Kreu në detyrë i qeverisë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka lënë të nënkuptohet se partia në të cilën ai udhëheq mund të përkrahë protesta masive në vend, në rast se krijohet qeveri e re, raporton Gazeta Express.
Sot gjatë ditës, kryeministri në detyrë ka zhvilluar një bisedë më gazetarët e “Sarajevo Calling”.
Përmes postimeve në Twitter, gazetari Jasmin Mujanovic ka treguar detaje nga biseda që kanë pasur me Kurtin.
Ai thotë se Kurti ka deklaruar se në rast se në Kosovë krijohet një qeveri e re pa shkuar në zgjedhje, atëherë mund të ketë protesta masive në vend. Kreu i qeverisë madje ka përmendur një fazë të destabilizimit për Kosovën.
“Kurti la të kuptohet se partia e tij do të mbështesë protesta masive kundër çdo qeverie të re që mund të formohet. Shton se do të pasojë një “fazë e destabilizimit”, ka shkruar ai në Twitter.
Albin Kurti ka pasur kritika edhe ndaj të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi.
Ai shton se e rëndësishme për ambasadorin Grenell është vetëm nënshkrim i marrëveshjes dhe jo përmbajtja e saj.
j.l./ dita

Njeri pa dinjitet.
Cdo gje do ta beje me dhune.
Kosova ka halle te tjera e ky per nje karrige, do te djege Kosoven.
TURP
Duhet kuptuar nese eshte lajme i vertet
Nuk kuptohrt as Kurti, as Thaci dhe as ai plaku me shkop qe gjithnje humbet.Por politika eshte kurve….Ne se e lejon kushtetuta edhecqeveri e kryesuar nga LDK le te behet…pra te sqarojne, e lejon kushtetuta apo jo. Ndersa Kurti le te presi programin e qeverise re, ne se behet, e pastaj te kercenoje me protesta…Pra, Ne se do kete marrveshje me ndryshim kufijsh..
me protesta nuk duhet tentuar te merret qeveria,Kjo eshte nje parregullesi jo vetem demokratike,por edhe njerezore qe qon uje ne mulli te te tjereve.Mos kekroni Zgjedhje ne keto rrethana,sic pat vepruar Rugova me 1998,ne rrethana lufte beri zgjedhje per nje pjese te Kosoves.Do kete zgjedhje dhe do merresh fitoren,nese nuk vepron ne kundershtim me rrethanat ligjore e politike qe I kemi keto dite.Ju pershendes.
Pse ishte rregullsi të përmbysej pushteti në KOHË PANDEMIE ?????????