Kurti: Barazia duhet të jetë pika fillestare e bisedimeve me Serbinë

time

Pas fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i tha agjencisë së lajmeve AFP se ai dëshiron t’iu japë formë të re bisedimeve me Serbinë, për t’i vendosur të dyja palët në pozita të barabarta.

Kurti tha se bisedimet nuk duhet të përqendrohen rreth mënyrës se si “të kompensohet” Serbia për humbjen e Kosovës.

“Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet t’i ndryshojë vendet tona për te mirë”, tha Kurti për AFP-në.

“Ne duhet të diskutojmë me Serbinë sinqerisht, hapur, seriozisht dhe me njerëzit si përfitues përfundimtarë”, shtoi ai.

 

 

Kosova dhe Serbia janë të angazhuara në bisedime të drejtpërdrejta për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Kurti tha se do që ta ndryshojë drejtimin e bisedimeve. Ai tha se Beogradi premton njohjen e Kosovës në fund të negociatave, por kërkon koncesione maksimale ndërkohë.

“Ju merrni sa më shumë që mundeni, ndërsa premtoni një fund që nuk do të ndodhë”, tha ai.

“Kjo është arsyeja përse reciprociteti, barazia nuk mund të jetë rezultati përfundimtar (i bisedimeve), duhet të jetë pika fillestare. Dhe, njerëzit duhet të jenë përfituesit përfundimtarë”, tha Kurti.

Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të së dielës, partia e Kurtit ka fituar rreth 47 për qind të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 17 për qind dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 13 për qind.

Kurti, megjithatë, ka thënë se prioritet i qeverisë së tij nuk do të jenë bisedimet me Serbinë, por drejtësia dhe punësimi./rel

h.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Po mire ore Kurt, kaq shpejt e drodhe akoma pa e marre mandatin e Kryeministri, disa ore me pare deklarove qe bidsedimet me Serbine nuk jane primare, po tash nga dolen te tilla.
    Prit o Kurt se e ke super malore, nuk ke per t’a kaluar dot, do te bejne Nderkombetaret te flasesh me vete, do te gjesh ndonje shkak dhe do te japesh doreheqje.

  • Po, barazia jo vetem me Serbin por me gjithe boten. Kosova duhet te reformoj sistemin zgjedhor qe u jep te drejte absolute « pakicave » te kene 10 deputet. Ku duket se disa perfaqsues te « pakicave » do te jene me te mire se kandidatet e tjere ? Cfare sigurie politike dhe shoqerore afron ky sistem diskriminues dhe separatist. Nese ndertohet nje shtet i te drejtave athere separatismi ne baze te origjines nuk ka vlere. Ky detyrim nga jasht duhet pare duhet ndryshuar. Kjo nuk ndodhe ne shume vende te botes. Kosova duhet te reformoj sistemin e administrates shteterore ne vend duke mare shembujt me te mire ne bote…(Gjermani, France). Ndarja e Kosoves ne 5-6 zona administrative te kontrolluara nga shtetit dhe prefekturat por te « lira » ne vetadministrim eshte nje menyre kunder totalitariamit, unifikimit qe nuk i le shume vend zhvillimit dhe krijmtarise. Kjo ndarje administrative duhet te fuqizoj Kosoven nga ai « kali i Trojes » me emrin Serbi, BE e te tjere. Sistemi shkollor duhet ndryshoj duke bere te detyrueshme gjuhen Ilire deri nivelin bachelier, kurset ne Shqiperi te « Hartimit » duhet te rivendosen ne shkolla sepse ato te cojne drejt dijes, mendimit, respektit, krijmtarise, zhvillimit, ndergjegjesimit, reflektimit, ndertimit…… Lenda e « Hartimit » eshte « Gestion, Management, Culture ». Pavaresia dhe liria qe mungojne akoma ne Shqiperi dhe Kosove. Dhe e fundit, shqiptaret nuk duhet kurre te heqin dore nga bashkimi Kosove-Shqiperi ne nje vend, ne nje shtet, jo ne konfederate. Shqiptaret nuk duhet te ndalen para askujt.

  • “Kurti, megjithatë, ka thënë se prioritet i qeverisë së tij nuk do të jenë bisedimet me Serbinë, por drejtësia dhe punësimi.”
    kjo është pika kryesore!
    në radhë të parë politika e brëndëshme dhe më pas ajo e jashtëme!!
    pika e parë për fillimin e çdo lloji bisedimi duhet të jetë qëndrimi i sërbisë në këto bisedime!
    nëse ata,pra pala sërbe do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e përhershëm dhe absolut se”ne nuk do ta njohim kurrë kosovën si shtet të pavarur”,atëherë nuk ka përse të fillohen bisedime fare!!
    kjo duhet të jetë kërkesa kryesore e qeverisë së kosovës!!
    bisedimet duhet të fillojnë vetëm atëherë kur qeveria sërbe të heqë nga kushtetuta mosnjohjen e kosovës!!
    reciprociteti është parim i çdo shteti!!
    më njeh një të njoh një,më shet sa të shes!!
    thjeshtë fare!!
    kjo është puna e qeverisë,puna e popullit,”patriot” që shkon e voton për të ndryshuar duhet të kishte filluar që nga bojkotimi i mallrave të atij që nuk të njeh!
    dhe ky veprim nuk ka nevojë as për zgjedhje e as për votime,as për referendum,ka nevojë për patriotizëm pa thonjëza!!
    e ky patriotizëm na mungon ne shqiptarëve!!ne kemi patriotizëm “flakë kashte”,patriotizëm me mëditje,ditësor,më tutje nuk kemi takat!!nuk jemi patriotë maratonistë,jemi ashtu të shpejtë të bujshëm dhe na merret fryma shpejt!
    nuk e di sa të shijshme a sa të lira janë prodhimet sërbe,por duht të kenë një efekt shumë të fortë që të të bëjnë të harrosh gjakun që të ka derdhur prodhusi i tyre!!
    dje të ka vrarë e sot po të mjel për të blerë armatimin që i duhet të të vrasë nesër!!
    jepi vëlla patriot folklorik shqiptar para sërbit dhe fillo e qurravitu kur të të vërë thikën në fyt nesër!!
    “europa do ta ketë fajin”,sido që të veprojmë ne!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *