I dërguari i Posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka filluar takimet me krerët e partive politike në Kosovë në ambsadën e SHBA në Prishtinë.
I pari që ka takuar Grenell ka qenë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Pas këtij takimi Kurti është parë teksa është larguar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë me makinën e tij.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook ka shkruar se Grenell ka uruar udhëheqësit e Vetëvendosjes për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare, dhe se dëshironte të dëgjonte mendimin e qëndrimin e tyre për mundësitë e një marrëveshje me Serbinë.
Më tej në postim thuhet se Kurti ka thënë që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të.
Postimi i plotë:
“Sot, në Ambasadën e re të ShBA-ve në Prishtinë, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe anëtari i Kryesisë, Glauk Konjufca, u takuan me Ambasadorin Amerikan në Gjermani, z. Richard A. Grenell dhe Ambasadorin Amerikan në Kosovë, z. Philip S. Kosnett.
Ambasadori Grenell fillimisht uroi udhëheqësit e VETËVENDOSJE!-s për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare të së dieles së 6 tetorit dhe dëshironte të dëgjonte mendimin e qëndrimin e tyre për mundësitë e një marrëveshje me Serbinë, para se ai të udhëtonte për Beograd. Z. Grenell theksoi që mungesa e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë është pengesa kryesore e investimeve të huaja në ekonominë kosovare.
Z. Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin dhe mbështetjen e ShBA-ve për Kosovën si në luftë ashtu në paqe dhe gatishmërinë e tij që si kryeministër i ri i Kosovës të thellojë bashkëpunimin me ShBA-të. Ai u pajtua me Ambasadorin Grenell që Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe investime prej jashtë, por për këtë gjë problem janë sidomos korrupsioni i lartë në qeveri që krijon pasiguri e cila tremb bizneset, varfëria e përhapur në popullsi që e mban të ulët kërkesën agregate si dhe qasja e vështirë në financa për bizneset për shkak të kamatave të larta të kredive në banka.
Sa i përket dialogut me Serbinë, z. Kurti tha që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të.
Në fund të këtij takimi të hapur e konstruktiv, bashkëbiseduesit u pajtuan që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re në Kosovë dhe se do të vazhdojnë komunikimin e shpeshtë e të rregullt”.
e.ll./dita

KETE NUK DO TE DEGJOJE USA,
E KA HUMBUR FILLIN
Kuŕti eshte i deshtur qe ne momentet e para.Jo me kote Ramush Hajrrdini e quahti mashreues Kurtin. Mashtrinet e tija nje nga nje do te diskretitoj kete dhe fircèn politike.
Bukur… sipas ambasadorit investimet nuk vijne ne kosove se ska marrveshje me serbine po ne shqiperi pse nuk vijne qe ska keto halle???
Atehere i jap te drejte kurtit investimet i tremb korrupsioni
Ai jo qe do i jape respekt kosoves ne bote por do zbythe edhe pashallaret e tiranes
Kurti fitoi zgjedhjet kush gazete botoi qofte dhe dy rreshta qe programi i vv ka 100 pika?
Bllokade shtypi kunder tij sepse kur thote ngjela qe shtypi ne shqiperi eshte ne dore te 6 personave dhe programi i vv ka si qellim zhdukjen e monopoleve ndarjen e pasurise qe ne menyre te fitojne te gjithe dhe shume pika kane te bejne me shqiperine si psh lidhja e sistemit elektrik ku ne furnizojme rrjetin me uje ne dimer kosova furnizon me qymyr ne vere
Po ne tirane jane gatshem te humbin monopolet?
Po programi i fundit ne cilat zgjedhje u paraqit?
Keni te drejte te trembeni