“Kurthi i mjaltit”, joshja si armë

Dita

Sa kohë do të ekzistojë spiunazhi, do të ketë Romeo që do të pushtojnë viktima të pavetëdijshme”. Deklaratën e ka bërë një ekspert i vërtetë në materie, ish kreu i shërbimeve të fshehtë të Republikës Demkratike Gjermane, Markus Wolf, ideatori i krijimit të një grupi spiunësh të specializuar në joshjen e “Xhuljetave”. Me një fjalë, ndonjëherë për të bërë luftë, duhet të bësh … dashuri.

Për të futur në kurth dikë apo për t’i marrë informacione, nuk ka gjë më të mirë se sa t’i shfrytëzosh vetminë apo dëshirat seksuale. E dëshmon këtë suksesi konstant i një arme të vjetër të spiunazhit, honey trap, “kurthi i mjaltit”: në praktikë, një agjent që përdor artin e dashurisë për të futur në kurth një kundërshtar.

Sigurisht, nuk mund të përjashtohet apriori që një marrëdhënie e nisur në këtë mënyrë të mund të transformohet në dashuri të vërtetë. Por zakonisht, një ditë të bukur viktimat zbulojnë se nuk janë dashnorë të parezistueshëm, por buratinë më të ngjashëm me një bashkëshort klasik: domethënë, ai që është gjithmonë i fundit që e merr vesh që po e tradhëtojnë…

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *