Kurti: Kosovën duan ta bëjnë kurban për integrimin e Serbisë në BE

Leda Hysa

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur rreth çështjes së kufijve të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai është shprehur se Kosovën  duan ta bëjnë kurban për Integrimin Evropian të Serbisë, e çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale.

Kosovën po duan ta bëjnë kurban për integrimin evropian të Serbisë dhe për çintegrimin e Thaçit nga Gjykata Speciale. Vuçiqi do marrëveshje fitimtare për Serbinë, që ta fitojë bindshëm referendumin për ndryshimet kushtetuese atje. E tillë mund të jetë vetëm një marrëveshje fort e keqe për Kosovën”, ka shkruar Kurti. Ai shton se Vuçiqi  po stepet për tri arsye që të finalizojë marrëveshjet me Thaçin.

“Por, Vuçiqit edhe po i ngutet, sepse: 1) Thaçi do t’i bëhet i papërdorshëm porsa ta akuzojë Gjykata Speciale; 2) Mogherini mbyll zyrën para fushatës për zgjedhjet evropiane të Majit 2019; 3) Marrëveshja duhet bërë gjersa Kosova ende nuk ka ushtri dhe Lëvizja jonë ende s’është qeveria e re. Çka duhet bërë? Paj, dihet: Vetëvendosje”, ka shkruar Kurti.

l.h/ dita

Share This Article
16 Comments
  • Kurto nuk eshte koha per te promovuar VV po per te dale ne rruge dhe per ti thene Dhacit “Jo”
    Po u katandise dhe ti me politika ne FB si Edi Ramiu, atehere Kosova ka marre uje te bova.
    Shqiptaret po e faktojne se nuk e kane problem te behen kurban per serbe e greke.
    tu therren dhe tu digjen djemte e vajzat, aq ju ben shqiptareve, qenie vegjetative

    • Mirel shko tek perbindeshi Shqipetar e lutju te filloni greven e urise ne ndonje çader te improvizuar para ambasades “mike” se erdhi koha e zgjedhjeve te pushtetit lokal e ritherisi perseri kinezin qe u diplomua ne aeroplanmbajtese te rinumuroje votat edhe njehere si ne kohen e “yllit ne ngjitje”!Lere kosoven se ka kush i del per zot e sa per dieni jane me atdhetare e nacionalista se na pertej kufinit ose siç e thekson edhe profesori e historiani HAKIF BAJRAMI ,na te shqiperise bregdetare!

    • Shqiptaret jane gati te perleshen neper rruge megjithese nuk i kuptojne ceshtjet tamam. Sa udheheqes i kane bere llogaritje nje per nje se cfare humb dhe cfare fiton Kosova me nje shkembim te mundshem (qe tani po duket se mund te pranohet nga perendimi)?

      Populli eshte gati te protestoje kot, po asnjeri s’e ka idene se si eshte llogaria e pasurive natyrore ne veri, sa do ishin te ardhurat e mundshme nga te hyrat e korridorit 10, etj.
      Vetem pasi te behen ato llogari dhe te edukohet opinioni publik mund te flitet per shkembime dhe pastaj shkembimet duhet te propozohen sic na leverdis ne, jo te merren shabllon sic i leverdis serbit. Po keta i bien per shkurt e vetem bejne llafe nuk i therrasin llogjikes.

      Disa jane gati te falin Mitrovicen e gjysmen e Trepces per te marre kot Medvegjen, kur aty nuk kane mbetur me shume se 500 shqiptare. Beni llogarite njerez pastaj flisni.

      • gjek para se të shkëmbesh teritore duhet të kesh kufij!!
        që të kesh kufij duhet të të njohin dhe ti njohësh si shtet!
        pas këtij kushti mund të filohet të flitet për ndryshime kufijsh!!
        kosova është shtet i pavarur,por për sërbinë kufiri është në prizëren dhe se kosova është krahinë e saj!!si filim sërbija duhet ta njohë kosovën me këto kufij që ka dh emë pas të bisedojë për shkëmbim teritoresh,ose ndryshim kufijsh!!
        vlera materiale e trepçes,është më e vogël se vlera morale e shqiptarëve të mbetur nën sërbi!!
        pra ti thua,flas si parim,me shit njerzit për para??
        të mos ti hyjmë këtij muhabeti se bëhet tërkuzë pastaj!!
        sërbija të njohë kosovën dhe të tërë së bashku të bashkpunojmë për të përfituar nga njëri tjetri dhe jo të shkatërrojmë njëritjetrin!!

        • Trepça (nje nga minierat me te pasura ne Europe) dhe Ujmani (nga ku 80% e vendit merr ujin e pijshem) jane çelesi i ekonomise se Kosoves. Te jepen keto eshte vetevrasje ekonomike, do te thote papunesi permanente te 60%, zbrazje e vendit se rinia do dyndet ne imigracion. Edhe vete udheheqesit e Presheves e thane se ata me mire rrijne aty ku jane sesa te dobesojne Kosoven.

          Nese serbve i mbushet mendja ti njohin kufijte qe tani, nuk do kishte nevoje per diskutim, po realiteti eshte ndryshe. Cdo shkembim i mundshem patjeter qe do behet si pjese e nje pakete ku njohja eshte pjese e marreveshjes.

          Ne baze te siperfaqes, i vetmi shkembim qe mund te ishte i pranueshem eshte Leposavici (qe eshte 500km2) per Presheven, shumicen e Bujanocit dhe ndonje fshat ne Medvegje aq sa behen 500km2. As nuk duhet te diskutohen Mitrovica e Veriut apo Ujmani.

          • gjek
            llogarinë ekonomike e njoh dhe unë!!
            si fillim kemi një folje në jerm të thaçit!për fat të keq të tij,e mbështetur menjëherë nga sërbët!që ia ul vlerat asaj gjëje gjysmake që thotë!
            ai po përmënd një pjesë të asaj që ka ndërmënd,ai vetë,ai po thotë se “do marrim”pa dhënë asgjë!!
            dhe e shtron në një mënyrë të tillë,sikur shqiptarët janë aq budallenj sa të mos pranojnë një dhuratë pa dhënë asgjë në shkëmbim!!bile e përforcon se “dhe ndërkombëtarët po na ndihmojnë në këtë drejtim”!duke qënë se të huajt janë në 90% kundër!!
            pra që në këtë moment bie tërë kjo ndyrësi thaçiane!ndyrësi e thënë përgjysëm!!
            së dyti
            kjo duhe thënë qartë dhe thjeshtë!
            nëse do të ket shkëmbim teritoresh,për mua gjithnjë e padrejtë në baza etnike,atëherë duhet thënë dhe më pas duhet të lihet në dorë të popullit që të vendosë!!
            duhen dhënë të mirat dh etë këqijat e kësaj situate që kërkohet të ndryshohet!!duhet thënë se me dhënjen e veriut të kosovës humbim këtë e atë!me marrjen e luginës fitojmë këtë e atë!!
            dhe jo të bëhet si bëhet akoma sot,që çdo gjë të propozon qeveria a ndonjë idiot i poliitkës është fitorja,ideja më e madhe e shpikur nga njerzimi dhe mos zbatimi i saj do të jetë katastrofë për shqiptarët!!
            gjek
            të gjithë e dimë,personalisht,se sa do të jemi të bindur në mirësinë e ideve tona,prapë ato e kanë një anë të errët!në mos të errët,të paktën një hije!!
            sikur këtë hije të lehtë ta fshehësh nuk bën gjë tjetër veçse mashtrim!bën manipulim të të tjerëve!!
            mendimet thuhen ashtu si janë me dritën dhe hijen e tyre!
            pasi të kesh bërë këtë!?
            atëherë je i qetë dhe njerzit vendosin sa më drejtë të jetë e mundur!!
            si e thashë më lartë,unë jam kundër kësaj idiotësie “rregullim kufijsh” me “përfitim për shqiptarët”!
            por do të jepja çfar ishte e mundur,jo vetëm vlerën e trepçes,për njerzit e mi!për ata të luginës!!
            kanë më shumë vlerë njerzit se paraja!!
            të paktën kështu funksionoj unë!!
            por nuk jemi të gjithë njëlloj!!dikush vlerson paranë,dikush vizat e dikush njeriun!

          • anticensurë, qenke teper filozofik, unë preferoj praktikën.

            Serbet kane 2 dekada qe bejne kerkesa absurde, pse qenka “ndyrësi” kur kërkon Thaçi? Shqiptaret historikisht jane kenaqur me pak, pranaj edhe aq kane marre. Shumica e negociatave mbyllen kur dy palet te takohen “ne mes”, ata qe dijne ta luajne lojen levizin “mesin” nga ana e tyre.

            Njerzit e mi i dua edhe une, po ketu s’po flasim per filozofi. A e di ti se komunat veriore te Kosoves kane trefish siperfaqe nga ato te Lugines? Pasurite natyrore jane ndoshta 100-fish. Si mund te thuash ti shkembejme ne dem te shtetit dhe te shumices se popullit? A nuk jane edhe ata njerezit e tu? Shkembimi qe po diskutohet nuk eshte real, sepse Lugina eshte vetem pjeserisht e populluar me shqiptare. Medvegja ka 7,000 serbe dhe 500 shqiptare, ti thua ta marrim dhe ta shkembejme me Trepçen?
            Llogarite duhet te behen nje per nje, pastaj te diskutohen shkembimet. Deri tani jemi ne ajer.

          • Gjek

            “anticensurë, qenke teper filozofik, unë preferoj praktikën.”
            ti preferon praktikën dhe më thua:”Serbet kane 2 dekada qe bejne kerkesa absurde, pse qenka “ndyrësi” kur kërkon Thaçi?”???
            sërbët kanë 150 vjet që vrasin e presin!?
            apo jo??
            nëse fillon dhe thaçi tashti!?
            kanë pasur të drejtë sërbët në 150 vjet,apo thaçi tashti??
            të vazhdojmë më tutje:
            nuk them që të shkëmbehet asnjë gjë!!kosova është kosovë ashtu si është tashti!sërbët të jetojnë në paqe,si ata të kosovës dhe ata të sërbisë,me shqiptarët,si me ata të kosovës dhe ata të sërbisë!!
            po të kesh shtete normale demokratike në të dy krahët,nuk ka rëndësi kombësia!!ka rëndësi zbatimi i ligjit që duhet të jetë i barabartë për të gjithë!!
            prandaj të gjithë duhet të rrinë atje ku janë!të ndërtojnë shtete pa hajdutë dhe pa shovinistë në drejtimin e tyre!!
            nuk më pëlqeu llogjika tënde “praktike”,që në vënd të parë vë paranë!!në vënd të parë ti vendos anën eonomike dhe jo atë morale!!
            unë thashë se nëse do të jemi të detyruar të shkëmbejmë,japim, a ku ta di unë!?
            do të preferoja,pranoja me dëshirë dhe zemër njerzit!!
            pra nuk do të shisja njeriun tim për para!!
            lali,ose gjekë,nuk jam njeri që shet vëllain për para!!
            kjo nuk është fillozofi,por karrakter!moral i pastër!!

  • Ky eshte islamist i terbuar ky e do shqiperin te bashkuar po nen turqin me nje fjale haxhi qamili kosovar

  • Kurta eshte shume i vogel per Thaçin, Thaçi e cliroi kete hapesire shqiptare dhe e shpetoi nga fanitja,Kurta nuk ishte andejpari.Kurta eshte krah i ngacmimit,kur synon te demtoje shtetin dhe kombin, por jo veprimit per te miren dhe vleren kombetare.Kurta mund te t herret per te shkuar ne mullije,Populli e ka kuptuar kush eshte Kurta. Populli nuk mund te mashtrrohet per gjithmone.”I ka qel… syte”.

  • përveç pikës së tretë,një rreklamë prej budallai për partinë e tij(pak si shumë erdoganiste),për të tjerat ka të drejtë!
    albin me apo pa ushtri kosova nuk mund të bëjë gjë nëse bëhet MARRVESHJE!!
    pra nëse nënshkruan diçka duhet ta zbatosh!!
    pastaj sado të fortë ta ketë ushtrinë kosova,nuk përballet dot me atë sërbe!!
    pra nuk duhet lejuar të bëhet marrveshja!!
    asgjë më tepër!!
    ps:largohu prej erdoganit or hajvan kurti!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *