ndërsa shpesh replikon për problematika delikate, jashtë rendit të ditës, shan e fyen këdo që i del përpara etj. Për më tepër ai flet me gjuhën e ujkut, kultivon një gjuhë të tillë në sallën e parlamentit dhe ne rrimë dhe e dëgjojmë. Kjo nuk është as normale, as ligjore. Ju më pyesni se a ka ndodhur ndonjë ndryshim pozitiv muajin e fundit. Me keqardhje pohoj se nuk ka ndodhur asgjë pozitive. Sali Berisha sillet si fitimtar në atë sallë. Dhe ç’është më e keqja, gjuhën e ujkut nuk e përdor vetëm Berisha, por edhe shumë ndjekës të tij në atë sallë. Prandaj jam shprehur se opozita punon me skenarë, pra për ta banalizuar edhe më shumë situatën në Kuvend, deri edhe për përdorimin e forcës fizike. Kjo dhunë verbale dhe fizike për fat të keq ka ndodhur më shumë se një herë gjatë këtij sesioni që u mbyll, derisa më në fund Kryesia e Kuvendit i dha një masë dënimi për ta përjashtuar deputetin Berisha nga seancat parlamentare. Pavarësisht se kjo ishte një masë mjaft e lehtë, tregoi se filloi të bëhet kthesa. Megjithatë, unë mendoj se këto kurthe dhe skenarë të opozitës dhe të Berishës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me mënyrat dhe stilin që vetëm ata e dinë.
Si e parashikoni sesionin e ardhshëm që çelet në shtator?
Mendoj se edhe sesioni i ardhshëm do të vazhdojë në të njëjtat shina. I qëndroj asaj që kam deklaruar për skenarë të opozitës aktuale për të penguar punën e parlamentit. Do të sajohen skenarë të tjerë e do të gjenden sebepe të tjera nga opozita. Prandaj dhe këmbëngul në mendimin që parlamenti të mos punojë vetëm një ditë në jave, të pakësojë estradat e të enjteve dhe të shtojë seriozitetin me debate profesionistësh dhe juristësh, që thuajse kanë munguar tërësisht deri më tani.
Po si nuk e pyetet per cilesine e ligjeve qe jane miratuar seancen e fundit zoti gazetar ?
====================================================
Z.Rama,
Edhe sa kohe do lejohet Krimineli Sali Bisha me Ceten-Veriore PD
te destabilizoje Shqiperine ?
====================================================
Ishte Sali Berisha qe shmangu perplesjen veri -jug per shume e shume vite mbasi per 45 vjet diktature jugoret bene hatane ne veri tani me rilindjen e se keqes po vazhdon ky diskriminim…
Po gaboheni ne kete nxitje kunder veriut sepse Berisha nuk mund ta shmang me.
Fehmi Abdiu krimineli qe dje jepte denime me vdekje, sot me paturpesine me te madhe eshte ricikluar te jape leksione demokracie.
Mos e perdhosni keshtu kujtimin e Havzi Neles, heroit dhe poetit te lirise e te demokracise.
Opozita dhune fizike ne parlament.Prove qe shoku Fehmi ka shkuar per lesh
Kur eshte varur ky Havzi Nela i paska hupe rasti Sali Berishes,qe te kishte kenaqesine t`ja mberthente litarin ne fyt si Hysni Shoshorit dhe dy familje mjekesh qe i internoi.Duket se ka qene me sherbim jashte shtetit,se nuk do lente ti shpetonte rasti edhe pa ja tunde ne ftyre ato poezite e ndaluara! Shihni arkiven e Berishes,se mos ka kalu nga kulla Rame Berishes para se te arratisej!
Për pasivitetin dhe mefshtësinë e nje shumice deputetësh z. Abdiu ka shumë të drejtë? Vetëm 2-3 nga cdo krah mbajnë barrën e diskutimeve për gjithe kohën. Ky parlament më është dukur pa rendiment dhe i dobët profesionalisht. Z. Abdiu flet per deputete qe nuk shprehin vullnetin dhe kërkesat e zgjedhesve? Drejt,-nuk e shprehin sepse ata nuk jane te zgjedhur drejtperdrejt nga zgjedhesit por,nga kryetaret e partive??? Ky nuk ështe parlament i popullit !? Ky është parlament i kryetareve te partive? Populli u detyrua ti votojë nga e keqja,sidomos duke menduar te keqen berisha e cila ishte bërë nje gur i rendë né qafen e tij? Akoma populli manipulohet fuqishem qe te mos anoje nga individët cilesore por nga individet qe i servirin partitë!? Votohen partitë jo njerezit me te mirë. Eshte krijuar nje rreth vicioz zgjedhjesh ku imponohesh te votosh njerin nga te dy krahet dhe asnje alternativë tjetër !? Nje semundje e rrezikshme e cila e ka infektuar rëndë pluralizmin politik në Shqipëri ? Shumë rendë! Xhota? Ke marë intervistën e nje njeriu me bagazh te mire profesional por herë tjetër intervisto nje nga personazhet e Komisionit te Venecias me synimin sesi të dilet nga ngërci i pluralizmit dypolar shqiptar i cili mua më duket se eshtë nje krijim katovician qe po ju merr frymën shqiptarëve. Ketu nuk ka te majte dhe te djathte të vertetë por nje pazar katovician të servirur në trajten e kuazipluralizmit dypolar me ca parti satelite përreth te cilat bëjnë gjoja sikur përfaqesojnë rryma autonome te mendimit politik !? Autonomë te mvarur krejtesisht nga dypolariteti !?? Tung!
Të tëra me bythë ulliri i ke komentet ti o hekal mavria? Po pse re te kallëmishtet tona nuk zgjidhen deputetët re hekal? Zgjidhen që çke me të re? O po qy re !
O myzeqe,o figurë? Deputetët nuk zgjidhen te kallemat e tu po në mal o në mal,në stan? Deputetet provohen me kallash njëherë jo me kallëmishte o figurë? A more vesh more apo të ti grij ato kallëmishtet me predha që këtu ?
Një shaka bëj unë dhe ti vlora i mer të tëra me të vërtetë ? Shaka re shaka bëra ?
Po SALI berishen kush do ta vare ne litar?
Fare e keqe dhe e paturpshme paskan qene komunistet ( ish rreckamanet deri ne vitin 45° ). Ky Abdiu me CV qe ka duhet te fshihej nga turpi, po keshtu edhe ish komunistet qe jane ne PD. Njeriu ka nje fytyre !
Interviste me pro opozites se kjo qe ben DITA me monstren Fehmi Abdiu nuk ka. Kjo sepse te kesh kunder nje pleher si Abdiu eshte nder dhe kete nder gazeta ja ben indirekt opozites.
Shoku Fehmi Abdiu, para se te japesh “receten” per punen e te tjereve, a mund te na japesh nje pergjigje pse eshte propozuar Shkolla e Larte Illyria, per heqje te licenses, shkolle te cilen e drejton TI prej 5 vjetesh si Dekan i saj? TI je paguar me nje rroge sa 25 punetore te thjeshte, dhe kjo ne euro, na trego te lutem per standartet e tua profesionale dhe te respektimit te legjislacionit Per Arsimin e Larte, qe ke ndjekur pikerisht ne Institucionin Arsimor Privat qe TI ke drejtuar prej 5 vjetesh?! Ne te ardhmen, leri kete pune prej “anal-isti” konstuticionalist dhe jepi drejtim asaj per te cilen ti paguhesh – te fitosh betejen me MASH per licensen e SHL Illyria dhe vijimin e punes me profesionalizem.