Albin Kurti dhe loja e rëndë e politikës

redaktor

Më në fund, sipas të gjitha mediave serioze në Kosovë, por edhe jashtë saj, është arritur një marrëveshje mes Bllokut, (LDK, AAK, Nisma për Kosovën) dhe Vetëvendosjes, për të ndërtuar së bashku një qeveri të re, së cilës, që tani i ka dhënë përkrahje edhe Lista Serbe e deputetët e saj.

Si duket, këmbëngulja e gjatë politike e Albin Kurtit kishte efektin e saj; Blloku opozitar i ndodhur nën presionin e dy zgjedhjeve: Ose me Listën Serbe dhe nën diktatin e saj, ose me Vetëvendosjen dhe duke i lëshuar rrugë asaj, zgjodhi rrugën e dytë. Sido kudo, në të gjitha pamjet e saj, kjo e dyta është më e frytshme, të paktën në dukurinë e saj të jashtme: ajo po mbledh rreth vetes katër struktura parlamentare, të katër partive të ndryshme dhe sado paradoksale që të jetë kjo njësi e përbashkët, tani zaret janë hedhur.

 

Personalisht nuk jam kundër një zgjidhjeje të tillë: partitë politike në Kosovë i gjejnë vetë aleatët e tyre, bëjnë përpjekjet e tyre për të qenë në qeveri, nganjëherë me çdo kusht, bëjnë hesapet e mbyllin llogaritë, ashtu si e mendojnë ata më të përshtatshme për punën e tyre, sidomos të liderëve. Edhe njerëzit që janë në Kosovë nuk kanë pse të jenë kundër ndërtimit të një qeverie me bazë kaq të gjerë, megjithëse, kësaj here partia e cila fitoi zgjedhjet, nuk do të jetë në qeveri dhe kjo mungesë do të jetë e ndjeshme. Për më tepër, si duket strukturat ndërkombëtare që deri më tani ishin vetëm pasuese të zgjidhjes politike e institucionale në Kosovë, dhanë shenjat e para të lëvizjes së tyre dhe kjo nuk është më një dukuri e heshtur. Por, si duket, Kosova, do të mund të ketë një opozitë të fortë. Nga ana tjetër, ky bashkim, Blloku dhe VV, kanë rastin të dëshmojnë se dinë të punojnë ashtu si kanë deklaruar se mund të punohet, pra ndryshe nga PDK-ja dhe aleatët e saj. Do të mund të bëjnë këtë dhe a do të kenë mbështetjen e njerëzve, të cilët edhe një herë i besuan Thaçit, thuajse po aq sa tri partive të bashkimit të ri, të marra së bashku? Mbetet të shihet, nuk është një enigmë e kohës së tashme, por e së ardhmes.

Nga e gjithë kjo histori, ajo që doli “më e fituar” ishte Vetëvendosja.

Përse ndaj këtë mendim:

VV ishte struktura e parë politike në Kosovë që hodhi idenë “të gjithë kundër Thaçit” dhe duke njohur kontradiktat e hershme dhe të reja mes Thaçit e Haradinajt, mes Thaçit dhe Limaj-Krasniqi, mes Thaçit e Mustafës, kjo nuk kishte qenë një gjë e vështirë për t’u realizuar. Limaj dhe Krasniqi, të cilët pak muaj më parë dolën me Nisma për Kosovën, më shumë se gjithçka tjetër “inatin” politik e kishin pikërisht me Thaçin, pasi të gjithë miqtë e tyre, jo vetëm tani, por për më shumë se 20 vite, i kishin dhe i kanë në PDK. Në fakt, vetë rruga e njohur politike e tyre nis me PDK-në. Haradinaj, si njeri i prakticitetit dhe i synimit për të lënë emrin e tij, e kishte të qartë se kjo ishte mundësia e tij për të vazhduar një punë që ja ndërpreu Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, dy herë rradhazi. Ai vazhdon të mbetet në memorien e ndërkombëtarëve si njeriu që bëri për vendin e tij, edhe si shefi i qeverisë, edhe si ish i burgosuri i Hagës. Mustafa, si shefi i LDK-së, e kishte këtë “bllok” politik, të vetmen mundësi për të qëndruar si shefi i partisë dhe për të mos u larguar me ngut prej të vetëve. Sidoqoftë, Kurti e arriti qëllimin e parë, krijimin e një blloku, në të cilin, megjithëse ishte ideator, vetë nuk u fut brenda.

Duke qenë jashtë “Bllokut”, ai e lodhi këtë të fundit me ngurrimin e deshifruar se do të futem apo nuk do të futem, por duke qëndruar jashtë, ai ia arriti që politikën shqiptare në Kosovë ta ndajë në tresh, duke qenë vetë njëri nga këndet e këtij trekëndëshi, çka është një arritje e rëndësishme për egon politike të kujtdo, aq më tepër të Kurtit. Në fakt, politika e tashme ka tre kënde të njohura. PDK, në të cilën janë 36 deputetë, Blloku, (LDK, AAK, Nisma), ku janë 46 deputetë dhe Vetëvendosje, ku janë 16 deputetë. Megjithëse me numrin më të paktë të deputetëve në këtë trekëndësh politik, ai, Kurti ia arriti të jetë pjesë e rëndësishme e lojës dhe në momentin e fundit, edhe vendimtar. Pra, duke qenë me një të tetën e deputetëve të parlamentit të Kosovës ai bëhet violinë e domosdoshme, çka i përngjet rastit të LSI në Shqipëri.

Vetëvendosja kishte që në fillim kushtin se nëse bëhet pjesë e koalicionit qeverisës, jo vetëm do të ruajë pavarësinë e saj brenda strukturës, çka të tjerat e shkrinë tek njëra-tjetra, por do të jetë ajo që do të kryesojë bisedimet me Serbinë, bisedime ndaj të cilave ajo ka qenë kundër; fillimisht krejtësisht kundër, dhe më pas, jo në këtë formë që janë zhvilluar. Në fakt, thuajse asnjëherë VV nuk ka paraqitur një platformë të detajuar si mund të zhvillonte ajo bisedimet me Serbinë, pasi, deri tani ka qenë kundër të gjithave projekteve, ligjeve dhe vendimeve që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, duke filluar që nga paketa kushtetuese e Ahtisarit dhe vendimet që u morën në Bruksel.

Perceptimi për të qenë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njeriu që do të kryesojë bisedimet me Serbinë, pra një ish-i burgosur politik në Serbi dhe i liruar nga ndërhyrja ndërkombëtare, ka ngjallur menjëherë reagimin kundërshtues të botës diplomatike në Kosovë, të cilët përcjellin mesazhin e vendeve që përfaqësojnë. Ngulmimi i Kurtit për të qenë ai negociatori politik i Kosovës dhe lëvizja e tij përçuese e ideve, u kundërshtua për shumë kohë nga liderët e Bllokut, por tani që koha nuk fal, ata u detyruan ta pranojnë këtë si një zgjidhje të përkohshme kompromisi. Por, nëse ata e mendojnë seriozisht si të përkohshme, atëherë duhet ta mendojnë si të përkohshme edhe pjesën qeverisëse bashkë me VV. Aq më tepër kur ndërkombëtarë të fuqishëm deklarohen haptas se nëse ky kusht është i domosdoshëm ata do të jenë krejt haptas kundër kësaj aleance.

 

Zaret, për disa, janë hedhur. Sido që të ndodhë, njeriu që do të jetë më i fituar në këtë histori nuk është as Isa Mustafa, që i shpëton largimit nga partia, as Haradinaj, që kthehet tek ëndrra e tij drejtuese, as Limaj, që nuk do të jetë pjesë e qeverisë, edhe për shkak të proceseve të hapura. I fituar në këtë rast është Albin Kurti dhe lëvizja Vetëvendosje, e cila, sido që ta kthesh, tashmë mund të bëhet faktori përcaktues i ngritjes së një qeverie “Antithaç”, por që nesër mund të jetë edhe faktori i ngrirjes së saj.

Zaret, për disa të tjerë, po hidhen. Blloku dhe lëvizja Vetëvendosja kanë harruar vetëm diçka që mund të kthejë gjërat edhe një herë nga fillimi: zgjedhjet e parakohshme, pas të cilave mund të kemi në Kosovë një konfiguracion të ri politik. Hashim Thaçi, dhe herë të tjera ka dëshmuar se, pavarësisht se duket se gjendet në nokdaun politik, mund të dalë nga ajo gjendje dhe të ringrihet. Kush e njeh mirë dhe prej viteve, e di këtë veti të tij. Më mirë se të gjithë e dinë Limaj dhe Krasniqi, dikur krahët e tij, tashmë kundër tij. Politika është arti i së mundshmes. Zaret, për të gjithë, u hodhën, por nuk kanë arritur deri në fund.

 

Share This Article
15 Comments
  • si do te ndollin tani duket e qarte se bashkesia nderkombetare me ne krye shtetet e bashkuara te amerikes , ja kan me hile faktorit kosovar dhe shqiptare ne pergjethsi , si ka mundesi se ku eshte faktori nderkombetare e vecanarisht ai amerikan bashkpunon me njerez dhe forca politike qe jane te kapur ne krim te organizuar dhe korrupsjon shtetror dhe akuzohen per vrasje te kundershtarve politik , dhe drejtojne shtetin sic eshte kosova nje foshnje e por sa lindur te bie ne duart e krimit dhe te korrupsjonit dhe keta i mbeshtesin pa rrezerva dhe duke miratuar ligje dhe ne dem te vendit dhe intersave te shqiptarve dhe duke shkelur kushtetuten e miratuar prej nderkombetareve pa mare pelqimin e popullit me referendum , pra shifet qarte se amerika dhe faktori ndekombetare ja kan me hile kosovse dhe shqiptareve ne pergjethsi duke vene dhe ikurajuar figura te inkriminuara nga vet ju per bemat qe i kan bere kosoves dhe shqiptareve , edhe bombardimi i serbise ishte sa per sy e faqe se ashtu ishin rrethanat dhe ne kohe te rindertimit te shtetit po e minojne nga brenda faktori nderkombetare per interesa te serbise dhe rajonit duke vene ne detyre njerz te inkriminuar dhe me krime te renda per nje klas politike qe leht mundet te shantazhohet nga tutoret qe i prkrahin per procese ku duhet agresori te shkoje ne bangen e akuzuar sic eshte serbia dhe kosova te ecin perpara ka ndollur e kunderta serbia mer statusin kurse kosova eshte shendrruar ne geto ne mes te ballkanit duke e qeverisur njerz me dore te lyera me gjak dhe korrupsjone . pra ne kete kualicjon eshte e vtmja parti ajo e kurtit qe ka moralin dhe nuk ju bindet strukturave nderkombetare qe te bejne sic thone ata ne dem te kosoves , sepse i kan duart e pastra dhe jane ne te drejten e zotit dhe te kombit .

  • Kurti ka marre mesime ne Gjirin e Lalzit nga Ilir Meta ne plazh,para dy javesh!!!
    Bile bisedimet i bene ne nje varke pa motor ne det te hapur!!!
    URIME DHE SUKSESE!!!

  • Albin Kurti, sipas programit kater pikash qe ka paraqitur per marreveshjen qeveritare, ka shkruar edhe se:

    Thaçi për 2 vite i ka zhvilluar rreth 24 takime me ish kryeministrin e Serbisë Daçiq dhe ne nuk e dimë se çka krejt janë marrë vesh. “Thaçi më shpesh e takonte Daçiqin sesa që vinte në Kuvend të Kosovës. Unë gjatë këtyre dy viteve nuk kam arritur ta takoj as nënën e vëllaun tim kaq shpesh”, shprehet Kurti.

    Se cfare ka biseduar Thaci, kjo eshte pune tjeter. Por qe ti, Albin, per dy vite, nuk e ke takuar nanen tende as 24 here,pra as nje here ne muaj,nuk te nderon. Kush nuk don nenen e vet, nuk e don sa duhet as kosoven.E per tjetren,mos qofte kush pa vlla.

  • Analiza eshte e bazuar, por autori nuk duhet te shprehet se PDK eshte fituese e zgjedhjve, se po te ishte fituese do te formonte qeverine; fitues eshte ai qe fiton 50,09% te votave, por eshte partia qe zuri vendin e pare dhe ky lapsus nuk i falet Berdi Islamit, pasi eshte gazetar me pervoje te gjate. Persa i perket asaj qe thote autori Bedri s “Hashim Thaçi, dhe herë të tjera ka dëshmuar se, pavarësisht se duket se gjendet në nokdaun politik, mund të dalë nga ajo gjendje dhe të ringrihet”, nuk eshte zotesi e e Thacit, por e nderkombetareve qe e kane perkrahur dhe kane heshtur kur ai ka vjedhur votat, ngaqe Hashim Thacieshte kukulla me e bindur se edhe vete Rugova ndaj nderkombetareve, duke qene i gatshem te shesi edhe Kosoven vetem e vetem qe te jete kryeminister, sikunder po mundohet ta kopjoi edh Ramush Haradinaj.

  • Po me befason jo fort per te mire autori Bedri Islami sidomos kur thote “Personalisht nuk jam kundër një zgjidhjeje të tillë: partitë politike në Kosovë i gjejnë vetë aleatët e tyre, bëjnë përpjekjet e tyre për të qenë në qeveri, nganjëherë me çdo kusht, bëjnë hesapet e mbyllin llogaritë, ashtu si e mendojnë ata më të përshtatshme për punën e tyre, sidomos të liderëve.”
    Z. Bedri, nuk eshte e drejte te thuash “ashtu si e mendojnë ata më të përshtatshme për punën e tyre,” Se pari, çeshtja shqiptare nuk eshte pune e vetem “politikanve” ne Kosoven e pushtuar shqiptare, sepse, ato parti dhe shumica e atyre familjeve dhe njerezve kane qene argatshti e pushtuesit serb e jugosllav. Po te mos ishte keshtu si themi ne, nuk do shahej lufta e UÇK ne kete menyre, jo vetem nga LDK-ja por edhe nga “luftetaret” e saj “trima” qe u bene me sharesit e luftes.
    Sa per komentuesit qe mbrojne tradhtine e LDK dhe te udheheqsit te tyre, nuk e rruaj fort, se jane ata qe e shane luften e UÇK dhe qe po e shajne sot, duke i derguar ne burgje te gjithe luftetaret dhe udheheqesit e asaj lufte. Hapi syte o Bedri Islami, kur shkruan per “patriotet shqiptare” te Kosoves se pushtuar shqiptare! Ky koalicion eshte koalicion i tradhtise, i pushkatimit dhe ekzekutimit te luftes se UÇK ne kushte “lirie” e “pavaresije”…

    DRENICA E KUQE

    • DRENICA E KUQE !
      Ti sigurisht qe je i informuar per raportin e inteligjences se KFOR-it amerikan, qe thote se disa anetare te ish Drejtorise Politike te UCK-se ishin bashkepunetore te UDB-se !!!

      • “albert” une i shoh gjerat nga vend ngjarja, jo çka perzien KFORI. Duke qene se LDK eshte me prejardhje jugosllave te UDB e KOS anti shqiptar, LDK ka derguar njerezit e vet ne shtab dhe ne drejtim te UÇK dhe te tjeret qe i kane “keshilluar” ata njerez te “UÇK” dhe UÇK po fyhet keshtu, sa po qesh nje bote e tane me ne. I. Rugova dhe bandat e tij “shiptare” jane ne kete mes, çka s’kane “mbjelle” te KFORI te EULEXI e keshtu me radhe… E paqin ni t’mire UDBASHTE “shiptare” e klyshte e tyre edhe ma “shiptare” dhe shokte e tyre ne Tirane!!!

        DRENICA E KUQE

        • DRNICA E KUQE!
          Po ne jemi ata qe i besojme KFOR-it amerikan. E ai po thot qe disa udheheqes te larte te Drejtorise Politike te UCK-se jane bashkepunetore te UDB-se. Biles njerit (Xhavit Halitit) edhe ia permendi emrin. Ndoshta ty te duket qe KFOR-i po i perzien ngjarjet, por keto po i thot amerikani e jo serbi apo rusi.
          E sa i perket asaj qe ti thua se LDK eshte me prejardhje jugosllave, po te perkujtoj qe ne PDK (qe nuk eshte me prejardhje jugosllave) ke shume ish anetare te LDK. Sipas llogjikes tende ata deri sa qene ne LDK ishin me prejardhje jugosllave por kur kaluan ne PDK nderruan dhe u bene me prejardhje shqiptare!

          • “albert”, si shume je kah lype. Nese ti i beson KFORIT amerikan, nuk eshte e domosdorshme qe t’i besoj edhe une apo edhe te gjithe shqiptaret. Une do t’i besoja KFORIT amerikan sikur t’na ndihmonte ta benim Shqiperine, se per nje Shqiperi te coptueme si eshte nuk kemi nevoje as per KFORIN amerikan as per kurrkand tjeter. Mos harro se Serbia i ka tri nana: nje ne Rusi, nje ne Europe dhe nje ne Amerike, te cilat u treguan njerka per ne edhe ne kete shekull (21) Po, KFORI nuk qenka pjese e ketij shekulli a? E sa Xhavit Haliti ka me dale, ke me u habite, more “albert”, vetem sa te germojne edhe pak ne dojet e UDBES e te KOSIT jugo serb!…

            DRENICA E KUQE

  • Kjo qeveri asht si ajo keshtjella qe bajme me letra bixhozhi. Taman bixhoz me pushtetin. Nji ere e lehte ka me fry, e ka mu shkretu. Ndersa Ramushi don perkthyes me e kuptu shqipen e tij ne Shqipni, pa le nder nderkombetare!

  • Ore DRENICA KUQE, une jam njeri prej atyre qe ,qe prej vitit 1992 kam qen kunder LDKse kunder levizjeve,dhe poltikes qe benin argatet e ish LKJse-LDKse,por isha dhe perkrahesi i
    UQKes i hashim thaqit,perkrahesi Fatmi Limes,perkrahesi Jakup Krasniqit,e te gjitheve atyre qe i mbrijten vlerat e UQKes isha dhe sot jam akoma,por siq thone kene ne kosove vakti ha kashten,Fatmir Limaj kunder Thaqit,Jakup Krasniqi,kunder THaqit,Vetevendosja ne kundershtare e forte e LDKse kunderf Thaqit,heemmm !!!!!!!!

  • z Bedri islami ne te gjitha shkrimet tuaja perserisni slloganin pa kuptim PDK fitoi zgjedhjet.PDK doli partija me e madhe por nuk i fitoi zgjedhjet.Fituese quhet ajo parti qe siguron MAXHORANCEN PARLAMENTARE. Qeverisja e Thacit ka deshtuar.vecanderisht perball politikes serbe , Per hire te vertetes Ashimi ka braktisur shoket e luftes, eshte bere nje lepitke e faktorit nderkombetar. ZBedri ne shkrimet e tua je i njeanshem.Te krijohet pershtypia sikur ke konflikt interesi………nejse per sot kaq mjafton

    • O zoti arber ngaterron kekun me byrekun,partia fituese e zgjedhjeve ne kosove eshte PDK ,pa me thuaj nje parti tjeter qe ka marre 36 vende ne parlament???
      Eshte tjeter gje qe u mblodhen bashke disa karrierrist dhe bene nje kolicion pas zgjedhor dhe kerkojne te krijojne nje qeveri antithac,mire bejne eshte e dreja e tyre por ne nga shqiperia themi qe{Lulet molla i ka para dardha bishtin e ka prapa}.Do te shikojme me vone kush ka te drejt ti apo bedri islami.

  • Jam shume I knaqur qe z.Kurti behet pjese e koalicionit.Kure perfundojne luftrat thuhet nje shprehje se : Trimat u vrane ,te mençurit iken dhe budallat mbeten.Per rastin e Kosoves analizojeni vete komentuues .Une e kam versionin tim.Nisur edhe nga kjo jam dy here I knaqur per Kurtin.Per shtetet e vegjela ne politike duhet te punoshe sot per sot sepse po u investove fuqishem per sot vetvetiu vjen soksesi edhe per te ardhmen.Albini duhet te jete shtylle e qeverisjes.Nje kshille per Albinin,mos prano kurre nga nderkomtaret shprehjen poshtruese : Ju jeni faktor stabiliteti.Neqofte se don me vegjetu ne politike dhe mos me lane gjurme prano kete shprehje.( Ne nje kohe qe Shqipria eshte e ndare ne 5 pjese ne qenkemi faktor stabiliteti?) Thaçit i uroje suksesene jeten e tije.Kaq qe misioni i tije per Kosoven tone te dashur.Kosova jone dotejete prap ne duar te çlirimtareve.

  • Albin Kurti,lojtar i forte!E luajti fort pasluften.Betejat me fuoristradat i qau,me byth perpjete i ktheu,sikur te ishin tanket e serbit!!.Me kujton keto rrugacet e liri-demokracise,qe dogjen autobuzet fizarmonike,dhe t`u bene te gjithe te persekutuar,me fabrika,me ndermarrje,me kredi bankare,me kantjere ndertimi.Vuajten qorrat,hane horrat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *